Tragjedia në minierë, pranga pronarit të galerisë në Dibër

31 Gusht 2015, 12:30Kronika TEMA

Një ditë pas tragjedisë në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj, policia ka arrestuar ditën e sotme pronarin galerisë “Pula X”  Isuf Pula 68 vjeç.

68 vjeçari u arrestua në Don Boska në Tiranë, pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurimit në punë në galeri, ku si pasojë ditën e djeshme (30 gusht) në fshatin Kacni në Dibër humbën jetën Miftar dhe Albert Lisha  përkatësisht 55 dhe 32 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale “Shkelje e rregullave të sigurimit në punë” dhe ” Punësim i Paligjshëm” neni 289 dhe 170/a i kodit penal.

2 komente në “Tragjedia në minierë, pranga pronarit të galerisë në Dibër”

  1. Apofiritira metaqirizmeno says:

    “Pronarit të galerisë” !?!? Qëkur kanë pronarë galeritë e minierave shqiptare ?

  2. Tema says:

    Ngushëllime dhe kujdes në të arrdhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje