Totozani në Ersekë: Qytetet e vogla, të harruara nga politika

17 Shtator 2015, 10:17Sociale TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani së bashku me një ekip ekspertësh të këtij institucioni janë ndalur në qytetin e Ersekës, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me banorët dhe me drejtuesit e disa prej institucioneve.

Në vijim të turit të tij në qytetet e vogla, Totozani ka ritheksuar se ato janë braktisur nga qeveritarët, të cilët kanë harruar nevojat e qytetarëve, duke lënë në këto zona mangësi nga më jetiket.

Avokati i Popullit, teksa ka vizituar spitalin e Ersekës, bashkinë dhe institucione të tjera ka deklaruar se, synim i këtij turi është që konstatimet t’i çohen në formën e një raporti qeverisë, me qëllim sensibilizimin e politikës.

4 komente në “Totozani në Ersekë: Qytetet e vogla, të harruara nga politika”

  1. pilo says:

    Totozani me Elsa Ballurin kane shkuar ne Erseke qe te hapin bordellot e homoseksualeve. Bravo avokat se ti vetem per ata interesohesh. Boll u kruajtem nga perpara, tani do kruhemi dhe nga mnrapa si gjithe bota. Me njerez te tille integrohemi ne ne boten e civilizuar. E, mos qeshni, keta jane njerezit e mire qe kur marrin postet na tregojne buraçon!

  2. Hallall avokat says:

    o komentatoro-lalalisto-pilitik, o njerez pa nivel qe shani e mallkoni cdo gje qe ju rrethon. kaq te frustuar jeni sa nuk shihni dot asgje te mire. ju duket se ju lufton gjithe bota a te mbaruar. Avokat ec perpara vlla se qente kete pune kane te bejme gam gjithe diten. besoj se ata njerezit qe takove sot ne erseke do ndihen me mire nga dje se te pakten dikush u kujtua te marre rrugen nga tirana deri atje per ti degjuar

  3. Fryme e re says:

    Pershendetje Avokat i Popullit. Vleresoj shume kete qe po beni per qytetaret, ne nje vend ku pakkush jeton per te dhene me te miren nga vetja. Kam fatin te jetoj ne nje kanton ne Perendim, ku e drejta dhe zeri i qytetareve jane vertet ligji per drejtuesit lokale. Mendoj se politika ne Shqiperi duhet te ulet me prane njerezve dhe te pyese ata se çfare mendojne e me pas te vendos se çfare taksash dhe politikash te aplikoj. Avokat qendrojini prane shqiptareve se kane nevoje shume per te patur ze dhe mbeshtetje. SHQIPERIA DUHET TE DEMOKRATIZOHET NGA SHQIPTARET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje