Kronika e zezë italiane dokumenton pothuajse çdo ditë ngjarje me protagonistë keqbërës me origjinë shqiptare.
Veprojnë në të gjithë territorin italian e janë trafikantë lëndësh narkotike, grabitës, pjesëmarrës në organizata kriminale e mafioze, madje dhe killer me pagesë.
Por rasti i ditës së sotme tregon anën tjetër të medaljes; qytetarin me kombësi shqiptare, i ndershëm e që kontribuon në vendbanimin e tij për ruajtjen e rendit, madje duke vënë në rrezik dhe jetën.
Heroik e kanë quajtur mediat italiane gjestin e tij bërë publik sot pasi policia italiane ka informuar mbi arrestimin e 5 personave si anëtarë të një bande që kishin kryer disa grabitje në qëndra e aktivitete tregtare në rajonin e Kampanjës.
Gjatë një grabitje të kryer nga kjo bandë në komunën Villa di Briano, shqiptari rastësisht i pranishëm, ndërhyn kundër njërit prej grabitësve dhe pse ky i fundit ishte i armatosur.
Forca e shqiptarit mundi ta bllokojë keqbërësin duke e rrëzuar përtokë e ç’armatosur.
Vetëm pas një luftimi të dhunshëm trup më trup grabitësi mundet të largohet e plani i bandës për të grabitur atë qëndër tregtare nuk mundi të realizohet me sukses.
E gjithë kjo ngjarje është dokumentuar nga filmimet e videokamerave të sigurisë, të bëra publik sot nga Prokuroria e Napolit, falë të cilave u arrit dhe në identitetin e shqiptarit.
Ndaj shqiptarit për gjestin e tij heroik është propozuar një leje qëndrimi nderi e jashtëzakonshme për motive drejtësie.
Policia italiane mundi t’i identifikojë vetëm pas disa muaj hetimesh 5 personat e arrestuar.
Të gjitha janë me kombësi italiane, vepronin të armatosur e mjaft të dhunshëm e kishin krijuar panik e frikë në territorin e rajonit të Kampanjës, raporton Ora.
Plani i tyre qe përherë i njëjtë. Njëri drejtonte armët kundër personelit e klientëve të aktiviteti tregtar duke i kërcënuar me vdekje, e tjetri vidhte paratë në kasat e shërbimit.
Falë gjestit heroik të shqiptarit një prej planeve të tyre e datuar më 27 mars 2015 përfundoj pa sukses.
O gazetar/e! Fjala “çarmatos” shkruhet bashke, jo me apostrof, e keni mesuar qe ne klase te katert. Uuuffff!
Plani perfundoi pa sukses, jo “perfundoj”. Gazetari albanistaneze, gazetashites, jo gazetare.
Bamiresi e carmatosi keqbersin, bravo! “Ka pas trima shqipetar qe s´ju trmbej syri kurr……………….”, Gopisti le te vazdon se osht poet i pashoq!
Nje bashkpunim i policise italiane me ate shqipetare mund te jape rezultate te paimgjinushme. Investigoni personat qe vin ne shqiperi dhe qe krekosen me makinat luksoze dhe me shpenzimet marramense pa punuar as dhe nje dite dhe do te shini se cfare do te zbuloni.
Po ca gazete mor te keqen!! Ky eshte nje portal idiot qe i bashkoi njerezit nga urrejtja per saliun dhe pastaj ngelen ketu.
ky qenka tfgs