BB mbështet me 32 milionë USD programin për shërbimet publike në Shqipëri

27 Gusht 2015, 13:14Sociale TEMA

Programi i qeverisë shqiptare për modernizimin e shërbimeve publike në vend ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga Banka Botërore. Në një njoftim zyrtar të këtij institucioni thuhet se Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të BB miratoi financimin prej 32 milionë dollarësh amerikanë për “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin”.

Programi i hartuar nën drejtimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e dhënies së shërbimeve që administrata publike ofron për qytetarët dhe biznesin.

Të gjitha shërbimet ndaj publikut të institucioneve shtetërore, do të ofrohen në një model të ri, me sportele të grupuara, duke synuar që të shkurtojë kohën dhe të rrisë cilësinë e dhënies së shërbimit, sipas parimeve të shërbimit ndaj klientit.

Në të njëjtën kohë ky program synon t’i presë rrugën korrupsionit, pasi tashmë sportelet ku do të merret shërbimi nuk do të varen më nga institucionet që i prodhojnë këto shërbime. Sportelet do të funksionojnë mbi bazën e procedurave tërësisht të reja dhe të afateve kohore të përcaktuara qartë.

Burime zyrtare pranë ministres Harito thanë se mbështetja e Bankës Botërore është një vlerësim serioz i punës prej mëse 1 viti që është bërë për hartimin e këtij programi, në të cilin është parashikuar deri në detaje se si do të kryhet integrimi i të gjitha shërbimeve shtetërore.

Deri më tani është krijuar inventari i shërbimeve publike që ofron administrata shqiptare, është kryer kodifikimi i këtyre shërbimeve dhe po punohet për hartimin e formularëve që do të përdoren për marrjen e shërbimeve. Këta formularë do të jenë standart dhe të bazuar në një model të vetëm.

2 komente në “BB mbështet me 32 milionë USD programin për shërbimet publike në Shqipëri”

  1. Tema says:

    Do lehtesohet jeta e të sëmurve mendorë

  2. kol tivari jevgu anadollak i 1923-shit says:

    Qenkan keput

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje