FOTOT/ Ikën inspektorët, të hapen qepenat!

1 Shtator 2015, 20:22Sociale TEMA
FOTOT/ Ikën inspektorët, të hapen qepenat!

“Nga 1 shtatori fillon lufta kundër informalitetit”- kjo ishte fjalia që trembi me qindra pronarë biznesesh dhe i bëra ata që sot ta bëjnë pushime edhe pse është e martë.

Nëse keni bërë një xhiro në këmbë në kryeqytet duhet ta keni vënë re se shumë dyqane kanë qenë të mbyllur ose të paktën gjysmën e ditës, pasi pas dreke, kur inspektorët u larguan, ata u hapën një e nga një…

“Dita” bëri një vëzhgim dhe fotografoi dhjetra dyqane që i kishin vënë drynin derës.

Pyetja e shumë qytetarëve është se pse nuk i mbyllën qepenat dje e pardje këto dyqane, po e gjetën pikërisht sot, kur nisi aksioni anti-informalitetit?!

Ka nga ata qe kanë tre katër vite që kanë një biznes, por ende nuk kanë bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Madje këto ditë radha në këtë institucion është e madhe, shumë prej atyre që presin ankohen se nuk mbarojnë dot punë brenda ditës.

“Kemi hapur biznesin para 5 vjetësh, por kemi 5 orë që rrimë në radhë në QKR për ta regjistruar”- dëgjohet të thonë “pronarët” e rinj.

Edhe pse kishin 60 ditë amnisti, shumë prej tyre kanë refuzuar të bëjnë letrat e rregullta.

Indiferenca, mosbesimi apo fakti që janë mësuar të punojnë në këtë treg informal t’i ketë shtyrë vallë që sot të mbyllin dyert?

Një tregtar, i cili e kishte dyqanin e hapur dhe me dokumentacionin ishte në rregull na thotë me një ton mosbesues: në fund ne do ta hamë prapë, hajdutët sërish do t’ia hedhin.

Pse nuk bëjnë edhe tatimet, tha, një histori klienti, siç bëjnë bankat. Por megjithatë, ajo që u vu re ishte se: Te rregulltit ishin më të lumturit!

 

 

7 komente në “FOTOT/ Ikën inspektorët, të hapen qepenat!”

  1. ??? says:

    Ik e meso te shkruash more gazetar. Qe tek fjalia e pare ta shpif gjuhen.

  2. tfgs says:

    vend bourdhelosh,prandaj edhe hapja fillon pas ores 14:00…..

  3. SuloKapedani says:

    Urdheri duhet te jepet qe inspektoret e tatimeve te punojne me dy turne por ata jane maratonomaket qe japin lajmin e mbylljes se qepenave.Nga keta duhet te filloje rruspa e reformes.

  4. alti says:

    Lufta kunder informelitetit ,eshte lufta per te bere shtet , dhe per te zbtuar ligjin. Ne rast se tatimoret, nuk do te punojne me fushata ,por do te kontrollojne cdo dite ,ata qe mbyllen qepenat do vazhdojne ti mbajne ashtu deri sa vet ata, ose do ta mbyllin bisnesin , ose do te shkojne te rregjistrohen ,por ama xhiron e tyre do ta marrin ato qe jane te ndershem dhe kane vite qe jane konkuruar nga hajdute ,qe kurre nuk paguajne taksa dhe nuk japin as kupon per mallin qe shesin. E sigurte se do te deshtojne dhe te ardhurat e shtetit do te rriten , Mjaft me poshtersirat e rrumpalles 23 vjecare , ku punonte qorri dhe hante horri . Prandaj mazhoranca fitoj zgjedhjet e 21 Qershorit ,se shumica e shqiptareve don shtet dhe jo kaos.

  5. Gjini prej Shkodre says:

    Shteti duhet te gjobise ato qe kane punue ne te zeze!Kjo do te ishte rruga ma e drejte dhe ma e ndershme.Ato duhet te denohen per vjedhjen qi kane ba ne vite.

  6. Berisha Strazimiri says:

    E mo dhe juve. Nuk guxojne njerzit te marin 3 jave leje se kane punuar ne tere ate vape. Pse ore vetem ne Vlore do te mbylleshin dyqanet dy jave? Do thoni ju se i mbyllen se vajten tatimoret ne Vlore per te bere pazar se u duheshin leke per pushimet e veres. Ti leme shakate…..Qeveria duhet te ngreje nje TAKS-FORCE te cilet duhet te percaktojne kush eshte pronari i dyqanit….tja dyllosin dyqanin qe te mos veje naten dhe te heqi mallin e padeklaruar. Ti bejne nje telefonate te paraqitet para dyqanit …..ne mos po, tja sekuestrojne. Duhet bere shtet me çdo menyre. Kudo ne Europe keshtu veprohet. Edhe ne tregun e madh te Stambollit, dyqanet jane byth me bythe, por te tere ishin te paisur me kase. Turqi , Turqi po leku shkonte ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje