20-vjeçari vdes në vendin e punës, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i firmës

29 Gusht 2015, 10:28Kronika TEMA

Pronari dhe përgjegjësi i një firme ndërtimi në Shkodër janë vënë në pranga në akuzën e shkeljeve të rregullave në punë me pasojë vdekjen dhe fshehje të të ardhurave.

Vdekja e 20-vjeçarit në Velipojë, punëtor i kësaj firme, pak ditë më parë ka qënë dhe shkaku i nisjes së hetimeve ndaj firmës.

Policia ka arrestuar Nikolin Çersaqin, 67 vjeç, pronar i firmës, dhe Fejzi Selimi, 62 vjeç, përgjegjës i brigadës së ndërtimit të kësaj firme.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ata nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet ndërtuese që po kryheshin nga kjo firmë, në ndërtimin e një objekti resorti në Velipojë. Nga hetimet e policisë rezulton gjithashtu se viktima dhe punëtorët e tjerë nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse.

2 komente në “20-vjeçari vdes në vendin e punës, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i firmës”

  1. Shpresa V says:

    612 vjeç?

  2. Tema says:

    Jan njerëz dhe ata. Jo skllaverim modern

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje