Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero ka përsëritur sot edhe njëherë apelin drejtuar bizneseve për t’u regjistruar në QKR. Kur operacioni kundër infornalitetit ka hyrë në diten e tij të katert, në sportelet e QKR-së punohet me orare të zgjatura për të përballuar fluksin e bizneseve që vijnë për t’u regjistruar. Vjero ka dhënë shifrat e regjistrimeve të reja sipas të cilave, për periudhën Korrik –Shtator 2015, janë regjistruar 9152 biznese ose 3 herë më shumë se viti 2014, ndërsa për nëntëmujorin (deri në datën e sotme), janë regjistruar 18,054 biznese të reja ose 33.3 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014, ose 8% më shumë se totali i vitit 2014;
Sa i përket ç’regjistrimeve, numri i bizneseve të ç’regjistruara në QKR për periudhën Janar – Gusht 2015 është ulur me 2.3 %, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Vjero ka ripërsëritur apelin drejtuar bizneseve, për t’u regjistruar, formalizuar, pajisur me kasa fiskale dhe përdorur kuponat tatimorë, ndërsa ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e QKR-së për t’i shërbyer biznesit me orare të zgjatura në sportele dhe përmes portalit online e-Albania
Doli dhe kjo, u zgjua nga gjumi dyvjecar, kushurira e Edi Rames nga Vunoi, qe e ndriti me taksat e tarifat ne Bashki!?.
QKR orare te zgjatura?!
Dje dhe pardje kam qene ne oren 10.00 dhe thane qe nuk japin me kupona me numer!
Ju lutemi te mos na genjeni keshtu neper deklarata!!
Ha ha. Komenti. Kushuri e Ed Rames?!! Sa here del noi goc ne TV eshte kusheri e Ed Rames. Sa per taksat ne bashki beji t`fala Andia Pustines, mikesha e aferave korruptive te Argita Berishes, qe i katandisi taksat e bashkise se Tiranes ne pare xhepi per vete, Luludhen dhe kellirat e PD.