Familja Aliko, nga Lazarati, është vënë sërish në qendër të vëmëndjes, dy muaj pas arrestimit të vëllezërve Alban dhe Arbjon Aliko, si të dyshuar kryesor të sulmit me armë mbi Policinë e Shtetit, ku humbi jetën dhe efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe humbën jetën dy të tjerë.
Sipas GSH, Adil Aliko, babai i dy vëllezërve është personazhi i kësaj here, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Burime nga blutë e Gjirokastrës, kanë bënë me dije se 46-vjeçari Adil Aliko është ndaluar paraditen e djeshme nga policia kufitare e Kakavijës.
Nga të njëjtat burime, saktësohet se arrestimi i Adil Aliko është bërë rreth orës 12:00, kur ai, person i shpallur në kërkim, banues në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat, ka hyrë në territorin shqiptar.
Referuar burimeve nga policia e qytetit të Gjirokastrës deklaruan se Adil Aliko akuzohet se më datë 28 gusht të këtij viti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale R.P.
Këto burime konfirmojnë se bashkëshortët Aliko jetonin të ndarë prej shumë vitesh, edhe pse në të njëjtën banesë trekatëshe.
Duket se kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet në çift dhe sjellja e dhunshme e kryefamiljarit arsyet e ndarjes së hershme të çiftit Aliko.
Por episodi më i fundit i dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes e ka detyruar këtë të fundit të bëjë kallëzim në polici, ndërsa bashkëshorti i saj është larguar në shtetin fqinj, Greqi.
Ky adil aliko nuk dinte asgje se c’benin djemte e tij prej nje viti,,,,,,,,,dmth I kishte adresuar ne kudhren shqup-se te krimineleve,per te rekrutuar vrases oficeresh si IBRAHIM BASHA.
Uroj qe ky baba bandit te mos dale kurre prej burgut.
Nga do ngjanin femijet kriminele?
S’ka rënë tensioni