Policia e Tiranës ka ndaluar një 33-vjeçar, i cili mbante në shtëpinë e tij një arsenal armësh. Alban Mero është arrestuar në flagrancë dhe në kontrollin e ushtuar në banesën e tij janë gjetur pistoleta, 2 pushkë, armë gjahu, dylbi ushtarake. Po ashtu uniformat blu të Tiranës kanë gjetur të mbështjellë me natriban edhe lëndë narkotike dyshuar si kanabis sativa.
Policia e Tiranës ka ndaluar 33-vjeçarin Alban Mero, lindur në Elbasan por banues në kryeqytet, për armëmbajeje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.
I arrestuari jetonte në Fushë Mëzezë të Tiranës dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një repart ushtarak në të cilën kishte fshehur një arsenal armësh.
Sipas policisë së Tiranës në banesën e të ndaluarit janë gjetur 2 pistoleta, 2 pushkë, arsmë gjahu, dylbi ushtarake, dhe fenelin policie. Po ashtu në këtë banesë është gjetur në një qese të mbështjellë me natriban dhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Alban Mero sipas policisë dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale dhe trafikim narkotikësh, ndërkohë që nuk përjashtohet pista e vrasësit me pagesë.
Arrestimi i 33-vjeçarit erdhi pas një operacioni të koduar “Tekniku” nga Drejtoria e Policise së Qarkut Tirane.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”.
Ne cilesine e proves materiale Meros i jane sekuestruar:
1. Nje qese plasmasi me ngjyre te zeze, e mbeshtjelle me natriban nga ana e jashtme, brenda saj gjendet nje sasi prej lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme ne ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 580 grame.
2. Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashke me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke.
3. Nje pistolete se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te.
4. Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm,me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me kreher me 6 (gjashte) cope fisheke ne te.
5. Nje pushke sportive.
6. Nje arme gjahu teke.
7. Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke.
8. Dy maska me ngjyre te zeze.
9. Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri.
10. Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme.
11. Nje dylbi arme me mbishrimin TASKO 3-9X56E.
12. Nje pale dylbi me ngjyre te zeze me mbishkrimin “Dakota’ 10×50.
13. Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave.
14. Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.
https://drive.google.com/file/d/0B5HdOhqtPFGacy1lcC1reWs3NUU/view?pli=1
nje tjeter korrak sunit shqipfoles kriminel,fare e keqe…….ptuuuuuuu!
http://www.dailymotion.com/video/x33lcz2
U varfërua dhe ky
E ka spiunuar dikush pa dyshim, dhe per cfare e e arrestuan, se kishte arme dhe kanabis…. ketu kane arme me mijra veta… ky nuk eshte asgje tjeter pervecse viktime e sistemit apo mos sistetmit funsional te krijuar keto 25 vite nga morrat e komunizmit qe kane krijuar nje oligarki financiare.