11 emigrantë shqiptarë janë kapur të fshehur në një jaht në Amsterdam që synonin të shkonin në Britaninë e Madhe.
Sipas policisë holandeze, emigrantët do të paguanin 5500 euro për kalimin në territorin e Britanisë së Madhe. Policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë.
Bashkë me 11 emigrantët shqiptarë në mjetin luksoz gjendeshin dhe 14 emigrantë nga Vietnami. Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais.
Mjetet luksoze lundruese janë rruga më e thjeshtë për të mbërritru në ishullin britanik pasi shpesh ato nuk kontrollohen nga policia.
“Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Sakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, shprehet drejtoi i marinës, Gerlof Funke Kuepper. Jahti i kapur kishte një motor të fuqishëm dhe mund të mbërrinte në brigjet e Britanisë brenda 20 orësh
http://www.dailymotion.com/video/x33lcz2
ky “beu i fshatit” me siper ben propaganda Islamike me at linkun e tije
Sot ne cdo lajm te Temes cfaqet me linkun e tije nen emera te ndryshem Si Enveri yne, kunder Imperializmit Amerikan me flamurin e ISIT
Kan patur dashnore holandeze