Ish-drejtori çek i CEZ-it po hetohet për mashtrim dhe pastrim parash

13 Shtator 2015, 10:54Kronika TEMA

Ish-­drejtori çek i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, po hetohet nga Njësia e Specializuar Task-­Forcë, pasi dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.

Lajmi konfirmohet  nga burime të besuara të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat saktësuan se Hejsek, dyshohet se në bashkëpunim me administratorin e shoqërisë “Debt International Advisory” (DIA), Kastriot Ismailaj, kanë përfituar miliona nga një skemë mashtruese për mbledhjen e borxheve të CEZ-­it.

“Ka dyshime të arsyeshme se Josef Hejsek, ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ka vepruar në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn”, tha një burim për “GSH”.

Por, ndërsa Ismailaj ndodhet prapa hekurave dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive të tij bankare, Hejsek vijon ende të ketë statusin e personit nën hetim.

Deri në këto momente, ish­-drejtori i CEZ­-it nuk është pyetur nga prokuroria dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Ndërsa Kastriot Ismailaj, prej momentit të arrestimit, nuk ka preferuar të flasë për grupin hetimor, duke kërkuar që më parë të njihet me aktet e akuzës dhe më pas të japë shpjegime.

Mësohet se në Prokurori është thirrur pak kohë më parë edhe Petrit Ahmeti, vëllai i ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, sot kreu i ERE-s.

5 komente në “Ish-drejtori çek i CEZ-it po hetohet për mashtrim dhe pastrim parash”

  1. saimir says:

    Po Dollapi? Po ato Te KESHit e Te OST?
    Po ato Te certifikuarit e IEKA qe Kane Marr qindra miljon me ate ligjin qe nuk mbajne pergjegjesi? Po ajo KLSh e famshme qe Jane ba milionera?

    1. Grigori says:

      Salih Dollapi beri ckishte per te bere. Nuk kishte policine e shtetit pas vetes. I luti maloket e Bathores te vinin sahatat e ata u tallen. Tani qe bejne rreshtore para sporteleve mire t’u behet!

  2. Dean says:

    “Bravo” Drejtesia shqiptare.Te gjith njesoj para Ligjit.
    Tani,edhe ish-K/ministri te hetohet per Konsumimin e krimit te vrasjes me deshire.

    1. Pyerje says:

      Po ti, cfare ke pire me mengjes???

  3. Legal Department says:

    Eshte peme pa kokrra dhe te gjithe e dine shume mire. Po perdoret mediatikisht dhe politikisht per te bere ca mbushje dhe ca zhvendosje opinioni dhe vemendjeje.
    Ne vetvete, te gjithe e dine se DIA nuk eshte nena e te keqiave;
    E dine se Çeket e luajten bukur dhe ligjerisht fituan, megjithese kishin terren te minuar;
    E dine se DIA eshte plotesisht e ndryshme nga te gjitha dhe secila prej kompanive te tjera shqiptare per mbledhjen e borxheve;
    E dine se nese Kastrioti terheq pretendimin, gjithçka sfumohet sikur nuk ka ndodhur asgje;
    E dine se kjo perben miell e krunde per median, nderkohe qe lepuri fle rehat gjetke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje