Legalizimet/ Lame: Janë arkëtuar 1,4 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit

15 Shtator 2015, 15:10Sociale TEMA

Drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame bëri të ditur sot se nga procesi i legalizimeve janë në periudhën janar­gusht 2015 u arkëtuan 1.4 mld lekë plani vjetor. Në një konferencë për shtyp, Lame deklaroi se plani ka qenë 1 mld lekë por me këto ritme deri në fund të vitit plani të realizohet në masën 160 %.

Eshtë vendi të kujtoj se plani vjetor sipas buxhetit të shtetit ka qenë 1 miliard lekë dhe, me këto ritme pagesash, parashikojmë që deri në fund të vitit ai të realizohet mbi 160%.

Sipas Lames, shuma e arkëtimeve ka destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga procesi i legalizimeve. Në këtë proces edhe paratë që grumbullohen nga pronat shtet shkojnë për të plotësuar shpërblimin e ish­-pronarëve.

“Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit”, tha Lame duke shtuar se pritet qe procesi te mbyllet ne Shtator.

I vetmi detyrim që i mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall shtet ose me pronar është vetëm pagesa e truallit. Në këtë pagesë qytetarët përfitojnë një serë uljesh,m pasi cmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për m2, pavarësisht nga çmimi i tregut që ka ky truall. Qytetari përfiton 20% ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50 % kur e kryejnë me letra me vlerë etj”, tha Lame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje