Rrëfehet Gjon Cali: Policia na preu në besë, dy vëllezërit e mi u plagosën brenda në komisariat

8 Shtator 2015, 09:12Kronika TEMA

Vëllai i Gjok Calit, pronarit të lokalit në Luginën e Patokut, që u godit me tytë pistolete nga deputeti Armando Prenga, thotë se ngjarja ka ndodhur brenda në Komisariatin e Laçit. 

Gjon Cali akuzon Policinë se i ka prerë në besë familjen e të afërmit e tij, duke u thënë që do t’i ndihmonte dhe në fund e ka lejuar Armando Prengën që t’i rrahë e t’i plagosë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Cali tregon detajet e ngjarjes, ashtu siç ia kanë shpjeguar vëllezërit dhe nipat që mbeten të plagosur në Komisariatin e Laçit. 

Keni qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja në Patok dhe në Laç? 

Jo, nuk kam qenë. Po të kisha qenë atë natë, edhe unë sot ose do të isha i arrestuar, ose në spital i plagosur si vëllezërit e mi. Ose edhe të dyja bashkë. 

Çfarë dini rreth ngjarjes, keni marrë vesh se si ka nisur konflikti? 

Konfliktin e ka nisur Armando Prenga, te lokali i vëllait tim në Patok. Ai ka kërcënuar fillimisht me armë dy nipat e mi, para se të ndodhte ngjarja. Ata kanë lajmëruar vëllain tim, Gjok Calin, i cili ka shkuar për të sqaruar situatën e është pritur me armë nga Armando Prenga. Ai e ka goditur me tytë pistolete në kokë dhe ka qëlluar në ajër. E gjithë kjo është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit që i ka marrë Policia e Prokuroria. 

Ju keni biseduar me vëllezërit dhe nipat për rrethanat e ngjarjes, dhe vendin ku ka ndodhur? 

Plagosjet kanë ndodhur brenda në Komisariatin e Laçit. Këtë ua them me siguri të plotë. Të dy vëllezërit e mi janë plagosur brenda në Komisariat. Madje, edhe po të shkoni tani do të gjeni gjurmë gjaku aty brenda. 

Po nga kamerat e sigurisë së lokalit, çfarë duket? 

Nga kamerat duket me zë dhe figurë që ka shkuar deputeti te lokali i vëllait tim në Patok. Ai i ka kërcënuar të dy nipat e mi duke u thënë: “Do t’ju shfaros të gjithëve si fis”. Nga pamjet duket edhe momenti kur vëllai im shkon aty dhe i kërkon shpjegime se përse kishte shkuar aty dhe Armando Prenga shihet që e godet me tytën e pistoletës. 

Pas kësaj ngjarjeje besoj është lajmëruar Policia? 

Po e kemi marrë 6 herë 129-n dhe policët talleshin me ne. Morëm edhe Saimir Tahirin, por nuk na u përgjigj. Ne jemi prerë në besë nga Policia, sepse na thanë që do të na mbrojnë, ndërkohë që na çuan vetë te deputeti për të na rrahur e për të na plagosur. 

Pra, në një farë mënyrë, ju po thoni që nuk keni më besim te Policia? 

Pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë të presim që të bëhet drejtësi. Do të shikojmë se çfarë do vendosë drejtësia. 

Në të kundërt, do të bëni vetëgjyqësi?

Do të presim çfarë do të vendosë drejtësia. Sot kemi dorëzuar edhe një shkresë tek Ambasada Amerikane në Tiranë. I kemi kërkuar që të asistojnë gjatë kryerjes së hetimeve sepse kemi dyshime se mund të hetohet ashtu siç duhet kjo ngjarje. Ju e shihni vetë. Të gjithë ata persona që janë plagosur, të afërmit e mi, thonë që janë plagosur brenda Komisariatit nga deputeti Armando Prenga. Ndërsa Policia thotë se ngjarja ka ndodhur jashtë. Pse nuk ju lënë që të futeni brenda dhe ta shikoni? Po ne kemi besim se edhe Amerika do të na mbështesë në këtë rast.

8 komente në “Rrëfehet Gjon Cali: Policia na preu në besë, dy vëllezërit e mi u plagosën brenda në komisariat”

  1. deti says:

    qinja nenen njeri tjetrit se jeni boll kshu mutash far e keqe

  2. ??? says:

    Po pse shtetas Amerikan jeni ju qe t’ju asistoje ambasada e nje vendi te huaj? Ah ju maloket qe po e ndyni emrin Shqiptar me keto kafsherira.

    1. traveltips says:

      mjer ti jugor qe je kaq idiot dhe psikopat.Mos ndoshta do merrte lejen tende se cfare do bente?Shqiperia ndotet nga persona si ty qe nuk e dine se cfare shkruajn… Duket sikur a kane trurin ne bythe dhe jo ne koke.

  3. razo says:

    njerez te pabese.. Po vellane e deputetit kush e plagosi per vdekje me thike? Paske marre ne telefon Tahirin ti bytheci i Lacit.. Ju e keni ne gjak shpifjen dhe pabesine.

    1. Pilo Lala says:

      Calet jane pjelle Sali Pabesi Berishes.
      Deputeti mund te kete te drejte.
      Calet hiqen si pronar te gjuetise Peshkut, dhe kercenojne ata qe kane shkuar te punojne, te zene peshk sipas Kontrates..

  4. Nëntori says:

    Në gjuhën shqipe të cilen Ju gazetarët pretendoni se e flisni dhe shkruani emri shkruhet Gjokë,dhe jo Gjok sepse Gjok ka dhe tjetër kuptim.
    Të shkruani pastër e bukur ne mënyrë të saktë e keni detyrim ndaj lexuesit.

  5. kaci zi says:

    o GJON CALI kto intervista qè jep nuk ju mbroj po je i sigurt kur tè thèrasi prokuroria trego tè vètetèn mos u mer potikanèt e pd se ata do ta bèj gropèn o koqe

  6. Ateisti says:

    Edhe pak vite dhe do duket enveri si njeriu i vetem qe beri per kombin shqiptar dhe qe i njihte shqiptaret me mire se kushdo.llogaritni ne kohen e enverit te plagosej njeri ne polici nga nje civil tjeter apo deputet,do internoheshin edhe delet e fisit dhe do varrej ne mes te sheshit.ne jemi race e keqe dhe vetem huri na ben njerez,dicka dinte enveri dhe nuk e leshoi kerbacin nga dora.sot qe nuk ka derbac por ka demo/kar/qi shikoni vete qe te gjykoni.qelbesirat e ketij vendi jane sali serbi,fatos kerma,ilir hajduti dhe edvin psikopati pordhaci qe lere qe nuk bejen dot shtet por po cmendin edhe popullin.keta te arrestohen te dyja palet dhe te plasen ne burg,po kush do ta beje saimiri qe dergon avionet me drohe ne itali,apo meta qe numuron eurot e vjedhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje