Shqipëria e treta në Itali për numrin e të burgosurve, me 2370 persona. 21 femra

8 Shtator 2015, 08:58Kronika TEMA

Shqipëria renditet në vendin e tretë për personat me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane dhe në vendin e parë mes komuniteteve të vendeve europiane për përqindjen më të lartë të personave të dënuar në Itali.

Ministria italiane e Drejtësisë ka publikuar statistikat e fundit me të dhëna të përditësuara deri më 31 gusht 2015 sipas të cilëve 52 389 persona vuajnë dënimin e shkeljes së ligjit në burgjet italiane.

17 304 prej tyre janë nënshtetas me kombësi të huaj.

13.7 % e të cilëve janë të burgosur shqiptarë, raporton Ora.

Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë në çdo 3 të burgosur , 1 prej tyre është nënshtetas i huaj.

Në klasifikimin e të burgosurve të huaj, Shqipëria renditet në vendin e tretë pas të dënuarve me kombësi rumune me rreth 16. 7 %, e nënshtetasve marokenë me rreth 16.2 %.

Përgjithësisht janë 2370 shqiptarë të mbyllur në institutet italiane të vuajtjes së dënimit mes të cilëve 21 janë femra e 2349 meshkuj.

Në klasifikimin në varësi të numrit të personave të regjistruar në institutet italiane të vuajtjes së dënimit të gjinisë femër, Shqipëria renditet në vendin e shtatë.

Në Itali jetojnë mbi 464 mijë emigrantë shqiptarë e të dhënat e drejtësisë italiane vërtetojnë se në çdo 100 mijë shqiptarë 518 janë të burgosur, duke lënë pas vende si Rumania, komuniteti i së cilës në Itali është mbi 930 mijë banorë e në çdo 100 mijë prej tyre vetëm 309 persona rezultojnë të burgosur.

Ky fakt konfirmon Shipërinë si vendi i parë mes vendeve europiane me përqindjen më të lartë të personave të dënuar në Itali.

Në klasfikimin e përgjithshëm Shqipërisë ja kalon vetëm Maroku me rreth 708 persona të dënuar në një komunitet prej 426 mijë banorë rezidentë në territorin italian.

Motivet kryesore të vuajtjes së dënimit për të burgosurit e huaj janë trafikimi i lëndës narkotike, prostitucioni, grabitje e krimi në familje.

Përqindja e dënimit llogaritet 100 persona / për 100 mijë banorë.

2 komente në “Shqipëria e treta në Itali për numrin e të burgosurve, me 2370 persona. 21 femra”

  1. Arber Iliri says:

    Po ne keta 25 vjet sa shqiptare jane te denuar per krime ne Itali , do ishte interesante te dihej edhe kjo.

  2. Kol Tivari says:

    Turp, për faqe të zezë…???!!! Na e paskan kaluar rumunët dhe marokenët…!!! Ku vajti “nderi” dhe “krenaria” jonë “kombëtare”…???!!! @altin, @Pellasgjian, @Ilir Hoti e “patriotë” të tjerë të “kulluar”, bëni diçka që të rregullohet situata…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje