Pse biletat e avionit janë më të shtrenjta në Shqipëri dhe a do të ulen ato

3 Shtator 2015, 09:21Sociale TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka shpjeguar në një intervistë për Ilva Taren, situatën monopol të aeroportit të Rinasit, negociatat me këta të fundit për hapjen e aeroporteve të rinj dhe mundësinë e hyrjes së kompanive të lira në Shqipëri.

Konçensioni i aeroportit të Rinasit, çfarë po ndodh me të?

Patatet e nxehta janë ato çështje që nuk trajtohen si duhen, për aeroportin e Rinasit ka pasur një qasje konstruktive, në kohën e duhur, seriozitetin maksimal nga ana e Ministrisë dhe institucioneve të tjera me qëllimin që ne ta zgjidhim problemin që ka krijuar kontrata koncesionare dhe të kemi mundësi të hapim tregun e shërbimeve aeroportuale në Shqipëri. Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të negociimeve. Presim një përgjigje, me datën 9 shtator do të mblidhet bordi i aksionerëve të aeroportit të Rinasit. Uroj për një përgjigje pozitive për çfarë i kemi kërkuar ne.

Kush ka drejtuar negociatat?

Negociatat janë drejtuar nga Ministria e Transportit në bashkëpunim me atë të Ekonomisë. Në mënyrë mënyrë të vazhdueshme kemi informuar edhe Kryeministrin për ecurinë e negociatave. Janë zhvilluar mbi bazën e një platforme të miratuar në komitetet ndërministrore.

Kanë qenë negociata të lehta, të vështira?

Fakti që negociatat po ecin kaq shumë tregon se ato nuk janë aspak të lehta sepse duhet të gjesh rrugën e duhur për të zgjhidhur një çështje të qartë ligjore që është kontrata, që është ekskluziviteti. Kemi zgjedhur rrugën e përqasjes ekonomike, që ekskluziviteti të hiqet duke garantuar modelin ekonomik të aeroportit, të ardhurat e parashikuara të aeroportit me qëllim që të mos komprometojmë pritshmëritë e aksionerëve të aeroportit. Zgjidhjen për impaktet, apo efektet që do jepre për aeroportin e Rinasit hapja e aeroportove të reja të reflektoheshin në zgjatjen e periudhës konçensionare. Nuk është një ushtrim i lehtë. Është e vështirë të kalkulosh efektet e aeroporteve që ende nuk janë ndërtuar. Psh efekti i një aeroporti potencial të ndërtuar në Vlorë, Sarandë apo vend tjetër është e vështirë të kalkulohet sot. Kemi rënë dakord të qëndrojmë tek efektet që mund të jepte aeroporti i Kukësit, duke qenë se kemi një vlerësim të përafërt mbi impaktin që do të sillte hapja e këtij aeroporti për trafikun në Rinas, si rrjedhojë edhe reduktimine trafikut të tij. Jemi në pritje të këtij propozimi të bërë nga ana jonë, pastaj me kalimin e kohës do të diskutojmë edhe për çështje të tjera si aeroporti i Vlorës, Sarandës.

Nëse bien dakord për hapjen e aeroportit të Kukësit, a keni studiuar nëse ka kompani  low-cost të interesuara për të ardhur aty?

Personalisht kam takuar disa që kanë shprehur interes për tregun shqiptar. Ky treg është në rritje në Europë, por akoma nuk është prezent në tregun tonë dhe kjo është një nga arsyet për çmimin e lartë të biletave. Kompanitë kanë ardhur, janë akoma të interesuara.Sigurisht e kanë të vështirë të operojnë me tarifat që ka aeroporti i Rinasit. Kanë parë me vëmendje atë të Kukësit, por bëjnë studimet dhe analizat e tyre. Ne operacional gjithashtu bëjmë tonat, sepse duken disa ndërhyrje në aeroport për ta bërë atë pasi ka kohë që nuk përdoret. Janë disa hapa për tu bërë, sigurisht që ne i shërbejmë ardhjes së këtyre kompanive.

Ku qëndron hezitimi i kompanisë?

Ne kemi rënë dakord që me gjetjen e një zgjidhje të pranueshme ekskluziviteti të hiqet. Por sigurisht kompania ka disa aksionerë dhe një pejsë e tyre kanë bërë dhe llogaritë e fitimeve mbi bazën e gjendjes aktuale dhe nuk duan të marrin rrisqe që sipas tyre mund të ndryshonin nivelin e tyre ekonomik. Ne i kemi dhënë këto garanci.

Nëse nuk arrihet marrëveshja?

Nëse nuk arrihet, ka rrugë të tjera të cilat do të diskutohen. Kemi zgjedhur mënyrën miqësore, racionale dhe përqasjen ekonomike për negociatat.  Këto mënyra të tjera mund të jenë mënyra ligjore, opsion është edhe prishja e marrëveshjes por që nuk do të donim pasi aeroporti i Rinasit ka sjellë një pjesë të Europës në Shqipëri, është i një standardi shumë të lartë.

Kur do të ulen çmimet e biletave të avionëve?

Çështja e çmimeve funksionon në bazë të kërkesës dhe ofertës, këto ligje të ekonomisë së tregut ne duhet ti respektojmë. Sigurisht që ka mekanizma që ne ndikojmë. Ndikimi më i madh që ka bërë qeveria ka qenë heqja e monopoleve në aviacionin civil. Hapja e tregut pas falimentimit të kësaj kompanie solli në 60% të tregut që janë udhëtimet me Italinë reduktim të biletave për 2014 rreth 80% në sezonin e ulët dhe në sezonin e lartë 24%. Në 2015 në sezonin e ulët ka pasur një ulje 29% dhe në sezonin e lartë 40%

17 komente në “Pse biletat e avionit janë më të shtrenjta në Shqipëri dhe a do të ulen ato”

  1. Lloji says:

    Ju dhjefsha aeropartin dhe politikat tuaja, jeni anti shqipetare!

    1. dbjg says:

      Anulloni konçesionin për rrugën e kombit, se është maskarallëk.

    2. Mezani Celoja says:

      Minister idiot, Gazetaruca idiota. Na cate by… me kete histori histerike per cmimet e avioneve, duke thene vetem budallalleqe.

      Vetem nga informacionet qe kane dale ne media ne kohe te ndryshme kam identifikuar te pakten 8 arsye perse shqiptaret i blejne shtrenjte biletat dhe 1 genjeshter e maskuar.

      Po i rendis sipas rendesise (peshes qe vene ne cmimin me te larte te biletes).

      1. Segmentimi i tregut nga shoqerite ajrore. Profili i udhetarit ne Rinas dominohet nga profili “biznes” (mos e ngaterroni me biznes klas). Kjo ka qene arsyeja pse biletat per Shqiperi kane gjithmone me te shtrenjta edhe kur aeroporti ka qene shteteror me tarifa te ulta.

      2. Paqendrueshmeria politike globale dhe e politikave te sektorit ne Shqiperi, si dhe interferenca e madhe e politikes ne biznes (rastet e Ada Air, Albanian Airlines, Albatros dhe Beller Air). Pra risk politik i larte, i cili konvertohet ne kosto me te larta per operatoret si dhe largimin/mosardhjen e shume operatoreve

      3. Treg i zhvilluar shume vone. Shqiperia ka ende numrin me te ulet te fluturimeve per fryme popullsie ne Europe, ndonese vitet e fundit eshte permiresuar ndjeshem. Por kjo do ca vite te reflektohet ne me shume operator sepse biznesi avioneve nuk eshte si ai i taksise qe e ben apo se ben nje linje te re kur te ta doje qejfi. Duhet shume shkalle analize, burokracie dhe vendimarrje nga pronaret e linjave ajrore.
      Pra mungon ekonomia e shkalles.

      4.Cmimi i larte i karburantit per avion ne Tirane, per shkak te mungeses se ekonomise se shkalles dhe monopolit te BP.

      5.Tarifat e larta aero-portuale te kocensionarit, per shkak te pozites monopol. KUJDES! Mos prisni qe nese Qeveria e fiton betejen me dhe e heq monopolin, ketu do te hapen aeroporte te reja. Deri tani cdo aeroport i ri rezulton “non-feasible”, por mund te kemi pas 5-10 vitesh, nderkohe qe atehere koncesioni gjerman (ne fakt tani eshte kanadez) ka mbaruar dhe aeroporti i kalon me cmim zero shtetit shqiptar.

      6. Mungesa e politikave subvencionuese te qeverise, apo incentivave fiskale per operatoret e rinj ajror. Kjo gje do ca kohe te bluhet dhe miratohet nga Qeveria, por do dhe buxhete.

      7. Mungesa e tranzitit (nuk ka linja shqiptare direkte per vendet e lindjes) dhe amplitudat e medhaja te flukseve sezonale ne pasagjeret e profilit “jo biznes”.

      8. Mungesa e kultures se planifikimit te shqiptareve, qe i blejne biletat shume me vone se kohe mesataria e kombeve te tjera.

      GENJESHTRA:

      Shprehja: Qe Shqiperia ka biletat me te shtrenjta ne rajon nuk eshte e sakte.

      E verteta si drita e diellit eshte qe Shqiperia ka biletet nga me te shtrenjtat ne rajon per disa destinacione te caktuara (psh Gjermani, Austri, Angli) dhe me te lira per disa destinacione te tjera.

  2. ina says:

    Gjepura.
    Cfare thote ky njeri qe me duket se nuk di ca flet.

  3. Apofiritira metaqirizmeno says:

    Pergjigje:
    1- Monopoli
    2- Jo !

  4. murat says:

    O zoti minister!Si je me shendet a e ke marre sot “ilacin”,sepse sot dukesh qe nuk je takuar me te ,kemi 25 vjet qe bredhim boten,por ate qe qeveritaret shqiptare i bejene poullit te vet asnje diktature ne bote nuk e ben.Jeni hajdutet,kriminelet dhe felliqesirat me te medhenj te ketije globi.Per kujtese:edhe pas vdekjes gjykohesh.R.I.P.

    1. falcon says:

      100 % me ty Murat

  5. Ateisti says:

    o haxhinasto,po leri pordhet se juve nuk jeni qeveri por jeni kompani per vete,juve e trajtoni shqiperine si uganden.turp per juve qe ju besuan njerezit dhe asgje nuk po behet,per 25 vite vodhi e vrau saliu me nanon e lloj lloj spiunesh ,sot jeni juve qe gjoja do sillni rilindjen.si mundet nje shtet te trajtohet ne ate menyre ,se neve na u dashka te presim sa te nxjerrin fitimet kompanite e korruptuara qe ju dha rinasin fatos nano.pse nuk arrestoni fatos nanon per rrushfet dhe tender te korruptuar dhe te zgjidhni duart.juve kujtoni se fatos nano ja dha aeroportin e vetem shqiptar kesaj kompanie nga zemergjersia.po jo more jo,kjo kompani i mbushi xhepin qe te merrte tenderin.une nuk mund te fluturoj nga anglia ne korfuz me 50 euro apo 120 euro me kthim dhe te fluturoj per ne tirane 600 euro me kthim,juve po zhvatni shqiptaret qe po mbajne me valute buxhetin tuaj te varfer,nuk kemi degjuar akoma ka 25 vite te dale nje politikan dhe te rrezoje hajdutet e perendimit qe na solli demoshkerdhateria e sali,fatos,hajduteve dhe vrasesve.cdo shtet rrotull nesh ka opsione per fluturimet,vetem shqipetaret jane debilat qe paguajne 5fishin ,fale politikaneve te korruptuar,vrases.dhe genjeshtare.

  6. doriani says:

    Shume shume mire,bravo ministri ,bravo Iliri bravo LSI-ja.Vazhdoni te mbushni xhepe,shqiptari per llafe ka nevoje.

  7. WEB says:

    Dakort me ty !por per ate kohe nano ishte ne” rregull” me letrat ,rinasi ishte si aeroport i luftes se dyte boterore dhe as nuk i vinte ndermend dikujt te fluturonte ne shqiperi per ta pare .Debati mbi koncesionet dhe cmimet e biletave ka nje 10 vjecar qe ka marre hov ,kjo korrespondon me rritjen e fluksit ,ti thua korfuzi ,por korfuzi ka te pakten dyfishin e viteve tone qe perdoret si pike turizmi nga e gjithe bota dhe cdo kompani fluturuese nuk ka dyshimin me te vogel per ta gllaberuar ate linje .Por problemi eshte se nuk eshte kollaj ,tani qe trahanaja u gatua ti thuash ketyre komanive qe nuk keni me eskluzivitet ne aerportin nene tereza ,ceshtje e ngaterruar ,n.q.s ikin gjobat do jene shume te kripura

  8. Duhet refuzuar udhetimi nga rinasi nga te gjithe shqiptaret ka rruge te tjera me kosto me te lire,me makine rimini tirane 1350 km kushton 400 euro vajtje ardhje naft+autostrade

  9. Mara says:

    Katastrofe shqiperia po humbet shume nga keto cmime,

  10. lefter says:

    Po çjane keto bisedime me qente qe po e kafshojne kete toke? Do ti lejoni shqiptaret te kthehen ne atdhe apo vetem te ikijn? Si paska te drejte konçesionare aeroprti Rinasit qe te mos ndertohen aeroprte te tjere?! Kjo duket e çuditeshme! Ndertoni aeroportin ne Vlore e Sarande dhe i ulin vete biletat ata te Rinasit. A jemi ne kapitalizem? a jemi ne ekonomi tregu? Ku dreqin jemi, apo beri ligje Sali Berisha qe vendi te jete i varuru nga skllavopronare? Prisheni kontraten konçesionare dhe njerezit do ta durojne edhe kete fatkeqesi monopoli qe solli Saliu si shume fatkeqesi te tjera. Futeni vendin ne rrugen e zhvillimit dhe logjikes, pa me Saliun beni si te doni se e shikojne qe ju nuk e burgosni dot as per krimet e bera kunder njerezimit e jo me krime ekonomike. Nuk ka informalitet me te madhe se te mbashe Saliun te gjalle. E basamosni dhe futini nje hu ne bythe e vendosni mbi ndertesen e shqupit. Kjo ngeli. S’ka kohe. 60 vjeçaret qe ishin e priten nga demokracia po vdesin nje e nga nje, 40 vjeçaret jane 65 edhe duke vdekur, 20 vjeçaret jane 45 sot dhe u ra dhe leshte e bythes. Mblidhni mendjen qeveri dhe Edi rama! Ju e keni te siguruar se ruhi edhe me bodigard, por ne kush na ruan? Ateher na del si detyre te luftojme vete se skllavi s’ka se ç’humb veç prangave.

  11. tarras bulba says:

    Te Nderuar Shqipetare
    pergatituni se nje e futur tjeter po vjen me kompanine e re low cost qe po tenton te hape Ilir Xhelo (ish pronari i belleair)
    pas Lul Bashes ka gjetur partnerin e ri identiteti i te cilit nuk tregohet por dihet.
    sa per biletat koncesioni ska asnje lidhje .
    1. karburanti monopol me cmim dyfish nga vendet e rajonit
    2. taksat shteterore qe shkojne deri ne 40 % te biletes (60-80 euro)
    3. taksa e kufirit qe aplikohet fshehur
    Aeroporti i kukesit eshte perralle . i vetmi avion qe mund te ulet eshte ATR ose Dash , te dy me helika dhe kapacitet deri 50 vende. mund te ulen vetem ne nje drejtim dhe ne rast pamundesie per tu ulur ngulesh tek mali perballe si miza ne xhamin e makines … me tallje trapi sesa me kete historine e aeroportit te kukesit nuk ka. po ky popull dele i ha te gjitha … gezuar

    1. Alooo says:

      Po Boby ç’thotë

  12. Tema says:

    Vëndi yn vizitohet vetëm nga agjentat

  13. Achileas says:

    UNE NE AERODROMIN E TIRANES DO VETE TE DHJESE VETEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje