Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të bëj asnjë hap pas nga qëllimi i saj për ta bërë qytetin e pastër.
Ndaj edhe këto ditë ka vijuar të monitorojë situatën dhe të ndërhyjë në çdo rast kur qytetarë të papërgjegjshëm e ndotin atë. Kështu, ka vijuar vënia e gjobave për të gjithë ata qytetarë që kanë sfiduar ligjin dhe kanë urinuar poshtë urave të lumit të Lanës, apo vendeve të tjera publike.
Siç shihet edhe nga fotot qytetarët që kanë shkelur ligjin, janë gjobitur duke u detyruar që të paguajnë tashmë gjobat e reja të rritura për shkelje të tilla të rregullit në qytet.
Gjithashtu Policia Bashkiake ka vijuar edhe me vendosjen e rregullit në hapësirat publike, duke larguar dhe gjobitur ata tregtarë dhe individë që kanë zaptuar rrugë apo trotuare. Me sa duket, Bashkia e Tiranës është e vendosur për të gjobitur këdo që vandalizon hapësirat publike dhe për të mos toleruar askënd.
Ketyre punonjesve bejuni kurt bukurshkrimi.
Ooooo Teuta, kurs jo kurt.
Ketyre punonjesve bejuni kurs bukurshkrimi dhe drejtshkrimi.
Duken qe jane gjysemanalfabet .
po ku ta bejne njerezit ne xhepin e erjonit? cdo qytet normal eshte i pajisur me banjo publike funksionale, dhe ne tirane ne kohen pre 90, ka pasur te tilla. keta rilindasit bejne vertet kot, helbete s’vihet ish shitesi i fiqve kryetar bashkie ne tirane, max kryeplak ne ndonje fshat, po k. ministri keshtu i ben punet.
a propos Z kryetari, di te na thote si i vajti filli asaj Shkolles se Mesme Industriale “Petro Sota” (krenari e Fierit dhe pasuri e SHqiperise per teniket qe nxirrte nga bankat ne kohet e saj me te mira e qe me ato mesime kan mundur te kene nje baze nga te fillojne te hane buke neper bote ku u katandisen si refugjate nga pseudokapitalizmi i kukudhit Sali dhe gjoje ekonomistit Pashko), ristrukturimin organizativ te se ciles e inaguroi me buje e brohori, apo tani ka dale nga kompetenca e tij si jo me minister
po ai thjesht po ujiste pemen…akt bamiresie.
bashkia ka gjetur menyren me te mire per te mbushur arkat, ligj kundra shurrosjen ne publik ne shqiperi!
ne shqiperi?!
shurrosja ne ajer te paster eshte pjese e tradites dhe kultures tone, eshte nje e drejte e dhene nga zoti!
do shekuj te c’rrenjoset, bashkia nuk do vuaje kurre per te ardhura:)
keta punonjesit or tej nuk dine as te flasin shqip-shqip, e jo me kurs gramatike e bukurshkrimi. nuk mund ta shkruash nje gjuhe qe nuk di as ta flasesh e dialektet apo zhargoni ne shqiperi ende, te pakten formalisht, nuk e kane arritur rangun e njohjes si gjuhe zyrtare por de facto e kane zvendesuar shqipen, mjafton te shikosh me radhe: gazetaret, ministrat, deputetet dhe pseudo intelektualet qe japin intervista. kur i degjon te varen krahet dhe nuk ja merr per keq big brotherave e kengetareve rrep e tallava, se te pakten ata ashtu e kane punen
ambientet puplike…………………ohhhhhhh sa e thelle eshte injoranca ne shqiperi
Hahahahaaa… sa e ndjen kur eshte thelle.
I paemert….te rras emrin thelle
perfundimisht do behet shtet…LOL… po perballe tajvanit ??? po lokalet qe zene trotuaret?????