Reforma për tekstet shkollore/ Rama: Kthesë historike, nuk ka më tekste mizerabël

10 Shtator 2015, 12:35Sociale TEMA

Reforma e bërë për tekstet shkollore ka shënuar një kthesë historike në arsim. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama këtë reformë, gjatë  aktivitetit të organizuar nga Ministria e Arsimit “Reforma në tekstet shkollore: Tekste Evropiane për Gjeneratën e Re të Shqiptarëve”.

Pjesëmarrja e kësaj kthese historike është edhe ndarja me librat e skualifikuar dhe futja në sistemin tonë arsimor e tre burimeve të mirënjohura të cilësisë më të lartë europiane të dijes për fëmijët që hyjnë në shkollë. Është mirëmenduar që këto tekste të fillojnë nga klasa e parë dhe e gjashtë, duke u dhënë atyre ajkën me të cilën ushqehen të gjithë fëmijët e Europës. Ajkën me të cilën ushqehen, shkollat, mësuesit dhe gjeneratat e reja të vendeve që i shohim me admirim dhe duam t’u ngjajmë”, tha Rama në këtë aktivitet.

Më tej kryeministri theksoi se ky vit shkollor ka nisur “pa barrën e paperballueshme të qindra teksteve mizerabël:.

Rama në këtë aktivitet premtois e qeveria e ka prioritet arsimin dhe se do të vazhdojë të rritë fondet për arsimin.

 

Historia na ka mësuar se shpenzimi i më shumë parave në arsim nuk garanton një cilësi më të mirë, nëse nuk bëhet një strategji e qartë me një vizion për të nesërmen e vendit.

 Kemi rritur dhe do të vazhdojmë ta rrisim. Flet më shumë ajo që ne po bëjmë për ta kthyer një sistem të rrënuar dhe korruptuar tërësisht, në një sistem funksional dhe transparent, ku cilësia vendos mbi gjithçka dhe për gjithçka”.

Duke folur për alterteksit, Rama tha se, “në vitn 2012 nxënësit kishin në total 1130 tekste, deri në 11 alternativa. Një nisëm që rezultoi një katastrofë me pasoja. Një kaos i jashtëzakoshëm, ku sigurisht përfitimet më të mëdha i nxorri korrupsioni dhe politika dritë-shkurtër”.

Kryeministri theksoi se, përveç cilësisë së teksteve është i nevojshëm edhe kualifikimi i mësuesve. “Synimi ynë është që çdo mësues të ketë kartën e vetë të krediteve, që do ta bëjë të paprekshëm”, tha Rama.

Qëllimi i aktivitetit të sotëm,  ishte njohja e publikut të gjerë dhe grupeve të interesit me politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në drejtim të përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore për arsimin parauniversitar në Shqipëri.

3 komente në “Reforma për tekstet shkollore/ Rama: Kthesë historike, nuk ka më tekste mizerabël”

  1. Ndergjegja says:

    Kjo eshte nje pune e mire qe keni bere.

    Tekstet ishin te Oxfordit dhe ishin vertet te mira! Duhet ecur me nje

    hap me Europen.

  2. mimi says:

    te gjithe librat shkollor u shiten pa fature tatimore ,ata qe i shesin nuk kane kasa dhe licence po beni sikur punoni perse nuk i gjobisni apo ca te nenes e ca ta njerkes,shtete koti

  3. Dorina says:

    Z. Rama, te lutem mos fol me per arsimi se i eshte drejtuar humneres. Nuk e di se kur do ta marresh vesh ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje