Debati i javëve të fundit në politikën shqiptare ka qenë i përqendruar të mbjellja dhe transporti i kanabisit.
Opozita akuzonte qeverinë se nuk po bën asgjë për ndalimin e këtij fenomeni.
Sipas tyre sasia e hashashit të mbjellur në Shqipëri nuk është ulur aspak.
Por sipas një raporti të Guardia Di Finanza rezulton krejt e kundërta.
Siç raporton Shqiptarja.com raporti thotë se është ulur ndjeshëm mbjellja e hashashit krahasuar me vitet e shkuara.
Sipas këtij raporti, në Shqipëri është mbjellë rreth 8 herë më pak hashash sivjet, në krahasim me vitin 2013.
Në raport thuhet se në vitin 2013 ishin identifikuar 323 hektarë me hashash, të mbjellë kryesisht në Lazarat.
Ndërkohë në vitin 2015 janë identifikuar vetëm 44 hektarë.
Në vitin 2013, 319 hektarë ishte mbjellë në Lazarat, ndërkohë që tani ky vend ka dalë nga harta e policisë italiane pasi nuk mbillet më bima problematike.
Nga ana tjetër, në raport thuhet se këtë vit është asgjësuar 96 përqind e kanabisit, ose mbi 650 mijë rrënjë.
Kurse në kohën kur vendi drejtohej nga Sali Berisha asgjësohej vetëm 7 përqind.
Jam ne greqi e i ndjek rregullisht lajmet e vendit tim.Si eshte e mundur qe nuk turperohet PD po vetem shan e nuk le te aftet te punojne.Respekt Tahirit e policise.
Jam ne greqi e i ndjek rregullisht lajmet e vendit tim.Si eshte e mundur qe nuk turperohet PD po vetem shan e nuk le te aftet te punojne.Respekt Tahirit e policise.
Po keta te “guardia fi financa” jane te “poshter”.Si ore ja dhisni Saliut keshtu?
Ju duhet te thoni “jane mbjelle 10 here me shume” ;jo me pak.
Perse do lehi tani Salehu?
Pa merak se tani do bertase per varferine e mjerimin qe po i shkakton kjo qeveri kultivuesve te ndershen te hashashit. Berisha gjithnje sulmon njerezit qe punojn e ka ber dhe me te vetet, keshtuqe nese do te dish kush esht puntor shiko ke shan berisha