Tentoi të ikë, policia italiane qëllon korrierin shqiptar të kokainës

9 Shtator 2015, 16:14Kronika TEMA

Policia Rrugore Italiane e qytetit Arezzos, në rajonin e Toskanës ka përdorur armët kundër dy korrierëve shqiptarë të drogës, gjatë tentativës së njërit prej tyre për t’ju shmangur arrestimit.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Autosole, gjatë një konntrolli nga një postobllok i ngritur nga policia.

Dy shqiptarët po udhëtonin me makinën e tyre drejt Veriut e janë ndaluar nga patrulla e policisë në zonën pranë qytezës Battifolle, raporton Ora.

Në momentin e kontrollit një prej shqiptarëve është përpjekur të përleshet me dhunë ndaj forcave të rendit duke tentuar të arratiset dhe duke kapërcyer rrethimin e hekurt të autostradës në rrugën që conte drejt zonave të banimit përreth.

Një prej oficerëve të policisë rrugore është vënë në ndjekje të shqiptarit duke gjuajtur disa herë në ajër me pistoletën e shërbimit.

Një prej plumbave e ka plagosur lehtas korrrierin shqiptar, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin e zonës i është dorëzuar forcave të policisë.

Në makinën e dy shqiptarëve u gjetën 2 kg marijuanë e 200 gramë kokainë.

4 komente në “Tentoi të ikë, policia italiane qëllon korrierin shqiptar të kokainës”

  1. Andreas says:

    Paska bere rikoshet ne hene plumbi!

  2. ik o xhaxhi says:

    pooo. keshtu jane plumbat ketu ne itali bejne rikoshet ne hene derisa kohe ambasadori mbythqir i rep se shqiperise, dhe ministria mbyqthire e po se njejtes republike te vazhdojne politiken e indiferences e braktisjes ndaj qytetareve te tyre qofshin edhe kriminele, duke krijuar ne kete menyre idene se shqiptaret jane nje rrace subhumane, te cilen mund ta neperkembesh si te duash se fundja askush si mbron, s’po ben sh kohe dhe ne veri nje karderr te cilit i ish mbushur mendja keshtu vajti e vrau shqiptarin thjesh se i kish vjedhur ne shtepi megjithse ky ish i armatosur, dhe tha me sulmoi e mu shkreh arma, kurse palacot e tjere raciste me kryetarin a bashkise ne krye mblidhnin leke per te paguar avokatin e vrasesit, ndarsa ministria e jashtme shqiptare pa le me ambasada se tundi as bythen te informohej c’kish ndodhur. le qe te hapet kari kur sheh se si Audi i Ambasades Shqiptare prane Selise se Shenjte rri me gjoben ne xhamin e perparme me dite te tera jo si makine qe perfaqson prestigjin e shtetit po si makine tutoresh, ndersa nga ana tjeter shteti kurve shqiptar u komisionon konsulenca te kamufluar si asistence ne fusha te ndryshme me cmime qe s’dihen gjoja eksperteve italiane qe vijne ne shqiperi se italianet jane budallenj e nisin njerzit e tyre neper vende si shqiperia thjesht per bamiresi dhe mire bejne se ketu u kalohen edhe toka ne pronesi ndermarrjeve italiane. ndaj ky qyqi nja pak denim do ta marre edhe pse besoj se asnje dite s’ka per te bere me legjislacionin e ri nese ka qene i paprekur me pare dhe ishalla ka mendje te kape nje avokat relativisht te zote e te hedhe shtetin ne gjyq per demshperblimin e ta denoncoje kurven qe ka qelleuar me pistolete qofte edhe ne ajer,se nga cthuhet ne artikull ne asnje menyre perdorimi i armes nuk justifikohet vetem se tjetri iken me vrap.

    1. alo says:

      ik o xhaxhi per lesh

  3. ik o xhaxhi says:

    ta provoje njeri te beje te tilla lojra me ndonje hebre, qofte ky edhe kryekriminel, dhe e shikon polici qe ka hapur zjarr qofte edhe ne ajer, ku i fluturon kapelja. po akne shtete bota kane edhe krenari kombetare nuk jane laro si puna juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje