Edhe sot në Kuvend, Koço Kokëdhima përsëriti kërkesën e tij për legalizimin e marijuanës.
Kokëdhima thotë se i kërkon legalizim të marijuanës për qëllime mjekësore, pasi sipas tij, kjo gjë ndodh në gjithë botën.
Por, gazeta e njohur amerikane Nju Jork Tajms ka postuar një video, ku shpjegon efektet e kanabisit për qëllime mjekësore.
Ja shkrimi i gazetës së njohur amerikane.
“Efektet e e paqarta të kanabisit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanabis mund të përdoret për qëllime terapeutike, megjtihëse vetëm në pak shtete, pasi në shumicën është i ndaluar.
Por efektet e kësaj substance variojnë nga një person te tjetri.
Shkencëtarët ngrenë pyetjen nëse përdoruesit mund të bëjnë dallimin midis kanabis sativa që është një drogë që krijon varësi dhe kanabis indica që është një bimë narkotike që mund të përdoret për qëllime terapeutike.
Në një video të gazetës Nju Jork Tajms shpjegohet ndryshimi midis dy llojeve të kanabisit.
Kanabis sativa ka një bimë me fletë të holla ndërsa kanabis indica me fletë të gjera.
E para jep efekte eksituese dhe energjike ndërsa e dytë jep efekte njësoj si shumë qetësues që përdoren në mjekësi.
Kanabis indicia nuk shpërndahet në farmaci me doza të caktuara dhe efekti që jep është i paqartë.
Hulumtimet mbi kanabisin mjekësor janë ende në fillime, pasi ligjet amerikane e kanë kufizuar së tepërmi studimin mbi efektet e tij.
Shkencëtarët thonë se efekti i kanabisit pavarësisht llojit të tij, krijon varësi të madhe nga përdoruesit”.
E more pergjigjen Koço. Besoj kaq mjafton. Ti vella je per fizike dhe jo per farmaci apo kimi. Mos fol per te gjitha se ua kalove te gjitheve..
Mero e ke teperuar me gjithemend,nuk fit on por humbet keshtu.
Shkrimi i Nju Jork Tajms nuk ka kurrefare lidhje me titullin qe i keni vemdosur ju. Mero e ka personale me z. Kokedhima, keshtu qe ne kete pjese askush nuk e beson Meron.
Pse atehere disa shtete te USA e kane legalizuar…..na mbushet mendjen athere,mjafte ta shkruaj nje gazet e njohur dhe duket sikur eshte fjala e zotit,ikni mbushuni ore halabaker
O Mero!
A pranohet c’ka ke shkruar ne artikull,sikur Nju Jork Tajms-i i referohet Nju Jork Tajms-it”:
…Ne nje video te Nju Jork Tajmsit shpjegohet ndryshimi midis dy llojeve te kanabisit…
Luftoje Kocon me sa fuqi qe ke,por mos u nxito se dhe qorollisesh nga nxitimi dhe behesh i pabesueshem.Ne se eshte lajthitje gazetareske pergenjeshtroje.
Kerkon transparence nga te tjeret beje dhe per vehte..
Me hajdutin e pronave publike,fondeve publike,evazorin fiskal,pedofilin pervers,te pa larin,mashtrusin,banditin,spekullusin Koco Kokdhimi 2Cara e ka jo vetem Mero por te gjithe Shqipetaret e ndershem…
Ne SHBA edhe çajin te perdoresh per qetesim dhe kamomilen te njejten gje do thone mjeket: nuk dihen vetite, nuk ka prova etj se ju intereson te marrin pushimet, bonuset e medha te firmave te medha farmaceutike. Ne Kanada shitet nje ilaç qe quhet Marinol me te njejtat veti te kanabisit vetem se eshte sintetik. Dhe eshte legal (legal se eshte i teri sintetik dhe e kane bere Big Pharma). Per bimen nuk marrin dot te drejtat pasi eshte sikur te kerkosh takse per diellin.
Me poshte nje link informativ per kanabisin.
https://www.youtube.com/watch?v=mEqOaOdH7YQ
Kanabisi duhet te lejohet.Ndalimi i tij vetem shton kriminalitetin dhe per me keq ne institucionet e shtetit.Sa me pare aq me mire.Nje gje e ndaluar i mbledh njerezit si mizat ne mut.Po te lejohet numuri i perdoruesve ka per tu ulur.Jo çdo gje qe shkruan njujork times eshte xhevahir.Ose ne nuk mund te hame mut nese shkruan kjo gazete qe muti haet.
Ndersa ilacet qe shesin nuk krijojne varesi. Lufta per monopol nderkohe qe njerezit vuajne pasojat.
Ajo qe thote Koco eshte mese e vertete, biles kohet e fundit shkenca nga kanabis-kerp prodhon nje perzierje preparati qe lufton cdo semundje, madje edhe kancerin. Tupi i njeriut eshte imun, perdordorimi i ketij ilaci natyrisht te ben te pavarur prej tij, jo si droga. Edhe nese e perdor kete preparat pa qene i semure, trupi edhe mendja e njeriut eshte ne harmoni te perkryer, pa erfekte anesore. Kanabis kerp, ka kohe qe perdoret ne perendim edhe per izolim biologjik shtepish.
Eshte tjeter gje se e thote nje individ si Koco + le vend per monopol + ne kushtet e Shqiperise nese pretendohet per t’u legalizuar mbjellja e kanabis-kerp, atehere do abuzohet duke mbjelle kanabisin-droge, pasi shteti nuk ka fuqi organizative dhe logjistike t’a mbikqyre mbjellejen edhe tregetimin korrekt te kanabis kerp.