Grabiti 40 mijë euro në një vilë, arrestohet shqiptari pas 11 vitesh arrati

12 Shtator 2015, 09:05Kronika TEMA

Në dhjetor të vitit 2004 me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kur ishte vetëm 18 vjeç, kishte grabitur një vilë në zonën e quajtur Gazzola në Itali.

Pothuajse 11 vjet pas asaj nate terrori, shtetasi shqiptar, tani 29-vjeçar Besnik Coba, u arrestua nga autoritetet italiane pas një periudhe të gjatë në arrati, raporton Ora.

Natën e 10 dhjetorit të vitit 2004 , Coba sëbashku me dy shqiptarë të tjerë hynë në një vilë në Borgomasca të Gazzola-s, dhe pasi tërhoqën zvarrë në salon pronarët e shtëpisë, dhe djalin e tyre, nën kërcënimin e një pistolete i morën 15 mijë euro cash dhe një orë Rolex me vlerë 25 mijë euro.

Pas grabitjes së dhunshme karabinierët e zonës filluan hetimet pas identifikimit në një kohë të shkurtër të autorëve. Dy prej tyre u arrestuan me 7 vjet burg ndërsa Besnik Coba arriti të humbte nga gjurmët e policisë, raportojnë mediat italiane.

Pas vendimit më 16 mars 2014, forcat policore të Piaçencas, arritën ta gjejnë të dyshuarin. Ai gjendej në burg në Shqipëri për vepra penale.

Coba ishte i dënuar edhe në Lombardi dhe Luksemburg gjithnjë për grabitje. Agjentët arritën ta gjurmonin atë nëpërmjet shenjave të gishtave. Pas mandatit europian për arrestimin e tij, ai u ekstradua në Itali dhe tani ndodhet në burgun e Rebibbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje