Ministria e Brendshme reagon pas akuzave PD-së: Zëdhënëse e një ish-zyrtari të shpallur në kërkim

3 Shtator 2015, 17:17Kronika TEMA

Ministria e Brendshme i është përgjigjur akuzave të opozitës, lidhur me luftë kundër drogës.

Pas një intervsite nga ish-shefi i antidrogës në Fier,  i shpallur në kërkim nga policia, i cili deklaronte se krerët e policisë ishin të përfshirë në trafikun e drogës, PD, përmes Flamur Nokës i ka kërkuar llogari qeverisë.

Pushteti i bandave, mbrojtja e tyre, imuniteti dhe pakrekshmëria, tradhëtia që i është bërë policisë dhe oficerëve që kanë hetuar trafikun e drogës, është sot çështja më e mprehtë publike, është kauza e gjithë vendit. Ndaj qeveria, Ministri i Brendshëm, janë të detyruar të shpjegohen, të përgjigjen: Cilat janë bandat e trafikut të drogës në Vlorë? Pse lejohet aktiviteti i tyre? Cilat janë lidhjet e këtyre bandave me policinë e me qeverinë? A ka lidhje vet ministri me kete histori tradhetie dhe trafiku? Përse kanë dështuar aksionet për ndalimin e tyre? Kush e trafikon informacionin e oficerëve që luftojnë krimin, duke vënë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në rrezik? Përse lejohet ky biznes kriminal dhe si ndahen paratë e drogës? Krerët e Policisë janë nën akuzë, qeveria dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuzë. Heshtja e tyre vërteton implikimin e drejtpërdrejtë”, akuzoi Noka.

Pas tij MB u është kundërpërgjigjur akuzave ku thotë se pas dy viteve rezultatet në luftën kundër drogës janë të dukshme.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia shqiptare në 2 vitet e fundit kanë arritur rezultate të pamenduara në luftën kundër narkotikëve, duke çrrënjosur njëherë e mirë konceptin e zonave të paprekshme, që për vite me rradhë ishin kthyer në “parajsa” të lulëzimit të hashashit me bekimin e pushtetit të kaluar.   

Nëse i konsideron vetëm disa rrënjë, mbi 630 mijë bimët e kanabisit të asgjësuara vetëm këtë vit nga Policia, në operacione nga Tropoja e Dukagjini e deri në Tepelenë e Korçë, ky është një problem të cilin nuk ia zgjidhim dot opozitës.

E vetmja trashëgimi e Qeverisë së kaluar, ishin hartat me fotografitë e ofruara nga Policia italiane për mijëra parcela droge anë e mbarë vendit, për të cilat nuk ishte lëvizur as gishti për t’i shkatërruar.

Sukseset e sotme të Policisë në luftën kundër drogës dhe krimit, tregojnë jo vetëm vullnetin e Qeverisë për të shënuar rezultate që qeveria e kaluar as i imagjinonte, por njëkohësisht tregon sa edhe sa të korruptuar, përtacë dhe protektorë të krimit kanë qënë ‎ata që e drejtonin deri dje Qeverinë, MB dhe Policinë e Shtetit.

Shprehim jo pa keqardhje faktin, që Partia kryesore e opozitës të shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari të shpallur në kërkim, i cili po gjykohet për dekonspirim të aksioneve të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ky nivel mund të jetë i denjë për lexuesin e saj, por nuk mund të jetë qëndrimi i opozitës, që zgjedh të bëhet palë me një person në kërkim, të arrestuar për dekonsipirim të aksioneve të policisë, dhe refuzon të mbështesë, qoftë edhe me heshtje, punën e madhe të Policisë dhe partnerëve në luftën e përditshme kundër krimit, paligjshmërisë dhe informalitetit.

3 komente në “Ministria e Brendshme reagon pas akuzave PD-së: Zëdhënëse e një ish-zyrtari të shpallur në kërkim”

  1. meneksheja says:

    Nuk po ju kuptoj ju te koalicionit te mazhorances
    Si kini kohe qe merreni me Lulet dhe Noket.
    Me thoni te pakten nje njeri te vetem normal qe ju besone atyre?
    Atehere i lini te Pellasin sipas qejfit te tyre
    mendoj se edhe ju jeni mesuar tani me ta.sepse
    same shume te kerkoni ti bindi aq me shume atyre
    ju duket se po ja arrijne qellimit te mashtrimit.
    ose aq me shume ata mendojne se po largohet vemendja
    prej tyre.keto nuk jane postulate,keto jane te verteta.

  2. Tema says:

    Ka njerëz që ju përshtaten të dyja palëve

  3. gregori says:

    Ish shefi i anti droges, u jepte te dhena e numra telefoni te mafiozeve policise, por me perpara lajmeronte koleget e vet te mafias qe te largoheshin se bashku me drogen ne vende te tjera, dhe keshtu polic ia dilte huq. Po kush i ha mbrockullat e atij pjesetari te mafies vendase e te huaj.Kjo interviste ate e penalizon me shume, dekonspiron gjithcka di, qe pretendon se ia ka dhene edhe policise, por qe duket qarte se me pare ka lajmeruar bashkepuntoret e vete te bandave, pra ai vete mbetet nje bandit, eshte rifutur ne polici me 2009 nga
    Saliu per te bere ate pune qe ka bere dhe qe po bejne shume kolege te vet qe jane akoma ne radhet e policise. Ka vend per spastrime ne polici, eshte akoma policia qe ka ngritur Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje