Tahiri: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë çdo akuzë ndaj meje

7 Shtator 2015, 18:02Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të kryejë çdo hetim të nevojshëm për të, nisur nga akuzat publike të hedhura në adresë të tij.

Ministri iu drejtua zyrës së Prokurorit të Përgjitshëm rreth orës 17:00 dhe qëndroi rreth 45 minuta.

“Besoje e keni ndjekur tollovinë politike ditët e fundit. Kryeministri, Qeveria, mazhoranca është votuar për të punuar. E në këtë kuadër unë nuk kam asnjë minutë kohë për t’u përgjigjur për llumin politik. Meqë s’kam asnjë sekondë kohë të lirë të merrem me llumin e politikës, por të punoj për qytetarët, erdha ti kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet. Më intereson që hetimi të bëhet nga institucioni”, tha Ministri.

Lidhur me çështjen “Zagani”, Tahiri tha “Zagani të mësojë dhe not se tokat ja fali Saliu”.

 

5 komente në “Tahiri: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë çdo akuzë ndaj meje”

  1. ananananananannannanana says:

    Ca propagande!

  2. taho says:

    qe te hetoje ty prokuroria ju zoteri duhet te dorehiqeni nga minister i bredshem

    rruge tjeter nuk ka

    cfare karazolleqe behen ne kete vend dhe me kete popull

    1. Niku says:

      Kjo ishte loje Taho, qe Tahiri te jape doreheqjen, pak rendesi ka ne se jane te verteta apo jo. Berisha e beri mutin mullar dhe nuk dha doreheqjen, po e kerkoni nga keta qe jane sot. Taho te jap nje keshille, ne rast se beson ne Zot, shko falu qe Ai te ti fale mekatet, ndryshe je i destinuar per ne ferr si sherbetor i njeriut me te dhjere qe ka nxjere raca shqiptare.

  3. tomi says:

    E rendesishme eshte se Tahiri e mesoi me ne fund qe nuk thiret Prokurori i Pergjithshem ne zyren e Ministrit te Brendshem por shkohet tek zyra e Prokurorit te Pergjithshem. Kjo tregon se ministri eshte zhytur thelle ne llum.

  4. Lili says:

    Moj, e mort burr!,kjo ne cdo vend te botes deshte tryesni mbi Drejtesine kur nje minister shkon e ‘urdheron’ hetimin e tij!
    Duhet perfundimi i ketij hetimit ,mbasi llala nuk po hetohet per korruption ose a minima konflikt interesi per bileten e avionit!
    Horri pret te pastrohet nga horri, i thone kesaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje