Reparti i Inspektim Minierave (RISHM) sqaron aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e dy minatorëve, ngjarje e ndodhur dje në minierën e kromit në Selishtë të Peshkopisë. Sipas RISHM, viktimat kanë qënë duke punuar në mënyrë të paligjshme dhe informale.
“Me datë 30/08/2015, rreth orës 15:45 , Drejtoria e Repartit të Inspektim Shpëtimit u njoftua për një aksident në galeritë e subjektit “Hoxha”shpk, të cilat ndodhen në objektin e kromit “Shtrunges”, Kacni, komuna Selishtë, rrethi Peshkopi. Pas verifikimit u konstatua se aksidenti me pasojë vdekjen e dy shtetasve Miftar Losha 54 vjeç dhe Albert Losha 35 vjeç, ka ndodhur në galerinë nr. 1 në objektin e kromit “Shtrunges”, që zoterohet prej subjektit “Hoxha” shpk me drejtues z. Ismail Hoxha, bazuar mbi lejen minerare nr. 537 dt.05.01.2000. Aksioner i këtij subjekti është edhe z. Isuf Pula, me 49% të vlerës së aksioneve. Reparti i Inspektim Minierave konstaton se të aksidentuarit kanë qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme-informale, në një objekt i cili kishte ndërprere aktivitetin, punonin pa asnjë urdhër pune me shkrim nga drejtues teknik, të pa siguruar dhe të pa mbikqyrur nga specialist minerar”
Nga verifikimi në vendngjarje, RISHM konstaton se “aksidenti ka ndodhur në daljen sipërfaqësore të oxhakut të hapur para shumë kohësh nga nëntoka. Të aksidentuarit kanë qenë duke punuar për rrëzimin e mineralit në grykën e oxhakut kur ka ndodhur shembja e një masivi guresh duke i dëmtur rëndë ata dhe për pasojë kanë humbur jetën rrugës për në spital”.
“Zotëruesi i lejes minerare Z. Ismail Hoxha ka deklaruar prej 3 vitesh e gjysmë ndërprerjen e punës për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë ortakët me njëri-tjetrin. Zotëruesi i lejes Z. Hoxha ka shfaqur pretendime se vazhdimisht në subjektin e tij ushtrohej aktivitet i paligjshëm e informal, nga persona të pa rregjistruar në këtë subjekt. Nga verifikimet e para, rezulton se njëri prej të aksidentuarve (Miftar Losha) figuron i regjistruar deri në muajin Qershor 2015 në zyrën e tatim taksave në emër të subjektit “Pula –X”, punimet e të cilit janë kufitare me ato të subjektit “Hoxha”shpk. Me përfundimin e plotë të inspektimit dhe verifikimin e të gjithë dokumentacioneve teknike, ligjore të të dyja shoqërive, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të marrë masat konkrete për rastin deri fillimin e procedurave për revokimin përfundimtar të lejeve minerare të këtyre subjekteve”,- sqarohet më tej.
Jan heronj.
Mjere ato dy te shrete qe iken, por shteti tani te bej cte doje .Po nuk u fut ne rrugen e duhur sektorti i minierave ,gjithmone do te kete ngjarje te tilla ,se lejet jane dhene per persona qe vec miqesise me shtetaret. Dhe militantizmit ,nuk e kane haberin per rregullat qe duhen zbatuar per mbarevajtjen e minierave. Une mendoj qe heqja dore e shtetit per te pasur ne administrim minierat , duke ja dhene privateve ,jane forma kriminale. Dfhe korruptive ,te shfrytezimit te tyre, si dhe duke i kthyer njerezit qe punojne aty ne skllever te vertete . Shtetit duhet ti kthehen shfrytezimi i minierave ,ku te shoqerohet me mireadmiministrim ,dhe kjo pasuuri te shkoje per popullin. ,duke rritur dhe punesimin ne ato zona te varfera ,dhe jo per privatet qe jane bere ne ate zone si kaubojsat ,duke pasur dhe konflikte me arme .Gjiknuri ka gjynake per kete trajtim qe ministria e tij i ben minerave dhe naftes ,qe cdo dite po abuzohet me ata ,duke mos marre as renten minerare 5he duke pasur mijera njerez ne rruge te pa pune .