E vërteta e Armando Prengës: U vetëmbrojta. Skenar për të njollosur emrin tim

6 Shtator 2015, 16:21Kronika TEMA

Armando Prenga, nëpërmjet avokatit të tij, Baftjar Rusi, ka dhënë pasditen e së dielës versionin e tij për ngjarjen e Laçit, ku mbetën të plagosur 7 persona, ndërsa vetë deputeti socialist akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”.

Prenga thotë se mbrëmjen e së premtes një makinë i ka prerë rrugën dhe është kërcënuar me thikë nga Gjok Cali.

Para rrezikut për jetën, ai pranon se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.

“Personi në fjalë ka ikur me vrap dhe ka hedhur thikën.

I thashë vëllait të bëjë denoncimin dhe vetë shkova në lokalin e tij në Patok.

Aty nuk e gjeta dhe shkova në një lokal në Kurbin, ku hynë disa persona dhe nisi një përleshje.

Nga kjo përleshje janë plagosur rëndë nga të dyja palët”, thuhet në deklaratën e deputetit socialist.

Prenga këmbëngul se kjo ngjarje është dashakeqësi ndaj tij dhe se ai nuk ka dijeni.

Ai shton se thjesht ka shoqëruar në spital vëllain që iu plagos dhe në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij.

“Kjo është e vërteta.

Unë nuk di detaje nga përleshja sepse ngjarja ka ndodhur në errësirë.

Arma ime nuk është përdorur në komisariat”, lexoi më tej avokati Rusi.

Prenga shtoi se “shteti dhe opozita po i hedhin benzinë zjarrit”.

Ai thotë se “është e vërtetë që ka një konflikt për pronën, por këtë problem familja Cali e ka me shtetin dhe jo me familjen time.

Ky është një skenar për të njollosur emrin tim”.

10 komente në “E vërteta e Armando Prengës: U vetëmbrojta. Skenar për të njollosur emrin tim”

  1. mirel says:

    Genjen si dreqi.
    Plere gangster.
    merni pushtet dhe ktheheni ne mafioze
    ca u be ketu cosa nostra?

  2. TT says:

    Bajgat cecene.. Nje surrat bagetie dhe te njejten poshtersi kane te gjithe. Shpellare.

  3. Lloji says:

    Mos i bini ne qafe kot, eshte i paster i shkreti me gjith rracen e vet..

  4. peci says:

    BEHU GATI PER NJE 10 VJECAR MOS SHOHESH DRITEN E DIELLIT PA GINJESHTRAT LERI ME VETE TI JE NJE I RREZIKSHEM CTE MIRE KA PATUR VENDI PREJ TEJEVRASJE VJEDHJE
    KA E SHUME TE TJERE LULEZIM BASHA KRYE HAJDUTI QE SESHT GJYKUAR KURRE

  5. Dru me pre says:

    ik mor pleh,,,

    1. Dru me pre says:

      skenar me njollos emrin tat??????

      qeke i bole ti,qe ta rregullon i gjati

  6. Grideria says:

    PD dhe Sala i mbronin te vetet edhe kur benin krime nga monstruozet; kujtoni vrasjet e masakrat e SHIK e greve kriminale te drejtuara nga Sala, ndersa PS po i varros te vetet edhe kur nuk kane faj por mund te jene viktima. Si ka mundesi qe PS i nenshtrohet kaq shume presionit te felliqur te krimineleve te PD si Sala dhe Luli?

    1. wimax says:

      Ycccccccccc kokerr boleje. Bageti.

  7. EJ says:

    Ku ke ven n’surrat ti o armand qe te te njollosin a derzi!ej, emrin si ta vu baba or taj?
    Ti kujton or i shuar se ndrrove emrin, more faqetbardhe, eh,
    ti eh, po edvinushja si ju ka gjet mor amani!
    Do boje reformen per ty mAndo edvinushja qe mos te njollosin dot, mo ca kaptine!
    Eej, kom i pytje:
    Po ed KK (Kryeministrit- Kampion) a i ka njel naj mm n’fawe pa sterros a xheba?

    Ej Rilindoqorre,
    Po ju,
    Rilindje faqebardhen a t’mavrijosmen prisni?
    Harrova, s’kini pa gjo hala, tha.

  8. wimax says:

    Hajde alibi hajde

    Ketij i doli para nje person me thike ky shtiu ne ajer. Pastaj ky iku me nje lokal dhe aty u zune ca vete dhe ishte erresire dhe ky nuk pa se kujt i gjujti dhe coi vellain ne spital. Ahahahahhaha

    Nderro avokat o te keqen se kete alibi se shpik as gomari buzebardhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje