7 gjërat e Veliajt në 7 ditë”, por kryebashkiaku nuk mjaftohet: Jemi ende larg

13 Shtator 2015, 13:22Sociale TEMA

Në ditën e fundit të javës së 6-të që nga ardhja në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije “7 gjëra konkrete në 7 ditë”.

“1-Caktuam rregullat e reja të qarkullimit për të siguruar nxënësit

2-Përfunduam ndriçimin e Liqenit Artificial dhe Lanës

3-Vendosëm tabela informuese në qytet për të ndihmuar turistët

4-Filluam pastrimin e Liqenit Artificial të Tiranës

5-Restauruam shatërvanin midis Piramisës dhe Kryeministrisë

6-Nisëm aksionin për heqjen e ndërtimeve pa leje rreth shkollave

7-Rehabilituam rrugën pranë Odeonit të ri të Bektashinjve”, prezanton edhe vizualisht Veliaj i cili gjithsesi duket se ka të tjera ambicie dhe nuk mjaftohet me kaq kur thotë:

“Jemi ende larg ambicies tonë për Tiranën, por po bëjmë çmos për një qytet, ku njerëzit janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, përmbyll kryebashkiaku. Me një falenderim për ata që e mbështetën.

2 komente në “7 gjërat e Veliajt në 7 ditë”, por kryebashkiaku nuk mjaftohet: Jemi ende larg”

  1. rinia says:

    Bravo ,keshtu duhet te punojne dhe qytetet e tjera ,Shqiperia nuk eshte vetem Tirana ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje