Rama tek “Sami Frashëri” për ditën e parë të shkollës: Deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale

14 Shtator 2015, 09:37Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka uruar në Facebook nxënësit e sistemit parauniversitar që sot ulen në bangat e shkollës.

Rama ka zgjedhur të urojë nxënësit nga shkolla “Sami Frashëri” ku dhe ndoqi mësimin në tre klasa inteligjente.

“Urimet më të përzemërta për vitin e ri shkollor nga oborri i shkollës “Sami Frashëri”, ku mësimi ka rinisur me energji dhe ambicie të re”, shkruan Rama.

Kryeministri është shprehur se deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale, ku aktualisht në të gjithë Shqipërinë numërohen 120 të tilla.

1 komente në “Rama tek “Sami Frashëri” për ditën e parë të shkollës: Deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale”

  1. Shkodrani says:

    A dine kryeministri ne detyre se gjysma e shkollave FILLORE bejne mesim mbasdreke , e ky flete per DIXHITALIZIM , ky sdine ku eshte ku eshte fylle krejte , fatkeqesi per ato qe i dhane voten , turp per ato qe shiten voten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje