Fillon ndërtimi i shtëpive zëvendësuese, Gjiknuri: Gramshi, një kantier ndërtimi

12 Shtator 2015, 11:39Sociale TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri mori pjesë sot në nisjen e punës për ndërtimin e shtëpive zëvendësuese në kuadër të programit mjedisor e social në zonën e HEC Banjës nga Devoll Hydropower.

Projekti Hidroenergjetik i Devollit e ka nisur aktivitetin prej fillimit të vitit 2009. Aktualisht po punohet per ndërtimin e Hidrocentralit te Banjës dhe atë te Moglicës, si edhe për ndërtimin e rrugës se re Banje – Gramsh.

Projekti i cili zotërohet nga shoqëria norvegjeze Statkraft AS, ka marre përsipër realizimin e një sërë masash të përcaktuara në programin Mjedisor dhe Social. Devoll Hydropower po ndërton 15 shtëpi te reja për strehimin e familjeve te cilave u preket shtëpia ekzistuese për shkak të ndërtimit të Hidrocentralit të Banjës.

Ministri Gjiknuri vlerësoi faktin se investitori privat merr përsipër të kompensojë jo vetëm financiarisht, por edhe të ndërtojë shtëpi për njerëzit që të mund të shpërngulen pas përmbytjes që do të ndodhë për shkak të basenit që krijohet.

“Nuk ka qenë e parashikuar në marrëveshje, por për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me koncesionarin, bisedimeve shtesë që ka pasur qeveria shqiptare me këtë koncesionar është bërë e mundur. Njësoj siç u bë e mundur edhe infrastruktura zëvendësuese, ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh, e cila shmangu izolimin e kësaj zone”, theksoi Z.Gjiknuri.

Ministri tha se punimet po ecin brenda fateve dhe vitin tjetër parashikohet të bëhet inaugurimi i HEC-it të Banjës ndërsa shumë shpejt nisin punimet në pjesën e Moglicës.

“Është vepra më e madhe energjetike që po ndërtohet në Shqipëri tani dhe do të rrisë me rreth 20% prodhimin e energjisë brenda vendit në vitin 2018. Shqipëria me këtë projekt mbyll edhe një tjetër gropë përsa i përket importimit të energjisë elektrike. Është projekt i mirë edhe nga një element tjetër, sepse është projekti i parë që nuk bazohet tek blerjet e energjisë, pra ato kontratat me parablerje që shpeshherë krijojnë probleme për Buxhetin e Shtetit, por është një model i bazuar kryesisht tek tregu. Do të thotë që investitori ka marrë përsipër të gjejë vetë tregun e energjisë, pra energjitë që do të prodhojë”, sqaroi ministri.

Procesi i ndërtimit të shtëpive zëvendësuese është realizuar nga Devoll Hydropoëer në bashkëpunim të ngushtë me familjet që i përfitojnë, ashtu edhe autoritetet vendore dhe qendrore. Shtëpitë e reja janë përshtatur sipas kushteve më të mira të ndërtimit, në përputhje me standardet shqiptare të projektimit dhe ndërtimit.

Në Shkurt të vitit 2016 pritet të fillojë krijimi i rezervuarit të Banjës, dhe në këtë moment planifikohet që shtëpitë të kenë përfunduar dhe të jenë gati për përdorim nga familjet që i përfitojnë.

3 komente në “Fillon ndërtimi i shtëpive zëvendësuese, Gjiknuri: Gramshi, një kantier ndërtimi”

  1. albanistan says:

    Po per ata punetoret qe pushoi nga puna Turku dhe i zevendesoi me turq…..nuk ndiheni fare ju mor faqezinj!!!Se vjen tjetri nga ana e anes e ben lignin ne shqiperi,ndersa shqiptaret te shkoj botes per azil!!!

  2. Ardenica says:

    Ah,,,,moj e shkreta Banje! Paske qene e destinuar te prsesh e perciellesh titullare shtetiper cdo vite ,Po mire e ke se per cdo vite te kane prere ndonje shirite. Me te madhe te propogandoi Enveri. Iken te shkretet Gramshiot sa ne Hoxhare e sa ne vende te tjera. Vdiq Enveri vdiq ndertimi i hidocentralit. Erdhi Ramizi,i ngritet edhe nje kenge ,po ce do ,nuk u be gje,vetem se u ngrit nje mure si shenje. Erdhi dita dhe iku ramizi bashke me sistemin komunist. Dualen disa pardesybardhe me ne krye nje Sali Berishe e erdhen tek ti. Thane se Banja do ndrtohet sa me shpejt e do sjallim 24 0re drita. Nxori nga bagaxhi i makines nje pale gershere te medha e pru shiritin….. Vazhdove 24 vjet duke tete inaguruar. “Ta gezoni hidrocentralin ,o gramshiot!” po mos harroni ate vote qe duam ne . PO Banja c’do vit gjendej ashtu sic e le. perseri pas 24 vjetesh ti do ndertohesh. Po ben Po i mbush 40 vjet qe “ndertohesh” jo me tulla e beton ,po me shirita e karton ku shkruhet “Na jepni voten tone . Banja do ndertohet . KUR ” Kur te hipi gomari ne maje te fikut ,banja eshte ndrtuar…….. Gati shiritat per t’a inaguruar e do kini 24 0re drita,Do t’a bejme Gramshin si gjithe Europa…

  3. Ardenica says:

    Ah,,,,moj e shkreta Banje! Paske qene e destinuar te prsesh e perciellesh titullare shtetiper cdo vite ,Po mire e ke se per cdo vite te kane prere ndonje shirite. Me te madhe te propogandoi Enveri. Iken te shkretet Gramshiot sa ne Hoxhare e sa ne vende te tjera. Vdiq Enveri vdiq ndertimi i hidocentralit. Erdhi Ramizi,i ngritet edhe nje kenge ,po ce do ,nuk u be gje,vetem se u ngrit nje mure si shenje. Erdhi dita dhe iku ramizi bashke me sistemin komunist. Dualen disa pardesybardhe me ne krye nje Sali Berishe e erdhen tek ti. Thane se Banja do ndrtohet sa me shpejt e do sjallim 24 0re drita. Nxori nga bagaxhi i makines nje pale gershere te medha e pru shiritin….. Vazhdove 24 vjet duke tete inaguruar. “Ta gezoni hidrocentralin ,o gramshiot!” po mos harroni ate vote qe duam ne . PO Banja c’do vit gjendej ashtu sic e le. perseri pas 24 vjetesh ti do ndertohesh. Po ben Po i mbush 40 vjet qe “ndertohesh” jo me tulla e beton ,po me shirita e karton ku shkruhet “Na jepni voten tone . Banja do ndertohet . KUR “? Kur te hipi gomari ne maje te fikut ,banja eshte ndrtuar…….. Gati shiritat per t’a inaguruar e do kini 24 0re drita,Do t’a bejme Gramshin si gjithe Europa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje