“Djemtë përfituan nga njohja me mua, por si oficer karriere po ju them me bindje se kurrë nuk kam qenë pjesë e ndonjë grupi trafikantësh”.
Kështu mësohet të jetë shprehur “daja”, 57-vjeçari Vladimir Zanaj, shefi i personelit në Policinë e Vlorës, i cili u prangos pardje si anëtari i 14 i grupit që dërgonte drogë me avion nga Vlora në Itali.
Rrjeti u godit pardje, kur Vilson Ahmetaj u kap në Brindisi me 128 kg kanabis në avionin “Aeroprakt A22”.
Në kohën kur oficeri Zanaj mohonte akuzat, Kontrolli i Brendshëm në polici mori deklarimet e dy policëve të tjerë, të dyshuar gjithashtu si të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Më tej, SHÇBA mësohet se ka nisur një hetim të gjerë, për të zbuluar mekanizmin e dhënies së garancisë për trafikantët prej efektivëve të policisë.
Nga përgjimet telefonike të anëtarëve të bandës janë dëgjuar frazat “e ka merak daja”, apo “atë punë e zgjidh daja”, ku referimi ishin parcelat.
Në vazhdën e hetimeve, seksioni kundër narkotikëve, ka zbuluar dy mjetet që banda ka përdorur për trafikun e mëparshëm detar të drogës.
Më tej, ka dyshime tepër të forta se të gjithë anëtarët e familjeve të 14 të arrestuarve, (përveç fëmijëve) ishin në dijeni të trafikut të drogës dhe madje ndihmonin me mjetet e tyre që linja të kishte fitime.
Burimet e policisë që bënë të ditur për gazetën “Shqip” këto të dhëna përforcojnë idenë se pa asnjë dyshim bosi ishte vetë piloti, pra Vilsoni.
Dijenia dhe mbulimi përbëjn shkelje
Shume filozofike!
Pse mer Daje pse. Hashit mer daje si miu, jo si ari. Tafmoja modhe te le pa gjo,kan thon te vjetrit.
Dajo po cpate qe drejtove antivleren.pale pale nga agronom oficer kariere.Te pjerdhsha mu ne shtet.