"80 euro nata për hotel dhe çmime sipas qejfit" - Çuditë e vlonjatëve me turistët e huaj

29 Gusht 2015, 09:15Sociale TEMA

Turisti nga Holanda: “Ne u ulëm për të konsumuar një darkë të thjeshtë, por mbetëm të habitur nga mënyra sesi na trajtoi kamerieri, i cili u mundua të na shiste çdo gjë që donte ai. Në këtë vend nuk gjen meny. Kamerieri ju thotë çfarë pjatash përgatiten dhe në fund përballeni me një faturë me çmime surprizë”…

Vlora është një destinacion që tërheq vëmendjen e turistëve të huaj për natyrën, detin e pastër dhe ushqimin, por pika më e dobët mbetet shërbimi, komunikimi i burimeve njerëzore.

Një turist nga Britania shkruante kështu në komentin e tij në TripAdvisor për një nga hotelet përgjatë bregdetit të Vlorës:

E gjeta hotelin teksa udhëtoja me familjen nga Tirana në Vlorë.

U impresionova nga pamja që kishte ndaj vendosa të qëndroja katër ditë.

Natën e parë konstatova se ishte shumë zhurmë.

Mund të dëgjoje edhe muzikën që vinte çdo makinë që kalonte aty pranë.

Na u desh të mbanim derën e ballkonit hapur, sepse ajri i kondicionuar nuk punonte.

Kemi një fëmijë të vogël dyvjeçar dhe mund ta imagjinoni se çfarë tmerri ishte.

Mëngjesi na u servir i ftohtë.

Në kthim i kërkuam stafit që të rregullonte kondicionerin dhe teksa u kthyem në dhomë gjetëm dyshekun e lagur nga uji, i kërkova që ta ndërronin menjëherë.

Pronari i hotelit na kërkoi të paguanim për dënimin pasi e kishim lënë kondicionerin hapur.

Por, ajo që na mërziti më shumë ishte fakti se ai donte që ne të paguanim 20 euro pasi bëmë daljen nga dhoma me dy orë vonesë.

Ishte e pabesueshme.

Bëmë gati valixhet dhe ikëm nga hoteli.

Gjetëm një tjetër me çmime më të arsyeshme dhe shumë herë më të mirë.

Njerëzit punojnë fort për disa ditë pushime dhe nuk meritojnë të trajtohen kështu.

E meqë ra fjala, në atë hotel nata ishte 80 euro”.

Ndërsa për një nga hotelet më të njohur të zonës mes Ujit të Ftohtë dhe Radhimës, komenti i një turisti danez ishte i tillë:

Hoteli gjendet mbi shkëmbinj dhe pamja nga dhoma ishte fantastike.

Një vend romantik ku mbizotëronte qetësia, pasi zhurmat armotizoheshin nga shkëmbinjtë. Stafi ishte miqësor dhe i mirëtrajnuar.

Mëngjesi ishte i bollshëm dhe dhoma e pastër.

Krevati madje ishte më komod edhe sesa ai që kam në shtëpi.

Ky nuk është hoteli i vetëm që pëlqej në Shqipëri, por nëse standardet janë të tilla, atëherë vendi ka një të ardhme të sigurt si një destiancion historik”.

Për një tjetër hotel, një turist italian do të rendiste avantazhet dhe dizavantazhet. Aspektet pozitive, sipas tij, kishin të bënin me faktin se hoteli gjendej shumë afër detit, stafi fliste mirë anglisht, çmimet ishin të arsyeshme dhe shezlongët falas. Pjesa negative kishte të bënte me mosfunksionimin e kondicionerit, stafi nuk mori masa për ta rregulluar situatën deri sa ata i kërkuan guidës turistike që të ndërhynte.

Ushqimi. Të huajt duket se e dashurojnë ushqimin shqiptar veçanërisht atë të detit, për freskinë, por edhe për çmimet e favorshme që i krahasojnë me vende të tjera në Europë.

Një turist nga Mali (Bamako), shtet në Afrikë e konsideroi ushqimin në bregdetin shqiptar edhe më të mirë se ai i provuar në Itali.

Ne kemi udhëtuar për vite me radhë përgjatë Italisë, por nuk kemi ngrënë në ndonjë vend ushqim më të mirë.

Çmimet ishin mjaft të arsyeshme”.

Ndërsa një turiste nga Turkmenistani komentin e saj e kishte përqendruar te mungesa e sinjalistikës dhe tabela orientuese:

Fotot më ndihmuan më shumë sesa lokaliteti, emri i rrugës.

Më vonë mësova se kjo vlente për një pjesë të madhe të destinacioneve në Vlorë”.

Mjaft i këndshëm ishte edhe komenti i një turisti parisien për të njëjtin restorant:

Ne u gjendëm në këtë restorant pasi pamë që kishte shumë njerëz, ndërsa të tjerët ishin bosh.

Ia kaluam shumë mirë. Patëm fatin të na shërbente një djalë i cili fliste mjaft mirë anglisht dhe na trajtoi si mbretër”.

Himara, ku kamerieri “zgjedh” për klientët

Në Himarë, pjesa më e madhe e njësive akomoduese janë të tipit “B&B”, ndërsa hotelet vuajnë shërbimin e dobët. Të huajt që zgjedhin të vizitojnë këtë destinacion mbeten të mrekulluar nga natyra, por të zhgënjyer nga çmimet dhe komunikimi.

Për një nga resortet më të njohura në këtë qytet, një turist nga Holanda shkruan në TripAdvisor:

Ne u ulëm për të konsumuar një darkë të thjeshtë, por mbetëm të habitur nga mënyra sesi na trajtoi kamerieri, i cili u mundua të na shiste çdo gjë që donte ai.

Në këtë vend nuk gjen meny.

Kamerieri ju thotë çfarë pjatash përgatiten dhe në fund përballeni me një faturë me çmime surprizë.

Por, nuk mbaron me kaq, pasi ju keni zgjedhur pjatën që do të konsumoni, kamerieri do t’ju sjellë një tërësisht të ndryshme.

E njëjta gjë ndodh edhe me verën.

Ju zgjidhni një shishe, ndërsa në tavolinë ju sjellin një tjetër me çmim edhe më të lartë.

Shërbimi është skandaloz, por buzëqeshja nuk do të mungojë.

Mbi të gjitha kjo ndodh në Dhërmi”.

Ndërsa një turist anglez shkruan kështu për qëndrimin e tij në të njëjtin hotel:

Vendndodhja është e mrekullueshme.

Dhomat janë të përshtatshme për një familje të vetme apo edhe më shumë, pra ka të përmasave të ndryshme.

Tek të gjitha funksionon sistemi i ajrit të kondicionuar, por problem mbeten mushkonjat.

Aspekti tjetër negativ ka të bëjë me një element tërësisht shqiptar, dushin, i cili nuk ka as perde dhe as xham, kjo bën që ambienti të jetë gjithmonë me lagështirë”.

Të huajt rekomandojnë Dhërmiun për ushqimin, sepse në Himarë çmimet janë shumë të shtrenjta dhe shërbimi i varfër. Një turist finlandez shkruan:

Plazhet janë të pastra, uji si kristal dhe shezlongët të këndshëm dhe komodë. Gjatë gushtit, muzika nga lokalet e natës është e lartë dhe mund të jetë e vështirë të gjeni pak qetësi gjatë këtyre orëve”.

Ndërsa një tjetër nga Bosnja konstaton se stafet nuk janë miqësorë dhe ndihmës.

U ndiem të trajtuar jo mirë.

Ndoshta e gjithë kjo mund të ishte e pranueshme për një çmim më të ulët, por për 80 euro në natë është e papranueshme.

Gjithashtu duhet të paguhet shtesë për aksesin në plazh, por edhe për kafenë në mëngjes.

Vendi ka shumë potencial, pasi natyra është magjike dhe uji i pastër kristal, por shërbimi duhet të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme”.

Monitor

41 komente në ““80 euro nata për hotel dhe çmime sipas qejfit” – Çuditë e vlonjatëve me turistët e huaj”

  1. tirana e re says:

    Artikull i kendshem informativ per ato tashme i dime por duhet te shkojne ne vesh te atij qe drejton turizmin, gjithesesi vlora ka bere perpara se ta mendosh ne cfare niveli kane qene duket lule…:)

    1. Dreni says:

      Ku din qfare esht turizmi narkomanet e narkodileret,

      1. ledioni says:

        qetesohuni.ju vajti mire se jetuat ne mes te natyres.Ne vendet tuaja 80e€ ben nje krevat ne nje dhome 2 per 2,prandaj mos hani mute shume dhe vleresoni vendin ushqimin dhe njerezit.Mos harroni si na keni trajtuar dhe si vazhdoni te na trajtoni(shimjet qe zbrein nga pemet jane te trajtuara me mire).keshtu qe rrini urte se ju ka vajtur shume mire.ne Greqi nga qejfi i madhe thyejne pjatat,…ne shqiperi kemi stilin tone,si e keni shpjeguar me siper,ne spanje vrasin demat,ne greqi thyejne pjatat,ne itali te bejne furca,ne angli bejne grushta..ne shqiperi jemi gatuar ne kete menyre.Prandaj mos na cani mender bythen dhe gezoni natyren.

    2. Dreni says:

      munde te them se jam kosovari qe ka pas me shum kontakte me shqiptare te shqiperis se gjdokush tjeter, Por ende deri sot nuk kam takuar shqiptare te shqiperis nje te rregullte qe ben pune dhe jete normale, te gjithe narkomana e narkodilera, edhe ata politikanet gazetaret biznesmenet e te gjithe ata qe quhen elita ne shqiperi e qe kan qen ne evrope te gjithe kan qen narkoman e narkodiler

      1. Toni KS says:

        Sigurisht nuk i ke takuar gjithe shqiptaret e Shqiperise.

  2. alti says:

    Ministri Ahmetaj qe di te bej vetem show ,duhet te nis kontrolle nga ministria , dhe ne baze ter denoncimeve te turisteve te huaj ,te bej penalitete ,me gjoba te renda ose mbyllje aktiv iteti ,per keta bisnesmene hotelesh qe sillen si kafshe. Sot bota mundohet te jete perfekte me te gjitha kerkesat e turisteve ,qe te kene pune te vazhdueshme ,dhe jo te rrjepin turistet , te cilet ne vendet e tyre , do flasin keq per turizmin tone. Dhuraten e natyres me plazhe dhe terrene te mrekullueshme ,ne e prishim me keta hotelexhi zagar qe duan te nxjerrin parate e investimit per dy vjet duke vene cmime si ne Florida .Ta kini te qarte se po u krijua imazhi i keq , nuk vjen turiste me ne hotele ,ku disa sherbejne sikur i kane zboriste dhe jo turiste ,duke i sherbyer me menu qe i imponon hoteli .

    1. Lili says:

      Nu ka nevoje:komentet neper bote lexohen per cdo hôtel qe ke zgedhur si mundesi buntje edhe qytetaret vete marrin mend nga pervoja e te tjereve e nuk shkoje me atje!Do te shite ky hôtel sa prenotome nga jashte do kete!

  3. illyrians says:

    Nuk jane shqypot per turisem, shqypot jane per te ndejtur lokaleve dhe te merren me llafe…

  4. Nje shqiptar says:

    Ne turizem te trajtosh klientin si nje objekt per ta rrjepur eshte demi apo krimi me i madh qe i behet sektorit turistik ne Shqiperi. Klienti duhet trajtuar si “MIK shume i rendesishem” qe ka marre mundimin te vije te lokali yt. Shteti duhet te vej dore sa me shpejt mbi keta grabites qe largojne turistet nga Shqiperia. Ne zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem dhe me te ardhura te larta duhet te marrin pjese dhe te kryejne detyren qe te gjithe njerezit: guzhinieri, kamarieri, taksisti, pronari, shoferi, polici, punetoret e pastrimit etj. etj.

  5. GMT says:

    Me rastisi t’i bëja një vizitë bregdetit shqiptar dhe si destinacion përzgjodha Shën Gjinin për ta konsumuar një fundjavë.U tmerrova jo nga mungesa e luksit por nga fodullëku i kamarierëve dhe puntorëve që mbanin resortin “Rafaelo”.Personeli të fuste frikën;ato surrate kriminelësh që të shikonin me urrejtje kur bëje porosinë.Nga kurreshtja vendosa një natë ta vizitoj njërin nga restoranet e njohura të kësaj zone që të bindem se mos vallë ishte rastësi ajo që përjetova në hotelin ku isha akomoduar.Këtu më e keqja;garsone ishin dy goca të reja të paedukata të cilat ishin arrogante dhe cilësia e shërbimit ishte zero.Më habit fakti se një numër i madh i atyre që kanë hapur restorane kanë punuar në Greqi dhe si nuk kanë mësuar mirësjelljen me konsumatorin dhe si nuk kanë kuptuar se ai është mbret.Pjesën tjetër të pushimit e kalova në Turqi dhe çfarë t’ju them përveçse që jam magjepsur me edukatën,dashamirësinë dhe konsideratën që kanë për vizitorin.

    1. Iliri says:

      Fatkeqesisht , po shume e vertet.

  6. vorribomsi says:

    Qeni mbetet qen sado te madhe t’ja hedhesh kocken!

  7. razo says:

    Nje hotel dhe nje kamarier ne Himare apo Dhermi nuk do te thote qe vlonjatet e kane fajin. Pse nuk shkruani ju cudirat e himarioteve por thoni vlonjateve? Ne fakt ne Vlore sherbimi eshte shume here me i mire se ne cdo qytet tjeter ne Shqiperi. Nuk jemi me ne vitet 90. Ne Vlore gjen hotele nga 30 euro nata e deri ne 50-60 euro por jo me shume. Nuk mund te kenaqen te gjithe turistat te huaj qe me 30 euro nata kerkojne hotele me 5 yje dhe trajtim VIP qe ne vendet e tyre shkon 200-300 euro nata.

    1. Iliri says:

      O Razo po shqipetare jemi dhe ne , po cka nuk eshte ne rregull nuk eshte. Nje e vertet e madhe sherbimi eshte katastrof ( duke perjashtuar nje perqindje te vogel), sjellja e kamarierve eshte katastrof sillen ashtu sikur gjerat te jen gratis aty!!!!!!!!!

  8. tomsojeri says:

    Reflektoni o Himariot se po u del boja !Mos mendoni vetem per sot, e neser c.q.t. se do jet shum von !Habitem me kta pronar hotelesh e restorantesh qe ju paska mar koka er e po duan ti ven kazmen turizmit !Bejani izmetin or kapadaij bregu se as tronguj nuk prodhoni dot e faljuni Zotit per natyr e det qe ju dha !Mos hani si ariu se shpejt do ngeleni me gisht ne goj e ju roft krip e detit pastaj ! Nuk esht her e par qe lexoj ankesa per cmime e sherbime e ndaj po mar mundimin ti shkruaj kto rjeshta …….

  9. freeee says:

    Me lire ne Portugali se ne Shqiperi 50euro darka per 4 veta kurse te ne te shkosh ne restorant eshte stres me vete.

  10. perkthyesi says:

    Ne se vertete nuk jane te atij standardi, pronaret te jene te sigurte qe turistet as nuk do u hedhin me syte atyre hoteleve, e jo te akomodohen aty. Pastaj, pronareve u ngelet ti bien kokes me grusht!

  11. Kol Tivari says:

    Pse budallenj janë shqiptarët (jo të pasurit), që ikin “nga sytë-këmbët” dhe bëjnë pushime nga Turqia, Greqia e deri në Spanjë, por jo në Shqipëri…???!!!

  12. filani says:

    Pordhe turistash se asnjehere nuk kenaqen. Ja une jam ne qender te Moskes ne hotel me 4 yje (shume klas), dhe dushi eshte pa xham dhe perde por banjua eshte e madhe dhe komode. Cfare ka ketu per cudi? Nese lagesh si njeri dhe jo si elefant, je ne rregull. Kurse ai idioti qe ankohet pse i kane kerkuar 20 euro per 2 ore vonese per checkout, I paska shkuar mire dhe aq. 99% e hoteleve aplikojne nje gje te tille sepse pastruestet paguhen me orar dhe jo kur ti teket trapi turistit. Ndryshe paguan haraç.

    Hajt pirdhuni, e lerini komentet e kota se asnjeri nuk gjen derman.

  13. Gert Lisi says:

    Sherbimi dhe industria e turizmit dhe mikepritjes jane shpreheje e kultures se nje kombi.ku sherbimi i keq dhe sherbetoret jo profesioniste mbeten pa kliente dhe pa pune ne shume vende te evropes,se sot teknollogjia ta mbyll bisnezin me disa komente.po ne shqiperi eshte haruar fjala me fal,te lutem dhe gjithe vroma e te rinjeve te lindur pas 90 jane njerezit me te piste dhe me te pa edukuar qe kam pare.hiqen dikushi por jane askushi.une punoje 26 vite ne kete industri dhe punoj nga greqia ne angli ne vancouver,ne australi,ne prage,amsterdam,barcelone,madrid,ibiza,malaga,belfast,dhe sot ne dublin.nje gje kam kuptuar,qe ne kete pune je te sherbesh te tjeret,po nuk e ben dot mos i hyj.njerezit nuk jane injorante,ne fund te sherbimit vjen edhe shperblimi ku cdo njeri te le pas nje sherbimi perfekt.robat demode dhe kamarieret pordhace nuk te zhvillojne bisnezin.une kam paguar 5mije sterlina per te mbaruar akademine mbreterore per BUTLER,apo ne shqip sherbetor personal,dhe mesova gjithcka ne akademi per 4 jave dhe mora dipllome dhe me hapi shume shtigje ne jete.ne shqiperi fatkeqesisht shumica e bisnezeve punesojne familje si ne gatim ashtu edhe ne sherbim dhe kjo eshte fatale.kur kamarieri ndihet me i rendesishem se klienti,aty eshte problemi i sherbimit,pra sjellja,une i di te gjitha une vendos ti je askushi.edi rama duhet te vendose ne turizem shqiptaret qe kane dhjetera vite jashte te krijone nje strukture sherbimi dhe kurse se si trajtohet klienti,perndryshe do jemi bote e trete akoma me cmime si ne perendim e sherbim si ne bangladesh.nje turist i huaj eshte nje ambasador,qe eksperiencen e tij do ta ndaj me gjithe familjen kur shkon pas,me gjithe koleget,miqte,dhe median e forte te internetit,dhe po ka ankesa,ato nuk jane thjesht nje ankim,por nje hezitim i mijera te tjereve per te na vizituar si shtet.pra mendoni mire kur sherbeni nje te huaj,juve fizikisht nuk do ta shikoni me,por prania e tij ne media dhe internet do ju ndjeke gjithmone per keq ,fale kamarierit pordhac dhe jo profesional,qe e ben punen duke qare dhe pa asnje dije se cfare eshte motoja e punes qe ben.ne pergjithesi ballkani ka probleme me sherbimin,edhe italia njesoj,sa me ne veri aq me shume respektohet paraja e tjetrit dhe bashke me te mbushen dhe arkat qe paguhemi te gjithe,e kur puna vleresohet,athere bakshishi eshte dy here me i larte se dita e punes.pra tregohuni te zgjuar dhe mos u ndieni sikur juve jeni qendra e botes.shqiperia as prodhon gje as ka teknollogji.te pakten njerezit te nxjerrin jetesen nga turizmi,por jo te shikojne vetem sot,se athere e nesermja mund te mos sjelle me njerez apo te sjelle shume me pak.e vizitoj shqiperine shpesh dhe kurre nuk kam pire nje kafe te prokopise ne asnje kafene,por mini kafe dhe ambiente shume ne ekstrem nga dekorimi apo fare kot.kulturaeshte harruar ne shqiperi dhe kultura eshte gje e madhe,perplasesh me dike pa dashje ne londer dhe me kerkon flaje apo i kerkoj une,ne shqiperi mire qe te shtyjne por duan dhe te te rrahin nga nje gjest fare pa qellim.reflektoni o njerez dhe shikoni jeten pak me dashuri,jo cdo njeri eshte per te ja u futur apo per te ju bere ajnshtajnin,kur une paguaj dua te ha ate qe dua une jo ate qe done ti.

  14. faro says:

    Me nje fjale, shqiptaret mjafton te mesojne nga njeri-tjetri, per te arritur edhe standardet.
    Ushqimi, natyra, pergjithesisht pelqehen shume. Hileqareve u jepet qarte opsioni i vetem :
    O vazhdoni me hile e arrogance dhe perfundoni me ” sukses ” ne falimentim,
    O vazhdoni me standarde, me buzeqeshje e behuni absolutisht te besueshem nga klientet, per te shtuar suksesin e pervitshem

  15. Spartaku says:

    E ku e gjeti kulturen vlonjati.Ai prejardhjen e tij e ka nga çobanet me dhi malev,bridhte me nje gjysem opinge.Vjen radha qe ai te meret me turitet e huaj,te dije te sillet me kulture siç e kerkon vendi i punes apo koha.Ai nuk e di çjane turistet,se dje hapi syte.Prandaj mos i kerkoni kaq shpejte keto gjera,pa kaluar disa vjete ne kete demokraci.

  16. fieraku4u says:

    PO ÇFARË MASKARALLËKU…PO BËHUNI NJËHER TË ZGJUAR O POPULL.

    TË VJEN TJETRI PËR TË KALUAR PUSHIMET DHE SHPENZON EURO/DOLLAR, KURSE KËTA BARBONAT TANË JAN NXIJNË JETËN.

    KUR DO VENË MËND KËTA NJËRËZ VK…??

  17. Odeta says:

    Turizmi ka shume per te bere, plazhet e jugut jane te mrekullueshme por mbeten ende shume probleme per te zgjidhur! Duhet me shume kontroll dhe standarte per t’u plotesuar, ndryshe “artificat” ne kushte dhe cmime do na kthehen ne te kundert… Njerezit zgjedhin te pushojne jashte pasi paguajne pak me shume por bejne pushime dinjitoze dhe nuk hasin ne “surpriza” ku t’i abuzojne me cmimet apo me kushtet e papershtatshme!

  18. tfgs manakiri says:

    Dhe pastaj ankohen se skane pune…..

  19. niku says:

    Vete koha do beje qe nje pjese e konsiderueshme e ketyre bisneseve te falimentojne, sherbimet e ketij lloji kerkon njerz qytetar, me fshatar keto bisnese nuk mund te funksionojne, shteti tek neve mungon per te vene rregull e standarte deri te cmimi per fjetje, pasi merret me ashashin, duke harxhuar miljona ne angazhimin e policise per korrjen e tyre e duke futur njerz ne burg, kur vendet e tjera po e legalizojne ate , si cdo lloje produkti tjeter bujqesor, por popullin nuk mund ta ndalosh dote me dhune si ne kohen e diktatures, qe pinjollet e tyre horra drejtojne sote shqiperine, duke e lene ekonomikisht vendin me te varfer te botes.

  20. Vlonjati says:

    Provoni te shkoni te Bar-Restorant-hotel “PANORMA” me pronar vellain e Kokedhimes dhe do ngeleni pa asnje kacidhe ne xhep:hoteli 80 euro/nata,menu nuk ka,dhe te servir nje sallate(1domate+1/2sallatori dhe 1/2 qepe=4000 leke,ndersa 1 peshk=21000 leke,skandal me cmimet,sherbimi skandal dhe do haje ate qe te servir pronari lokalit ,te gjithe vetem nje menu:1 sallate domate,1cope djath,1 pjate me patatedhe 1 peshk!!!!!!!

  21. Rebeli says:

    Hotelet dhe restorantet,qe sherbejne me cilesi,kane dhe klientele !
    Shteti nepermjet taksave,duhet ti edukoj,per cilesine e punes.
    Ato qe kane sherbim,jo cilesor,kane dhe struktura sherbimi te dobeta,jo te plota.
    Kur pret gjate,kur kamarjeri,nuk sherben ne kohe dhe ne menyre abuzive,tregon se ky subjekt,nuk ka menaxher ose kryekamarjer,per ti kontrolluar detyrat dhe pergjegjsite.Pronarit i duket se kursen nje rroge,por ne fakt ka humbur klientelen.
    Ne bote blehet klientela dhe jo resoranti apo hoteli !

  22. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ndoshta ke restoranti apo resorti i ketyre cobano-pronareve bregdetare nuk gjen sherbimin dhe kulturen e duhur, por te shohesh si te trajton i njejti pronar po ti shkosh per vizite tek stanet ne mal, si mbret si mbret te trajton.
    Apo do shekuj te shkulet injoranca e te ngulet kultura ne ata njerez, kur eruropa kishe da vincin, mikelanxhelon, rafaaelon etj, kur europa bente rilindjen kulturore shqiptaret zvarriteshin mes baltes se hyqymetit se portes se larte otomane. eshte nje 500 vjecar zhvillim europian i munguar ne shqiperi, duam sduam eshte ngulitur fort ne genin tone osmanlleku. shiko sa klikime ka nje kenge tallava e sa ka nje kenge shqiptare per te qene ne internet, e kupton se c’nivel ka kultura ne shqiperi. Nje popull mund te mos jete i pasur financiarisht, mund ti mungoje ne tavoline edhe ushqimi per shume arsye, por kulturen dhe historine e tij nuk duhet ti largoje kurre nga tavolina.

  23. Bond says:

    Eshte popull coban…qe zanat kane pasur vetem dhite, kusarite dhe vrasjet!
    Cobenet s’kane lidhje fare-fare me turizmin! Turistet u duken atyre si pre per t’u grabitur, njesoj si prinderit e tyre kur grabisnin (dhe shpesh vrianin) udhetaret e rastit!

  24. neda says:

    Hotelet duhet te kene adrese interneri te detyrueshme, ashtu si dhe licensa, ku klientet te bejne vrejtjet e tyre, si kudo ne bote, kjo do beje seleksionimin dhe daljen jashte tregut te atyre qe nuk dine te mbajne higjenen personale ,pa le pastaj te menaxhojne kete lloje bisnesi.

  25. Sit down and listen... says:

    Ne Bolivi ndejten 500 VJET kristianet e Portugalise! Si pasoje e ketij pushtimi Bolivia eshte sot nje nga vendet me te varfra ne bote!
    Mos valle ne duhej te ishim pushtuar nga Portugezet (jo nga Turqit) dhe sot te ishim vend ‘i ndricuar’ si Bolivia (apo Peruja)!?

  26. Y says:

    Ne ish Franzbad-in sot Frantiskove Laznje(rep.ceke) ne hotel,dhome me te gjitha komoditetet,ushqimin: mengjes, dreke, darke dhe 4-5 procedura nga profesioniste ne dite,gjithsejt -60- euro!Te mos flasim per qetesine,bukurine e qytetit,pyjet dhe parqet pa fund dhe sherbimin e persosur.Jane llixha por frekuentohen edhe nga te rinjte.

  27. Fane Mirdite says:

    keta njerez duhet te jen veriore se nuk ka mundesi ta bejne kete jugoret keshtu eshte dhe jugu i italis po shikoni si eshte katandisur KULTURA NUK ESHTE TEORI ESHTE PRAKTIKE debila

    1. Leo says:

      Jo zoteri ata jane debila une jam nga fieri dhe jetoj ne angli dhe experience me vlonjate skisha hasur ndonjeher dhe do jete hera e fundit qe une te shpenzoje nje paund ne ate vend

  28. Boboku says:

    Pse habiten turistet e huaj per cmimet e hoteleve ne Vlore, Himare e Dhermi? Ne te gjithe Ballkanin e Evropen cmimet jane te pakten dyfishi kur flitet per ambjente ne breg te detit dhe ushqim me prodhime deti.
    Por ne Vlore, Himare e Dhermi deti eshte kristal dhe ushqimi me prodhime deti eshte i fresket, direkt nga varka.
    Ata qe ankohen jane lare ne det ne vendin e tyre, qe nuk i duket tabani i detit duke filluar nga nje pellembe thellesi, me nje ngjyre te hirte dhe qe te fut friken nga ndotjet qe ka ne brendesi. Dhe prape ne vende te tjera, pervec Shqiperise, cmimi 80 euro eshte normal. Ne Shqiperi, te huajte e quajne te shtrenjte kete cmim. Po pse? Mos jemi vend i dores se dyte qe ata, te huajte, te paguajne me pak?

  29. Leo says:

    Dhe une pata rastin te vizitoj vloren dhem eta shume I zhgenjyer prej labeve si fillim vajtem me familjen tek uji I ftoht ishte nje piste ne det prit te vinte kamarieri per porosin dhe asgjekundi te gjjthe vinin verdall dhe sherbim skishte me ne fund porositem dhe kerkuam llogarine ejne 8mije me tha ikerkova faturen po atij si pelqeu dhe u nisem drejt dhermiut dhe endosem te ndalojme per dreke tek I fameshi dhe mos ipafsha me dern HOTEL PASHAI m ajeni mend dbe mosbeni gabim te vinj atje shishja e ujit prej qelqi ishte e thyer ne sapo e hapem dhe ata na kerkuan ta pagujme se nuke ishte faji I tyre po ikompa ise qe e prodhon dhe menyra se sj ata komunikojne me ne klientet eshte jashte kultures se shqiptareve dhe une endosa qe ketu ne angli ku jetoj qe do shkonim pergjate bregdetid dhe te shijonim ushqimin dhe kulturen e shtetit tone u kenaqem por ne vlore patem experience te keqe mos ndaloni tek HOTEL PASHAI vetem nesedo te beni sherr atehere ndaloni.

  30. labi says:

    per here te pare ne jeten time me vjen TURP te them se jam nga vlora kur njihem me njerez! vlora kete vit te 2 te rilindje ishte:ZHULL I PA PARE! LLUM DETI! Kurse banoret e saj …majmune te zbritur nga shpellat e lashtesis! me kujtohet nje thenje e nje shoferi kur i ishte prishur zizi ne mes te rruges dhe ndalon nje rus dhe e pyet “kak mashina?” e shoferi i i pergjigjet ” kak mashina e mut shoferi!” sot ” kak vlora e mut njerzite e saj!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje