67% e ujit të pijshëm humbet

25 Gusht 2015, 18:28Sociale TEMA

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një intervistë për A1 Report, flet për reformën e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime, që do të fillojë në muajin shtator.

Humbja ose mos pagesa e 67 % të ujit të prodhohet, sipas ministrit e bën të domosdoshme një reformë të thellë, që parashikon edhe përzgjedhjen e drejtuesve me kritere mjaft të forta.

“Reforma në ujësjellës kanalizimi, është reformë që do fillojë në shtator, është përgatitur paketa e plotë ligjor dhe institucionale.

Kjo reformë do ofrojë shërbim shumë më cilësore për sa i përket cilësisë dhe aksesit në ujin e pijshëm.

Do ketë një riorganizim institucional për sa i takon përgjegjësive që i takon aspekteve të ndryshme të ujësjellës kanalizimeve.

Do ketë riorganizim të përzgjedhjes së menaxhimit dhe monitorimit të këtyre ndërmarrjeve. Proces transparent i filtrimit dhe përzgjedhjes së drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve, sipas kritereve shumë rigoroze.

Dhe besoj kjo reformë do sjellë një performacë shumë më të mirë se sa sot, një sektor shumë problematik, ku 67 % e ujit të prodhuar humbet, keqadministrohet ose nuk paguhet. Dhe besoj se nga kjo reforme do të përfitojë qytetari. Do të krijon mundësi për investime te reja, dhe për të arritur atë pjesë të qytetarëve që nuk kanë mundësi”, tha Haxhinasto.

Një tjetër reformën e rrënjësore për dikasterin e transporteve do të jetë, edhe transporti ndërqytetës, me mjete moderne dhe terminale të reja.

“Reforma e transportit ndërqytetar, do synojë gjithë riorganizimin e gjithë operatorëve në këtë transport.

Qëllimi është që ti afrohet qytetarit një shërbim cilësor i këtij transporti, me mjete të cilësisë të lartë, me linja të rregullta me komoditetin përkatës, apo me infrastrukturën ndihmë, me terminale e autobusëve. Si dhe një sistem i ribiletimi që do të bëjë të mundur dhe evitoje evazionin, dhe qytetari të paguajë për aq kilometra sa përshkon. Kjo reformë do ndikojë në cilësi tjetër për qytetarët.”-tha Haxhinasto.

Në lidhje me koncesionet e Rrugës së Kombit dhe të rrugës së Arbrit ministri Haxhinasto tha se janë në fazën përmbyllëse, dhe brenda këtij viti gjithçka do të jetë gati.

“Besoj në vjeshtë do të kemi, fazën përmbyllëse të tenderit për koncesionin e mirëmbajtjes, sepse tani është një koncesion për mirëmbajtjen por edhe me përfundimin e saj, sepse ka nevojë për disa investime kapitale që të përfundojë si vepër. Besoj kjo rrugë do të marr atë cilësi që meriton, sepse është një rrugë e rëndësishme për kombin dhe Evropën. Për koncesionin e rrugës së Arbrit jemi në fazën e diskutimit të disa aspekte teknike të kërkuara nga kompania kineze, që do e ndihmojnë atë të bëjnë ofertën zyrtare përfundimtare, bazuar nga këto informacion teknike”- tha Haxhinasto.

“Kemi në proces shumë koncesione të tjera që i promovojmë, sepse duam të angazhojmë sektorin privat, të marrë pjesë në realizimin dhe menaxhimin e veprave publike, dhe të ofrojë më shumë mundësi dhe cilësi për qytetarët, duke u bërë partner dhe duke çliruar buxhetin e shtetit”, tha më tej ai.

 

9 komente në “67% e ujit të pijshëm humbet”

  1. Tema says:

    Ikonat,kufiri detar, korupsioni me vilat., do bëjm drejtsi tani ose më vonë.,jemi betuar

    1. Arvanites says:

      Ne Durres kete vere njerezit u thane per uje.Flitej kudo se ujin e ka mare kuçedra ,vreshtat e ministrit te Rames dhe mikut te Fatos Nanos,apo shokut te lsi-se se Haxhinastos e like floririt.Ne oren 4 e 30 min.pasdite qe duhej te vinte uji iknin dritat,vetem per 1 ore …ç’tempizem perfekt mes mafiozesh gjak(uje)pires !-Gjithe faji ishte i rrushit qe u demtua nje vere perpara me 2014-n ne qershor korrik nga koha e keqe dhe…kantina nuk prodhoi raki e vere !-Ndaj kete vere iu mor shpirti njerezve qe rakia e vera te behen …o ju dhjevsha mu ne qeveri e mu ne kantina e mu ne vreshta ne politiken e QELBUR te KATUNDAREVE !-Iken maloket erdhen KATUNDARET ,mjere ai popull ne dore te ketyre PLEHRAVE.KATUNARE…KATILARE !

  2. ILIRIA says:

    Por si gjithmon keto reforma do te fillojne nga ata qe paguajne rregullisht faturen e kripur te ujit qe para 10 vjetesh ishte 450 lek/muaj ndersa sot 1300 l/muaj per familje dhe ky cmim ka ardhur duke mos mbledhur leket per cdo familje dhe ritur pagesen per ata qe paguajne rregullisht per te mbuluar vjedhjet e zyrtareve. Faleminderit

  3. ILIRET says:

    Reforme e perzgjedhjen e drejtuesve, duhet te jene te LSI-se.

  4. Lili says:

    Pos nje jargon asgje konkrete:cdo qe beri te njeta gje na i ka thane déri sot!
    Koncesionet me une ne cdo vend Jane percjell me ngritje çmime,Kaq shume bile sa sot shume qytete te Frances annuloj koncesionet! Pse t’i jepim koncesion kur kemi Shtetin ,vetem per me paguar disa parazit ma shume ?
    Mjaft me ‘asgje nuk kishit ditur vete ,cdo here duhet nje konsulence,nje koncesione? O mjaft me se na tranuat me ignorance tuaj ne qeverisje!

  5. Jobi says:

    Hajdut qe te njofton se ku do te vjedh PLEHRA!!!!!!!

  6. Lili says:

    Pune uje alla albanistani:
    Depozitat mbi kulm rrjedheshin non stop nat en edhe,pos qe prishen tavanin,rrjedheshinne Duke gurgulitet gjithe naten. Shkova ne komune -tirane-per me kerkuar qe depozitat te ndreqen,mbasi kjo Pune me marreveshjen nuk u bâ me ‘pronaret’ e depozitave:nuk kemi mundesi me intervenuar,shkova ne polici per nje kallezim:eshte prône privat nuk intervenojmeshko te ujesjellesja’shkova tek ujesjellesa:po ne ate Pune kemi,te sheshim une,nuk na interne son a derdhet a jo juin !u fjalosa me zoje per nje argument idiotesk si ky,kur gjithe doren vdesim per mungese te ujit qe keqperdoret,Mos te pelqeft shko ankohu tek direktori!nuk eshte puna jone te kujdesemi per juin qe rrjedh-edhe pse ligji e detyron per’mirembjatjen e rrjetit e kujdesin per furnizim-Nga inati,shkova déri tek direktori ,ku mû deshte bukur kembngulje per me takuar me ne fund nje qe interesohet sepse prej rojes, tek sekretarja duhet te kalojsh neper pyetjet e argumentet e tyre sicili ma debil a jo se tjetri qe duan te te bindin se ti je fajtor pse duhesh qe uji te kursehet per intéres te te gjitheve e mos te rrjet dhe kot gjithe naten,sepse ‘pronarit’ i depozites nuk e paguan hic!

  7. A says:

    Pamvaresisht se Shqiperia eshte vendi i dyte ne Evrope pas Norvegjise per ujra, ne si vend dhe popull vuajme per uje te pijshem, uje per larje dhe uje per vaditje.
    Si konkluzion i vetem eshte se uji tek ne shperdorohet dhe nuk administrohet dhe menagjohet nga organet qe jane caktuar nga qeveria shqiptare.
    Pra, faji bije komplet tek politika shqiptare dhe tek pushtetaret qe kane qene keto 25 vjet ne pushtet.
    Pse eshte kjo gjendje duhet kerkuar tek POLITIKANET dhe PUSHTETARET tane PLEHRA te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Keto jane KANCERI i SHQIPERISE, te cilet gjithe kohen kane bere sikur punojne, por kane shkaterruar gjithcka per interesa te tyre personale dhe te klaneve te tyre mafioze dhe korruptive.
    Te jeni te bindur qe ne SHTATOR 2015 reforma e tyre e vetme do te jete RRITJA e CMIMIT te UJIT dhe te tjera fjale, pallavra, brockulla dhe asgje me shume.
    Ku jane reformat qe do te ndermerrte ky fare burreci si EDI RAMA, per kolaudimin e makinave, ku ka ngelur ceshtja e Gerdecit dhe 21 Janarit, ku eshte problemi qe kemi cmimet me te larta me udhetuar jashte shtetit me aeroplan. Ne te gjithe boten dhe ne Evrope ulet cmimi i karburantit, tek ne vetem ngrihet.
    Po te shkojsh ne vende me territore malore si ne KROACI, menjehere te informojne, mos bleni uje te pijshem neper dyqane, sepse uji i cezmave eshte i pijshem sepse jemi te rrethuar nga burime ujore malore.
    Ti, thuhet ketij palo burri EDI RAMES, pse cmimet e turizmit ne jug te Shqiperise, ne bregdet, jane ne stratosfere, nje shishe birre TETEMIJELEK te VJETRA, nuk te thote asgje.
    Arrine dhe mashtron qe eksodi i shqiptareve nuk eshte nga Shqiperia, por eshte i shqiptareve te Greqise. Ore EDO RAMA, “e gezofsh ate vilen qe bere ne Surrel te Tiranes” per dy vjet “pune intensive”, per te tjera mos e caj koken. Qofshi i gabuar une di kete, qe shtresn e varfer po e ben me te varfer dhe shtresen pakice te pasur me te pasur, kurse kerkon me cdo cmim jeni duke shkaterruar edhe shtresn e mesme, shtylla kurrizore e cdo shoqerie, per ta bere te varfer. Tung.

  8. veterani says:

    Palo minister qe deklaron se nuk arketohet 67% e ujit.Po si te ze gjumi more palaco cfar pret ke dy vjete ne detyre pret urdher nga k.ministri ke te drejte shaloja dhe ne qafe Edi Rames se popullit ja ke shaluar me Ilir Floririn sta ben syri terr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje