Shefi i Policisë Rrugore: Bllokimi i automjeteve nuk varet nga sasia e gjobave

31 Gusht 2015, 17:04Kronika TEMA

Drejtuesit që nuk kanë paguar gjobat rrezikojnë që prej ditës së martë t’u sekuestrohet makina.

Shefi i komisariatit rrugor të Tiranës, Ervin Dervishi, shpjegon se numri i gjobave nuk është një tregues për të aplikuar këtë masë të rëndë.

Drejtuesit e automjeteve mund të penalizohen me bllokim të makinës edhe nëse kanë vetëm një gjobë të vetme pa paguar.

Shefi i komisariatit rrugor në Tiranë, Ervin Dervishi, shprehet për Ora News se një masë e tillë ka ekzistuar edhe më herët dhe shtoi se tani po i kushtohet më shumë vëmendje zbatimit të saj.

“Sigurisht që përkundrejt shkelësve agresivë, shkelësve që dukshëm në mënyrë të dhunshme, agresive shkelin rregullat, ne mund të marrim dhe një masë të tillë, apo qoftë dhe një masë gjobe.

Sigurisht duke qenë brenda kornizave ligjore.

Por ne kemi qenë shumë të kujdesshëm që kjo të jetë mbi nivelet, mbi tre, mbi katër, mbi pesë masa.

Ka pasur raste që kanë qenë me 10 raste të pashlyera dhe ne i kemi toleruar”.

5 komente në “Shefi i Policisë Rrugore: Bllokimi i automjeteve nuk varet nga sasia e gjobave”

  1. Dritan Shkaba, Komisar i Dritës dhe jo i PS-së says:

    Karroatrecat janë bërë gati.Të rilyer me ngjyrat e policisë janë gati të mbushin xhepat e pronarit.Për një gjobë 1000 lekëshe do paguhet 4000 lekë transportimi me karroatrec + 1000 lekë tarifë parkimi në pikën e ndalimit.Kjo është rruga progresive e rritjes ekonomike në drejtim të duhur…

  2. ermir says:

    Votoni prap Ilir meten me Edi Rama o popull idjot.

    1. ermiri says:

      Sa per dijeni,populli asnjehere nuk faj.

    2. lirijedemokracije says:

      Jo or ti jooo une vet po i kam nimdhet xhoba e kurrsi me pague spo due.çe tri i kame nkohe tbaces e kurrkushi gja smka thone.

  3. Tema says:

    Të shkrihen të gjitha makinat e bllokuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje