Shkodër, tritol ish-kryekomunarit. Asim Burgaj: E vuri Paulin Sterkaj

7 Shtator 2015, 10:50Kronika TEMA

Ish-kreu i komunës Gruemirë, Asim Burgaj, është bërë objekt i një sulmi.

Biznesit të tij i është vënë tritol

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës, në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëmtim te qepenave.

Krahas dyqanit te ish-kryekomunarit jane edhe tre biznese te tjera,  te cilave u jane demtuar qepenat gjithashtu.

Kanë qenë banorët që kanë vënë në dijeni pronarin e dyqanit për shpërthimin, ndërsa mësohet se në derën e biznesit ishin vendosur dy kallëpe tritol.

Policia po punon për indentifikimin e autorëve të vënies së eksplozivit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Vetë Burgaj tha se ky është një presion që po i bëhet Partisë Demokratike.

“Pas kësaj ngjarje fshihet Sterkaj dhe klani i tij,” tha Burgaj.

Kjo, pasi sipas Burgaj, ai ka punuar në fushatë kundër kandidatit të majtë.

2 komente në “Shkodër, tritol ish-kryekomunarit. Asim Burgaj: E vuri Paulin Sterkaj”

  1. ??? says:

    Ngaqe eshte burre I mire prandaj ja kane vene.

  2. xhemal says:

    ia kane vene tritolin apo e ka vene vete ,te presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje