DETAJET/ Banda italo-shqiptare drejtohej nga dy familje shqiptare. Do mbillnin parcela me hashash edhe në Rumani

27 Gusht 2015, 09:23Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin “Fluturimi i lirë”.

Për policinë italiane së cilës i referohet media italiane Vilson Lamaj, piloti i avionit me të cilën u bë transportimi i 120 kg marijuanë në Brindizi është dhe kreu i organizatës kriminale.

“Ai vendoste lidhjet mes trafikantëve italianë e kultivuesit shqiptarë të marijuanës, gjithashtu realizonte dhe blerjet e farave të lëndëve narkotike nga Itali drejt Shqipërisë” shkruajnë mediat italiane

Familjet Lamaj e Ahmetaj drejtonin trafikun – Falë gjurmëve të tij Policia italiane e qytetit të Ricciones në muajin prill mundi të zbuloj organizatën kriminale në trafikun e lëndëve narkotike e drejtuar nga dy familje shqiptare; Lamaj e Ahmetaj të përfshirë në trafik kokaine dhe marijuanë, raporton Ora News.

Sipas hetimeve italiane Familja Lamaj kishte në dispozicin avionin e vogël, prodhim ukrainas, Model “Aeropakt A22S” me të cilën u bë transportimi nga Shqipëria e sasisë prej 120-140 kg marijuane.

Lamaj do mbillnin parcela me kanabis dhe ne Rumani –Lamaj janë pronarë të parcelave të kultivuara me hashash dhe po planifikonin të bënin të njëjtën gjë të njëjtën gjë për në Rumani.

Ata kanë një sipërfaqe toke në komunën e Veruchio në Rimini ku kanë kultivuar dhe aty bimë narkotike.

Arrestohet shperndaresit e droges, shisnin te njëjtin mall-  Hetimi i filluar nga Drejtoria Rajonale Antimafia Bolonja nisi mbi bazën e hetimit të shpërndarësve në zonën e Riminit.

Nga muaji Mars 2015 e në vijim janë bërë disa arrestime të shpërndarësve në zone nga ku ka rezultuar se droga e sekuestruar i përkiste të njëjtës sasi malli.

Provat çuan në dyshimin e ekzistencës së nje grupi kriminal i cili bënte furnizimin me lënde narkotike dhe organizonte shpërdarjen ne Rimini.

Më pas prangosja e korrierit – Hetimi nisi më 27 mars të 2015 pas arrestimit në flagrancë në provincën e Forli-Cezenëss, të një korrieri shqiptar me 50 kg marijuanë në bordin e makinës së tij.

5 komente në “DETAJET/ Banda italo-shqiptare drejtohej nga dy familje shqiptare. Do mbillnin parcela me hashash edhe në Rumani”

  1. ------ says:

    edhe ketu prape kishat orthodokse na kane faet. tani qe prishem shen athanasin do behemi shtet. nuk do vrasim me , nuk do vjedhim me , NUK DO MERREMI ME DROGE , NUK DO VRASIM GRATE APO FEMIJET TANE , bravo shuraku rama.

  2. petro says:

    Besoj se mbi familjet jane padronet dhe dihet se ku jane.O zot , ai qe eshte i mesuar me droge , nuk rri.Bravo Kryeminister.Poshte e me poshte do ta shjere vendin a ashtuquajtura rilindja jore.Perseri Ahmetaj, perseri Lamaj.Me siguri keta jane dhe te Inukut qe prishi kishen.Me ty ne krye nga fitorja ne fitorje!

  3. Tema says:

    Mjafton të dish me komunikuar

  4. the Punisher says:

    Pershendes nismen e kryebashkiakut te Tiranes, per kthimin e kishes ortodokse te Tiranes, ne banje publike.

  5. Anticensure trapi says:

    Ja dhe tjeter ,pjese e korit te gomereve te zigur qarrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje