Miratohen gjobat, ja kur dhe sa ndëshkoheni nëse ndotni ambientin në Tiranë

4 Shtator 2015, 09:11Sociale TEMA

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e djeshme,  katërfishimin e gjobave për personat ose subjektet që ndotin mjedisin dhe zaptojnë hapësirat publike.

Katërfishimi i gjobave ngjalli mjaft debate në Këshill.

Kryebashkiaku Veliaj tha se PD-ja duhet të votojë këtë pr/vendim dhe të distancohet nga zhuli.

“Kush prish pemët dhe stolat e qytetit do të paguaj” tha Veliaj, duke vënë në dukje se në këto 30 ditë Bashkia e Tiranës ka performuar mirë, për të rregulluar dhe përmirësuar gjërat, në drejtim të pastërtisë dhe shërbimeve për komunitetin.

“Aksioni për pastrimin e qytetit do të vazhdojë dhe ndëshkimi për ata që dëmtojnë do të jetë rigoroz” , u shpreh Veliaj.

Ndërkohë këshilltarët kanë miratuar edhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara dhe kalimin e digës së liqenit Artificial nën administrimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Kryebashkiaku, Veliaj tha se diga e Liqenit Artificial të Tiranës është një objekt i rëndësisë së veçantë që kërkon mjete dhe asete për tu menaxhuar, gje te cilen mund ta beje Ujësjellësi. Ky vendim nga ana tjetër shtoi Veliaj, vjen në mbrojte të digës edhe nga ndërtimet

Gjobat

Kategoria e parë :

-Për dëmtim, çarje dhe ndotje rruge 100 mijë lek, plus dëmin 40.400 lekë për çdo metër katror

-Për dëmtim, çarje, ndotje trotuari 100 mijë lek, plus 31.500 lekë për çdo metër katror trotuar të dëmtuar

-Për dëmtim bordure 100 mijë lek plus 20.500 lekë për çdo metër linear të dëmtuar

-Për dëmtim, bllokim pusete 100 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete të dëmtuar

-Për vjedhje të zgarës 110 mijë lek për çdo copë zgare të vjedhur

-Për vjedhje kapak pusete 100 mijë lek plus 188 mijë lek për çdo kapak pusete të vjedhur

Kategoria e dytë:

-Lidhjet e pamiratuara në rrjetin ajror 200 mijë lek plus 130 mijë lek për lidhje

-Dëmtimi i shtyllave 200 mijë lek plus 520 mijë lek për çdo shtyllë të dëmtur

-Dëmtimi i ndriçuesve të qytetit 200 mijë lek plus 420 mijë lek për çdo ndriçues të dëmtuar

-Përdorimi i shtyllave si suport reklamë 200 mijë lek plus 340 mijë lek copë për çdo reklamë të ngjitur në shtyllë në mënyrë të paligjshme

-Dëmtimi i rrjetit ajror nga punimet pa leje 200 mijë lek plus 520 mijë lek

-Ndërhyrje në kuadrot e komandimit për ndriçimin publik 200 mijë lek plus 420 mijë lek copa për çdo shtyllë ku ke dëmtuar kuadrin e komandimit

Kategoria e tretë e gjobave për ujin:

-Lidhjet e pamiratuara në tubacionet e ujit 200 mijë lek plus 230 mijë lek për çdo metër linear ndërhyrje

-Dëmtimi i pusetave të kanalizimit 200 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete që ke dëmtuar

Dëmtimi i hapësirave të gjelbra :

Gjoba për të gjitha kategoritë e dëmeve 200 mijë lek, por për çdo metër katror që ke dëmtuar aplikohen këto tarifa:

-Rehabilitimi i 1 metër katror sipërfaqe bari tapet e dëmtuar 10 mijë lek për çdo metër katror që i ke dëmtuar barit të qytetit

-Rehabilitimi për 1 metër katror sipërfaqe lule sezonale 63 mijë lek për çdo metër katror që i ke vandalizuar

-Përveç gjobës 200 mijë lek rehabilitimi për një copë shkurre dekorative është në moshën 5-vjeç e poshtë 39 mijë lek për çdo shkurre dekorative që qytetarët kanë paguar me taksat e tyre dhe që dikush nga ata që ju mbroni e ka vandalizuar

-Rehabilitimin e një copë shkurre dekorative nga 5-10 vjeç, pra kur investimi ka qenë më i madh 58 mijë lek copa mbi 200 mijë lekëshin e gjobës.

-Rehabilitimi i një cope shkurre dekorative mbi moshën 10 vjeç 78 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekëshin e gjobës

-Rehabilitimi i çdo peme që këputet apo drurit që dëmtohet 200 mijë lek dhe për çdo dru dhe pemë deri në moshën 5 vjeçare, 189 mijë lek copa

-Rehabilitimi i çdo druri dekorativ nga 5-10 vjeçare 283 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekë gjobën

-Për vendosjen e posterave pa leje 200 mijë lek

– Për çdo copë posteri në pemë 5000 lek

-Për çdo dëmtim të fasadës 200 mijë lekë gjoba, paguhet edhe 32 mijë lekë për metër katror që i ke dëmtuar fasadës së qytetit.

– Për vendosje tabelash, pankarta pa leje 200 mijë lekë gjoba dhe 43 mijë lekë për metër katror që ke dëmtuar e meqë e përmendët.

– Për të gjithë ata që urinojnë, pështyjnë, hedhin mbeturina mbi tokën e shenjtë të qytetit të Tiranës 200 mijë lekë gjoba e unifikuar

12 komente në “Miratohen gjobat, ja kur dhe sa ndëshkoheni nëse ndotni ambientin në Tiranë”

  1. pro.... says:

    ..po per qente ,qe familjaret i nxjerrin ne Tirane per ta dreqosur ..?

  2. Kundra GjinGjoneve says:

    Ka lezet. Ky eshte shtet qe na ben krenar. Do te thote qe votat tona nuk shkuan kot. Faleminderit Zoti Veliaj

  3. mirjam says:

    Per tu pershendetur natyrisht. Ndoshta dikush duhej ti kujtonte edhe ose nuk ka ngut, te ndalonte mbajtjen e qeneve pa maske ne ambjente publike, te mos prsim qe qente sa nje ka te shqyejne ndonje femije pastaj. Vetem ankthi e frika qe u shkakotjne prinderve keta qen se bashku me te zotet me kafshe se kafeshte qe mbajne mjafton per ti rene se sepate kesaj gjeje.

  4. γιοργο says:

    Per te gjithe ata qe nuk pyesin per regulla masa me te forta sepse ne paguajme taksa dhe te tjeret flakin plerat ku mundt.Do desha qe te gjitha bashkite te veprojne ne kete menyre pa meshire ndaj atyre qe thyjne regullat.

  5. Re says:

    Bravo. Me duket se ka ardhur mjeshtri yne qe do na edukoje, se mut e kemi bere qytetin e Tiranes. Urime Kryetar dhe keshtu mbaje, mos e dridh me vone.

  6. nick says:

    ….po per kafenete e dhjera ne katet e para te cdo pallati, sidomos ato te ndertuara para 30 vjetesh, qe perpos ndotjes akustike dhe veshtiresive qe ju shkaktojne banoreve cdo minute, jane te rrezikshme, pasi eshte nderhyre pa e care bythen fare per demin ne strukture????

  7. albert says:

    Respekt per zotin Veliaj.
    Jetoj ne Evrope por kenaqem kur degjoj qe ka njerez qe duan qe Shqiparia te behet.

  8. faro says:

    Ketij i them me plote goje burre qe don e lufton me pasion per te bere qytet e shtet! Ku paskemi qene deri tai? Perse nuk i beri paraardhesi, qe e gjeti qytetin te pastruar? Perse nuk vuri nje, ore nje, vetem nje rregull mor ? Nuk dinte ? Apo nuk desh ?
    Verejtje edhe mund te besh, ne kete pune madhore te Veliajt, por po punon me perkushtim, inteligjence e kulture moderne.
    Te lumte !
    Me te tille Shqiperia behet !
    Shprese!

  9. vito says:

    Po per qente “e luksit” cfare do te behet,qe dhjesin ne mes te rruges sa njeriu qe e shoqeron,te palidhur me ca cuna “trendi”,pa megojze dhe qe lemerisin femijte etj?.Edhe kete ben ta shohe Bashkia jo vetem Kryetari qe i uroj suksese ne kete nisme qytetare.SUKSESE!

  10. astronomi says:

    keta vetem vendosin gjoba dhe asnje permiresim te kushteve te popullit nuk bejne..pra vjedhin,vendosin gjoba i katerfishojne ato..dhe populli as nuk ka pune as mireqenie..as uje..as sherbim spitalor..

  11. T says:

    po ne rast se demtimet vijne nga minorenet,si eshte parashikuar?

  12. Tema says:

    Në paris s’ka gjoba por të njolloset biografia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje