Lufta ndaj paligjshmërisë, policia arreston 6 persona për ndërtime pa leje

6 Shtator 2015, 17:09Kronika TEMA

Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyejeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 52 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 45 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 1 autor është shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga këta 4 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.

Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme

1 komente në “Lufta ndaj paligjshmërisë, policia arreston 6 persona për ndërtime pa leje”

  1. ______ says:

    eshte emri i sali berishes, lul bashes dhe elites demokratike ne liste?

    nese jo, jeni thjesht zullaper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje