Berisha (jo ai që mendoni ju) arrestohet se nuk lëshoi kupon tatimor

9 Shtator 2015, 09:48Kronika TEMA

Pronari i një lokali në qytetin e Fierit ka përfunduar në prangat e policisë pasi nuk përdorte kasë fiskale.

Në kuadër të operacionit “Informaliteti”, nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, u bë arrestimi në flagrancë iGani Berishës, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier.

Arrestim i tij u bë pasi  dje rreth orës 11:15, në polici është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një 34-vjeåar.

E.Xh., rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit Gani Berisha, ka konsumuar ushqim dhe nuk është pajisur me kupon tatimor.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk perdorej deftesë tatimore.

4 komente në “Berisha (jo ai që mendoni ju) arrestohet se nuk lëshoi kupon tatimor”

  1. Tao tao says:

    Berisha e ka mbiemrin gruaja e Dash Pezes? Apo harrova, asaj iu tregua qeveria e pameshireshme: i vune 50000 leke gjobe.

  2. Apofiritira metaqirizmeno says:

    Po he more se na ngrite gjakun me keto tituj

  3. Tiku says:

    Lufte e re klasash ke kam inat une e fus ne burge kuponin ne kosh pronari ne burge demokraci perfekte komunizem perfekt

  4. Alo says:

    Aman se mos ndodhi ndonje gje nga ndermarja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje