Prokuroria e Përgjithshme dërgoi për ekspertim dhe këqyrje aparatet celularë të 6 të dyshuarve për përplasjen me armë në Laç, mes tyre edhe telefonat e deputetit Armando Prenga.
Sipas prokurorisë, ky veprim hetimor do të provojë faktin e komunikimit mes djemve dhe Gjok Calit, mesazhet që ky i fundit ka shkëmbyer me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe bisedat me shefin e komisariatit të Laçit natën e ngjarjes.
Nga këqyrja e tyre, hetuesit thanë se do të provohet alibia e pjesëtarëve të familjes Cali që akuzuan deputetin për kërcënimin në lokalin e tyre.
Nga ana tjetër, këqyrja e aparateve celularë të deputetit Prenga, do të provojë thanë hetuesit nëse ai ka komunikuar me vëllanë e tij apo ndonjë drejtues polici për përplasjen me familjen Cali në rrugën Patok–Laç mbrëmjen e 4 shtatorit. Gjithashtu është kërkuar edhe nga kompanitë telefonike në vend të identifikojnë qelizat e lëvizjes të të dyshuarve, mes tyre edhe atë të Anton Lekës, i cili pretendon se natën e ngjarjes nuk ka qenë në Laç, por në një dasëm në Kamëz.
ABC News ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme krahas hetimit për përplasjen fizike dhe me armë pranë komisariatit të Laçit, po verifikon edhe veprimet e të gjithë efektivëve të policisë që natën e sherrit ishin në detyrë.
Burimet thonë se nga pyetja e të shoqëruarve dhe të ndaluarve të familjes Cali, ata kanë implikuar edhe efektivë të policisë në ngjarje, duke pretenduar se nuk kanë reaguar për të shmangur dhunën fizike ndaj tyre.
Gjithashtu, ata kanë pretenduar se punonjësit e policisë edhe pse ishin në vendin e ngjarjes dhe kanë parë deputetin Prenga me pistoletë në dorë, nuk kanë reaguar për të arrestuar të në flagrancë.
Nga ana tjetër të gjithë punonjësit e policisë, të pyetur për ngjarjen, kanë mohuar se kanë parë deputetin Prenga me pistoletë në dorë.
Ata i kanë thënë hetuesve, se ishte gjysëm errësirë dhe për shkak të mungesës së ndriçimit para komisariatit nuk kanë arritur të identifikojnë deputetin e armatosur apo të shohin se kush ishin dy personat e armatosur që qëlluan ndaj pjesëtarëve të familjes Cali.
Po këto burime thonë edhe kamerat e sigurisë në komisariatin e Laçit nuk punonin natën e ngjarjes, duke mosr arritur të fiksojnë ndonjë nga imazhet e personave që kanë hyrë në oborrin e komisariatit para dhe pas përplasjes fizike dhe me armë mes dy familjeve Cali dhe Prenga.
CFARE KOINCIDENCE, NE TE NJEJTEN DITE QE NDODHI NGJERJA NE TE NJEJTEN DITE NUK PUNONIN DHE KAMERAT QE FILMONIN.
A TE DHJEFSHA DREJTESINE E SHQIPERISE…
Policia Dixhitale!
pune mirditoresh vs malsore ……Kurbinasit i ke te shperngule ne Amerike !!!
Jan me fat tironsat …mos te qahen hiq …te keqen e bathores !
Si me 21 janar. Kamerat nuk punonin. Thjeshte kane ndryshuar maskarenjte.
Tamam alamet rastesie. Te keqen e kamerave ne kryeministri gjate protestuesve qe u vrane ne janar. Te vesh duart ne koke e t’ja mbathesh se keta te vrasin naten e qajne diten.
si gjithmone kamerat e Tahirit nuk punojne, cdo ngjarje Tahiri del e thote se kamerat nuk punuan, radaret nuk punuan, sistemi TIMS nuk punoi. Kush punon tek ti z. Minsiter, apo vetem hashashi ka prodhim te mbare kete vit.