Një grup ndërkombëtar i trafikimit të lëndëve narkotike është kapur nga Policia e Fierit në sajë të operacionit “Kasnica:.
Policia e Fierit vuri në pranga 4 persona.
Ata pasi grumbullonin kanabisin e paketonin në formë çokollate dhe e transportonin drejt Greqisë.
Të arrestuarit jane Nardi Meçaj, 28 vjeç, banues në Cakran, Fier, Gazmend Seati, 23 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Patos, Oriol Begaj, 33 vjeç, banues në Fier dhe Haxhi Beraj, 34 vjeç, banues në Patos.
Të arrestuarve iu sekuestrua 1 kg lëndë narkotike çokollatë, një automjet i tipit “Skoda Oktavia”, 5 aparate celulare, 675 euro dhe 210 mijë lekë shqiptare./a.l
E kapet,e vrate cakallin. Tani o burra te kapni ujkun.
Grup kriminal me NJE kile droge???
1 kg?!!! Bo bo te shkretet, kur mendoj tonet e kanabisit qe qarkullojne e shqiperi keta me duken gjynahqare.
Rrjeta eshte e vogel dhe peshqit super te medhenje te Fierit nuk bie ne te. Shto ketu se ” peshkataret” nuk gjuajne ne ujrat ku keta bejne kerdine.