Takimi Ndërkombëtar i Paqes, Klosi drekë me drejtuesit e lartë fetarë  

8 Shtator 2015, 18:57Sociale TEMA

Në ditën përmbyllëse të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi pati sot një drekë me personalitetet botërore të klerit dhe botës akademike që morën pjesë në tryezat e debatit të këtij eventi.

Të pranishëm në këtë drekë ishin emra të njohur të besimit, si Voitto Huotari, Ipeshkëv luterian nga Finlanda, Virgil Bercea, Ipeshkëv grek-katolik i Rumanisë, Jean Mbarga, Arqipeshkëv katolik i Kamerunit, e shumë klerik të tjerë të lartë. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe drejtuesit më të lartë të Vatikanit dhe të Sant ’Egidios.

Ministri Klosi gjeti rastin që t’i falënderojë personalisht drejtuesit e Sant ‘Egidios që përzgjodhën Shqipërinë për të mbajtur këtë takim kaq të rëndësishëm për paqen, ku morën pjesë afro 4 mijë persona, klerikë e të ftuar të tjerë.

6 komente në “Takimi Ndërkombëtar i Paqes, Klosi drekë me drejtuesit e lartë fetarë  ”

  1. tfgs says:

    hani o horra se punojne qorrat………….
    meqns flitet per takim paqeje,nuk po na shohen site krietarin e muslimon brodhers……….!!!??

  2. altin says:

    Qe ta shohesh mire duhet ti hipesh kti timit dhe pastaj ,vec kryetarit do shohesh edhe stambollin ky keni patriarqinen.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    lerini pallavrat dhe i bini drejt gjerave..feja eshte opium per popujt…doni paqe keputjani koken gjarperit,keputjani koken mulla shefitit qe i vesh te verberit me nga 10kg TNT keputjani koken janullatos qe ulerin per ‘xhihad ortodoks’,per cfare paqeje flisni ju mer langariqer qe deri dje bekonit ushtrine qe hapte varrezat masive te shqiptareve te kosoves,ku eshte paqja kur ne mesdhe cdo dite mbyten qindra jete..historia ka treguar qe jeni pikerisht ju kleriket armiqte e paqes,njerezimi nuk mund te harroje as kryqezatat as ‘heretiket’ qe ju i dogjet ne turren e druve as ‘xhihadin xhon’ qe heq koka ne emer te islamit etjetj..nuk e perceptoj dot kete perzierjen e politikes shqiptare ne ‘punet e dovletit’..

  4. xxxx says:

    Si mund te kete paqe me nje spiun te Asfalise greke si Janulla nxirreni ate me shqelma nga toka Arberit pastaj flasim per paqe jo vetem ate por edhe zagaret e vet me ne krie Qenin i kolibes Tgfs

    1. enter''" says:

      Tipat si puna juaj jane rrezik per paqen. Janullatosin do e mbajme ne Ortodoksit, doni apo nuk doni ju felliqesirat e Shqiperise

  5. petrit zela says:

    Njerzmi eshte I pafuqishem sot ti kundervihet besimeve fetare..Se ajo
    I ka rrenjet shum te thella,ne boten shpirterore te njerzimit..Ne saj te ketyre rrenjave,te besimeve te ndryshme eshte konsoliduar dhe bot-
    kuptimi fetar. Do te jete absurditeti me I madh ti kundervihesh sot
    besimeve fetare..Faktori kohe I krijoi Besimet,per evolimin e krijesave njerzore..Koha do te jete perseri faktori,qe do ta rishikoi
    me precedence,dhe filozofine e te ardhmes se mbijeteses se njerzimit,
    ne bashkesi te plote,dhe me tere krijesat qe mbijetojn ne kete planet meshir plote..Kujdes zoterinj komntues..Se besimet fetare sot jane
    Celsi Magjik,i mbijeteses se njerzimit..Ne si komentues kurr nuk duhet te krijojm mendime,te kunderta me rrealitetin per tiu kundervene
    besimeve fetare,por shigjetat tona tia drejtojm Klerikeve qe mundohen te krijojn “Kataklizma” ne mardhenit nder fetare….Rrespektin me te madh Per pjesmarresit ne takimin nderkombetare,te konferences se Besimeve Fetare dhe paqes boterore..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje