Valixhen e vogël, e cila përmban disa paketa cigaresh, çakmakë, çamçakëza, fazoleta dhe kroasanë, prej ditësh e ka fshehur pas kabinës së vjetër të telefonit. Edhe pse tezga e tij zë më pak se 1 metër katrorë hapësirë, prej 2 javësh Policia Bashkiake ka paralajmëruar Zenel Akcanin për të hequr sendet e tij. Prej 15 vitesh, çdo ditë në orën 6 të mëngjesit vjen pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” për të siguruar bukën dhe ushqimet e përditshme. Duke folur për televizionin “Tema”, shitësi ambulant shprehet i shqetësuar për aksionin që ka ndërrmarë bashkia kundër evazionit fiskal
“Na kanë lajmëruar, nuk kam pse e mohoj, por nuk kam ku të shkoj, sikur edhe një punë me 200 mijë lekë (të vjetra) të gjej, iki dhe sot. Por duke qënë se unë nuk po prish ndonjë punë, i kam lënë aty, as trotuarin nuk e kam zënë. Sikur edhe taksa të paguaj, sa t`a vendos bashkia unë jam i gatshëm. Nuk kam asnjë të ardhme tjetër” tha Akcanaj.
Edhe kur temperaturat kanë arritur maksimumin me 40 gradë, edhe kur dimri është treguar mjaft i acartë me temperatura disa gradë nën zero, Zeneli tregon se çdo ditë është i detyruar të dalë në trotuar për të mbuluar shpenzimet e ditës. Ndërkohë shprehet i gadshëm për të paguar taksat, nëse bashkia e lejon të vijojë aktivitetin.
“Kam ndenjur gjithë verës, temperaturat 40 gradë, kam dalë edhe gjatë dimrit në shi, dëborë dhe breshër. Duket sikur po e ekzagjeroj por po të ngre bluzën do shikoni që jam me breza, sepse më ka hyrë romatizma në kockë. Në dimër kam veshur dy-tre bluza, çorape leshi. U torturuam, plus edhe me njerzit jo s`kam kaq, jo s`kam lekë të të jap. Nuk e imagjinoni dot çfarë stresi është. Megjithatë ishallah po na lënë, të paguajmë një farë takse. Shteti është i frikshëm” shprehet Zenel Akcanaj.
Aksioni i Bashkisë së Tiranës kundër informalitetit fillimisht ka nisur ndaj shitësve të cigareve, të cilët të shtyrë nga kushtet ekonomike zënë çdo ditë trotuaret me shpresën se do të nxjerrin ushqimet e ditës. Disa prej tyre i janë frikësar paralajmërimeve dhe prej ditësh i kanë dorzuar hapësirat publike në shërbim të qytetarëve. Edhe pse ditë e hënë, “Rruga e Elbasanit”, e njohur si një zonë problematike për aktivitetin e shitësve ambulantë, tashmë është çliruar nga sendet dhe nga rrëmuja që dashur padashur shkaktonin tregëtarët. Edhe ata pak prej tyre që kanë rezistuar, të fshehur në ndonjë cep, nuk dëshirojnë të flasin para kamerave, por e konsiderojnë aksionin e Bashkisë si një luftë më shtresën e varfër.
– See more at: http://www.tematv.al/video/tfolz2alu78adi7#sthash.k7KfAEVj.dpuf
Pikerisht o Zenel, nuk duhet te punosh per 500 lek dhe te te shkoje reumatizma ne kocek…nuk eshte kjo prespektiva qe duhet te kete nje person. Ti duhet te shkosh te gjesh pune, se per 500 dita e gjen kudo por jo…ne shqiptaret na pelqen te jemi biznesmen dhe manaxhera…
Po ku ta gjej sepse ai thotë edhe punë me 200 mijë lekë të vjetra të ketë do të shkoj.Është Shqipëria pa të ardhme, që rrit ekonominë e të pasurve dhe të varfërit varfërohen më shumë, na rroftë Europa kur ka njerëz që akoma vuajnë për bukë.
Kaq mesuan qe kapitalizmi eshte lufte e klasave te pasura me te varferit ne filozofine m-l. Asgje nuk dine nga te drejtat e njerit le te ndjejne keta nxenes te se keqes kriminale antinjerezore. Demokracia do vije nese e kerkojme por me gomare nuk shetit as Europa as bota edhe Nasradini e lidhte gomarin dhe ecte te pakten ne kembe.
Kaq mesuan qe kapitalizmi eshte lufte e klasave te pasura me te varferit ne filozofine m-l. Asgje nuk dine nga te drejtat e njerit le te ndjejne keta nxenes te se keqes kriminale antinjerezore. Demokracia do vije nese e kerkojme por me gomare nuk shetitet as Europa as bota edhe Nasradini e lidhte gomarin dhe ecte te pakten ne kembe.
Ku e ka kerkuar punen ky aty duke shitur cigare? Apo po pret ndonje pseudo mik ti gjeje pune? Sikur qeset me plehra te pallatiti te hedhesh komshinjte do te te japin 500 lek ne dite;)
kush komshi ti jep?Ai qe e ehedh plehrat nga ballkoni.
Po pse nuk e fillon aksionin nga bizneset e medha po e fillon nga keta fukarenj?
Njeriu duhet te kete te drejte te zgjedhe vete si te jetoje edhe si te mbaje familjen. Te gjithe bizneset me permasa te tilla nuk duhen taksuar. Veprimi i shtetit shqiptar ndaj ketyre kategorive eshte abuzim, eshte molestie, eshte nje veprim i shemtuar – aq me pak i majte.
Po pse biznes e quhan ti te shesesh cigare ne rruge? Ky eshte koncepti i gabuar tek ne…cdo budallallik e quajme biznes…
Jane keta “ambulantet e varfer” qe jetojne ne vila luksoze ne perfieri ose ne qender te Tiranes dhe nga ana tjeter mbjellin pisllek dhe mungese rregulli ne Kryeqytet dhe ne mbare Shqiperine. Keta duhen ndershkuar te paret se keta jane ata kasapet e vegjel qe prishin rendin dhe rregullin ne tirane dghe ne shqiperi. U htone ambulante te varfer por tu shohesh shtepiat jane vila qe shume kush do ti enderronte.
Keta “ambulantet e varfer” te vegjel si dhe te gjithe ata syleshe qe i perkrahin ose marrin ne mbrojtje qe pengojne qe Shqiperia te behet dhe te vendoset rregulli per te gjithe dhe gjithkund.
Nga zbatimi i ligjit nuk duhet te perjashtohet ASKUSH.
Mu mbushen syte me lote. Ata qe zoterojne naften padrejtesisht, mineralet, portet, aeroportet, lojrat e fatit, hidrocantralet, biznezet e cigareve, pijeve, jam i sigurte qe genjejne me shifrat dhe nuk paguajne taksat.
As edi rama qe e betonoj tiranen dhe i fsheh parate e pista nen amballazhin e tre mije eurove nuk ka paguar taksa.
Hipokrizi dhe poshtersi.
Cfare takse i kerkohet ketij te papuni? Qeveria i detyrohet ketij se i mbylli punen ku ishte.
Poshtersia nuk ka fund
bravo shteti, ky eshte biznesi i duhur qe duhet kapur, me keto para qe do ja “milni” ketij hallexhiu do beni cudine, do jetojme si ne evrope. perpara rilindja se po perendoni dhe skeni vjedhur mjaftueshem per 7 breza. plera moderne veshur me kollare.
Analfabete.
GATISHMËRI f.
1. Të qenët i gatshëm dhe i përgatitur për t’iu përgjigjur menjëherë një thirrjeje ose për të kryer një detyrë. Gatishmëria luftarake e ushtarëve. Gatishmëria e masave.
Tregoj gatishmëri. Shfaq (shpreh) gatishmërinë. Kërkon (lyp) gatishmëri.
2. Gjendje e diçkaje që është gati për punë ose për t’u vënë në veprim; shkalla e kësaj gjendjeje (për mjete etj.). Gatishmëria teknike. Gatishmëria e mjeteve.
Shkalla e gatishmërisë. Vë (mbaj) në gatishmëri. E ka mitralozin në gatishmëri.
REUMATIZËM m. mjek.
Sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizëm i fortë (i rëndë). Reumatizëm në gju (në kyçe). Vuan nga reumatizmi.
Shiko thelbin e lajmit dhe mos u merr më me cilësinë e gazetarisë në Shqipëri se ajo dihet.
Gazetari leshi.Shkrime pa asnje vlere. Problemi i informalitetit nuk eshte ky. Mbi 30% e biznesit nuk ka asnje leter, nuk paguan asgje as tatime as sigurime shoqerore. Biznesi i regjistruar 20 deri ne 70% te aktivitetit e ka infarmal. Nuk deklaron xhiron, nuk regjistron punonjesit, paguan 20 deri 70% me pak detyrimet qe ka. Evazion fiskal bejne bizneseset e medha me bilancet ,tatimet, doganat, koncensionet e tjera.Strukturat e shtetit si tatimet, dganat, inspektoriatet jane pjese e ketij informaliteti duke perfituar direkt. Kjo gazetari nuk ka aftesi te merret me keto fenomene dhe na paraqet nje ambulant dhe na tregon perralla.
Po pra nje cope vend ze ky tipi dhe taksa nuk pagu, dhe trotuarin e ze dhe per te fitu nuk fiton gje. IK ore mik e puno, u bete te gjithe shitesa ju.
Informaliteti nuk duhet te ekzistoje ne nje vend demokratik.
Ka ikur koha tani se jam tirons i vjeter dhe zere trotuarin me gjith lulishte dhe me kova e stola te vjeter asfaltin e shtetit para tezges.Fallsifiko dokumnta e beju “pronar” dhe shiti ose bej pallate.
Qenkerka kollaj kjo per te rritur femijte, del ne rruge me nje tavoline perpara dhe do te rrisesh femijte. Jo ore mik duhet pune krahu e forte, pune profesionale ose intelektuale ose ne bujqesi gjithe vitin, blektori ose emigracion. Dembelizmi ka zene rrenje ne kete vend.
Edhe gazeta na i jep te drejte duke e marre si rast meshire.
Zoterinje duhet ligj, rregull, pune qe te behet ky vend. Jo me rrumpalle duke vjedhur, fallsifikuar, mos paguaj drita e as uje, as taksa e asgje dhe jam “demokrat”, jam “i persekutuar” jam….Duam ligj, pune drejtesi qe te stabilizohet ky vend.
Po sikur 1 000 000 banoret e Tiranes te zinin nga nje meter katror ne trotuar do ishe i kenaqur ti “shqip”? Po qe keta ambulantet e leshit e shesin mallin 20 leke me shtrenjte se dyqanet qe punojne me fatura e di ti apo jo? Po qe kta ambulantet ulen e shesin ne trotuar mu perpara dyqaneve qe paguajne taksa dhe qera, duke bere konkurence te pandershme , te duket normale kjo? Ne fund te fundit nje pjese e mire e ambulanteve nuk jane nga Tirana por te ardhur nga rrethet , keshtu qe shume mire mund te kthehen andej nga kane ardhur dhe te behen shites ne vendin e tyre. Sepse keshtu si ka ardhur puna trotuaret e Tiranes qenkan bere vetem per ambulantet, per tavolinat e lokaleve , per te parkuar makinat,qytetaret mund te kalojne edhe ne rruge nuk kane nevoje per trotuare. Besoj se nuk eshte ky koncepti qe duhet te kemi per kryeqytetin qe ka kaluar halle edhe me te medha por nuk ka qene kurre kaq i shemtuar sa tani.
Ke të drejtë për të gjitha këto, tani si i bëhet ti lëmë të vdesin për bukë? Dhe këtë me dyqanet e kemi parë se sa kupona tatimorë presin. Në rregull le të rregullohet Tirana ashtu siç duhet por jo rregullo një problem dhe hap shumë të tjerë.
Ka mënyra të tjera për të shitur pa stacionim
Keta jane burra dembela qe rrine ne rruge me shume per te parre femra se per te fituar ,Si vjen turp goxha burre rri rrugeve . Nuk me vjen keq farre te shkoje ne tregje te punoje .-. Ju lutem shtrieni kete aksion ne gjithe Tiranen
Te shkosh ku te duash se ju varfanjaket e sollet ne pushtet rilindjen,po nuk te pelqen skllaveria duhet te mesohesh, se keshtu kane bere te gjithe, te nje miljonet qe votuan, se menduan se do tu sillte parajsen rilindja , por ne fakt u solli varferine, do ta kujtoni kohen e saliut, por harrojeni ate se komunistat do tu sekuestrojne dhe shtepite po nuk paguat faturat e energjise elektrike ne kohen e caktuar, mos flisni neper kafane kunder tyre se kane riaktivizuar brezine e spiunave te eterve te tyre per t’ju pergjuar, burdallenje se i harruat shume shpejte tallonat e buken e misrit te komunistave, duke i sjelle vrasesit tuaj ne pushtet per nje these me miell.
Mos kujtoni se nuk o dinë njerëzit së si bizneset e mëdhenj tallin bythën më Ramen dhe ministrat e Rames, se bëjnë cfare të duan dhe skane ctju bëjnë.
Vari Karin këtij vendi.
Me iku truri para ca ditësh pashe së si në 2014 ishin ndërtua disa pallate në plazh Durrës nga 15 kate në vijë të parë me detin. A nuk është tmerr kjo… Po ik ore, ose gjejuni pune njerëzve ose jepuni asistencë të mjaftueshme për të jetuar, ose lërini të bëjnë cte kenë mundësi pra.
kuptohet qe eshte nje rreth vicioz.
Shteti nuk behet pa taksa dhe varferia nuk zhduket pa shtet.
Ky buri shet pa paguar taksa dhe dikush tjeter paguan taksat dhe nuk shet se ky shet me lire.ky i ka cmimet pa 20% e taksave , pa % e sigurimeve shoqerore , pa % e sigurimeve shendetsore, pa % e korentit qe harzhon, pa % e takses qe do bashkia per pastrimin e rruges ku ky shet dhe natyrishht tregtia e tij dhe ndot, pa…., pa…… , pa…… .
Ky a e do policin ta ndihmoi kur dikush i prish biznesin ose e shqetson ne familje?Po kush e paguan policin? Ai tjetri i regullti qe ky i mori me hile punen.
Ky e do doktorin per vete dhe familjen kur semuret? Por dhe doktorin e paguan ai qe ky i vodhi dhe shkatroi biznesin.
Cuditerisht keto masat e reja nisin dhe perfundojne se zbatuari tek shtresa e varfer e popullsise….e ajo e pasura gjithmone e “kulluar”..ndersa shtrese te mesme nuk kemi!
Nga e dini ju se bizneset e medha do te shpetojne nga kjo qe do filloje neser me 1 shtator per te zhdukur informalitetin 23 vjecar? Keshtu lehet si qent e zgjebosur dhe per dritat, por i paguajne nje me nje tani bizneset e institucionet qe nuk paguanin para dy vjetesh se ishin ne pushtet.
Turp per gjykimin tuaj. Kinse do te tregoni mencuri. Per 8 vjet rrumpalle. Teni qe luftohet kundershtoni. Kuptoni c’ po beni e c’ thoni? Me aksion me goditje te perqendruar si dikur para 90-tes bertisnin per kasat sa shisnin ndonje dore qe binte ndonje minister nga jasht dhe , kur mbaronte shitja e tyre, shkriheshin si flluske sapuni.
Le te mos zene trotuaret e te shohin kembet e grave, por te kthehen nga kane ardhur, te punojne token, te mbane nje lop, pula, ashtu sic kane bere te paret, nder shekuj.
Nje pronar beri lajmerim ne gazeten Celesi se donte nje punetor. Ne mengjes tek dera e ndermarjes ishin 50 veta. -Ou sa paski ardhur, por une vetem nje me duhet. Hajde ti i tha njerit. Ai qe iu drejtua tha: “Po ky ku me gjeti mua”.
Keshtu , perafersisht me ndodhi. E futa nje nga Gramshi ne pune. Qendroi 5 dite e kerkoi 3 dite leje te shihte babain e semure ne fshat. Iku. U kthye pas 25 ditesh. Sigurisht qe e zvendesova. I dhash leket per 5 dite.
Ai nuk shkonte ne fshat, por familjarisht jetonte posht nje ure ne Tirane. Pronari i shtepise e kish nxjerre perjashta se s’ kish paguar qerane. E kuptoni dalldine e madhe qe ka perfshire kete popull?
Prej tij mesova se Vladimiri i konvertuar ne Spiro, kish ca lek kur u kthye nga Greqia dhe hopa ne Tirane. Parat ia mori shpejt qeraja dhe flinte posht ures, qe mire o ishte te vinte ne fshat e te jetonte me djerse per bukuri…
S’ e kam pare me , ndoshta ka ikur ne fshat sic i thashe miqesisht ne biseden e fundit…
ZENEL; Duhet te jesh i gezuar se Partia jote po te prete buken e perditeshme. Zenel sa here Partia te ka bere thirrje per ta votuar ,ti e votove. Tani partia kerkon nga ty dhe familja qe te mos hani buke. Zenel mos ja beje fjalen dy Partise.
Secili komenton sipas mendjes se vete,por kurre nuk arrin ne nje llogjike te pranueshme. Ore u mesuan njerezit te bejen si te dojne. Nese duam shtet keshtu fillon pak e nga pak. Do te kete te pakenaqur absolutisht por duhet te mesohemi me rregullat e jetes qe per fat te keq na mungojne. Prandaj le tilem personat ne ngarkim te bejne detyren dhe te m esohemi me ligjet , normat e nje shteti demokratik. Mjaft me sentimentalizma pasi nuk ecet para. me vjen keq per Zenelin ne fjale, por ka me mijera Zenela ne mbare Shqiperine te cilet duhet ta dine qe koha e remujes ka mbaruar. Femijet e Zenelit do te jetojne me mire nje dite. Le te punojme s ebashku per nje Shqiperi ashtu si e enderojme.
Ozenel
Coste qe e shite voten 10 Mije leke
Psstaj krheministri e tha
Ketu ska sindikata
Me ke do besh sindikate
Me keta grevthyesit me lart.
Nje kryetar sundikate para ca kohesh
U shpreh i kenaqur se ishin bere pale me qeverine.
Me te vertete qe eshte per te ardhur keq per shitesit ambulant. Qeveria duhet te dalloje midis tregtareve te suksesshem dhe atyre qe bejne fitim sa per nje kothere buke.
Edi Rama le te taksoje Zenin dhe Argiten ne fillim pastaj te merret me taksimin e shtreses me te varfer!
Turp e faqja e zeze! Nuk duhet denuar individi por sistemi i korruptuar. Qeveria duhet te kompensoje ata qe kane te ardhura minimume dhe jo t’i taksoje.
Jepuni shitesve ambulante te pakten nje vit kohe qe te gjejne nje menyre tjeter te jetuari ose bashkia te jete pergjegjese pe t’i punesuar.
vajta te bleja ca gjethe rrushi tek tregu dhe ishte nje none qe i shiste. ajo bente ne dite 200- 500 leke te vjetra me ato pak tufa qe kishte. cfare takse eshte ne gjendje te paguaje ajo?
Mbyllni njehere pusetat pastaj meruni me tregetaret