Shembet masivi i dheut në minierë, vdesin dy kushërinj në Peshkopi

30 Gusht 2015, 17:23Kronika TEMA

Një aksident ka ndodhur në Minierën e Selishtës në Peshkopi, e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën gjatë rrugës dy minatorë, kushërinj me njëri-tjetrin.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës, ku mësohet se ka ndodhur një avari në minierë, çka ka sjellë shembjen e një masivi dheu. Fillimisht është raportuar i plagosur rëndë drejtuesi teknik Miftar Losha, 54 vjeç, ndërsa ka mbetur i bllokuar brenda minierës Albert Losha, 35 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjekët e Spitalit të Peshkopisë, pasi ambulanca e ka pasur të pamundur të shkojë për shkak të terrenit të vështirë.

Pas disa orëve, është nxjerrë nga miniera edhe Albert Losha dhe të ty të plagosurit janë dërguar me helikopter drejt Qendrës Spitalore të Traumës në kryeqytet. Por sipas policisë së Dibrës, ata nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike që u mori jetën dy minatorëve.

6 komente në “Shembet masivi i dheut në minierë, vdesin dy kushërinj në Peshkopi”

  1. inspektori rilindas says:

    Mos more edhe tani ne kohe te rilindasve ndodhin nga keto gjera ,mos more,Ja tani Komandant Edvini do coje komisar Bushatin,qe eshte i asaj zone, dhe do i zgjidhe keto ceshtje.

  2. eri says:

    Jep doreheqjen damian gjiknuri

  3. Arber Arjan 100% i paster says:

    U prefshin ne paqe, dhe Zoti i ndihmofte familjaret e ketyre burrave.

    Ngushellime dhe behuni sa me te forte. Shteti te hetoje qe kjo te mos perseritet me dhe te kompensohen familjet nje per nje.

    Kini shprese se ka ende burra ne kombin Shqiptar, jemi ende gjalle!

  4. Minatorja says:

    O burra ne konference shtypi per te denoncu sali kriminelin. O burra taulant, erjon, ermonela, damjan, sajmir. Apo…oooo me falni harrova qe jane ne pushtet. Hajde ju befte mire corba e krimit ku keni rene. Perbuzje per kete soj hajdutesh pa skrupull. Qeveritaret iken, u ndryshuan me vote popullore. Klientet mbeten po aty. Zarfat vazhduan. U ndryshua vetem pjesa “marrësi”. Rilindje oooooo komisar koco kokdhimi.

  5. draguni. says:

    Perpara ca vitesh nje “biznesmen” kromi pa nipt ne Bulqize festoi me krenari se i rrumbullakosi nje milion €. Te tille jane te gjithe nuk ngopen as se kane problem se u ndodhin ngjarje te tilla 5 milion lek familjareve 5 milion ndermjetesit dhe iku kjo pune kta jane vampire o njerez keta u pijne gjakun dhe vdekurve, kapitalistet e rrumpalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje