Tiranë, 200 mijë lekë gjobë kush hedh cigare në rrugë

25 Gusht 2015, 09:03Sociale TEMA

Nëse hidhni plehrat në rrugë atëherë do të paguani 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja gjobë.

Nëse ndërtoni pa leje do të paguani 5 mijë euro.

Janë këto disa nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.

Burime nga bashkia thonë se Policia Bashkiake do të paloset me kamera të posaçme për të dokumentuar shkeljet.

Kjo do të arrihet falë kamerave që do të kenë patrullat e bashkisë, kur të lëvizin në kryeqytet, raporton Shqiptarja.com.

Përveç gjobës prej 5000 euro që do të vendoset kur ndërtoni pa leje, do të paguhet edhe pastrimi që do të bëjnë institucionet e bashkisë si dhe kthimi i saj në identitet.

Gjobë do të vendoset edhe për rastet kur dëmtoni pronën publike, kur vidhen kapakët e pusetave apo kur dëmtohet monumentet e kulturës.

Ata individë apo biznese të cilat u vënë flakën kazanëve të plehrave do të paguajnë një gjobë prej 400 euro.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjobitjen edhe të personave që urinojnë në ambientet publike.

21 komente në “Tiranë, 200 mijë lekë gjobë kush hedh cigare në rrugë”

  1. stela says:

    Nisme qytetarie!!!!!

    Vendosni edhe qe kete sezon shkollor, edukaten qytetare neper shkolla, sic ka qene dikur nje lende teper e rendesishme.

    1. Ben10 says:

      per ke qytetar e ke llafin, ktu vetem katunare ka, do ishte njesoh sikur te lexonin ne gjuhe te huaj…., si psh anglisht.P.S E cilesova huaj, se mbase ndonjeri mund te dije greqisht.

      1. stela says:

        Je te drejte , duhet te shprehesha, nisme per qytetarizim te katunarve e shpellareve.

    2. XUME PROTOPAPA says:

      VELI-SHURRA

      Mengjezin e sot’tem vendosa ta kaloj ne kembe si turist neper rruget e Tirones. Po mendohesha nga t’ja mbaja dhe titulli me germa kubitale ne gazetat e dites, me kthjelloi pa dyshim zgjedhjen qe do beja: BIE MITI I KRISTAQ RAMES ! Duke pritur hapjen e semaforit te gjelber, vura re ne krah te me afrohej nje çift kat’naresh me siguri andej nga lartesite e Dajtit. U lehtesova menjehere nga ankthi qe me ze kur duhet te travesoj rruget e kryeqytetit, çifti ne kete rast me sherbeu si mburoje e ndonje sulmi te mundeshem me makine nga psikopatet e shumte qe drejtojne me patetentat e plep-leshuara.

      Boshlleku i krijuar nga shembja e godines se pogradecarit me ate emrin altosonant, i shembellente me shume nje hauri pa dyer, pa dritare, pa çati, nje rrenoje lufte pas bombardimit me bombat e fundit te pa demontuara te Mrike Kodhelit, nga Lajthiza e Shamataxhinjve te Tales ne Lezhe.
      U be edhe kjo – degjova te shfrynte dufin e saj nje “operatore higjenike” fringo e re e te punesuarve te fundit te Erjonkes nga Qelbesira (Ura Vajgurore), me nje fjale nje fshesaxhije e dikureshme.

      U mbeshteta ne murin perballe, pasi ndeza nje cigare dhe fillova ti hedh nje sy lajmeve te tjera ne gazete: “200 mije leke gjobe per kedo qe hedh cigaren ne rruge!”. U ngushullove me vehten pasi cigarja e ndezur ishte e fundit dhe mund te perdorja paketen boshe per te kosh-pleheruar bishtin e filtruar te asaj qe s’mu nda nje jete te tere. Kushdi, mbase eshte edhe rasti i mire per ti thene lamtumire nje here e pergjithnje duhanit… Gjobe edhe per personat qe urinojne ne ambjente publike !

      Kete jo, sepse po te zuri nuk di ku te lirohesh ne Tironen e shume shtrire. Pa le pastaj po te kesh probleme me prostaten, kohezgjatja e turizmit mund te rreduktohet ne pak ore. Edhe kjo thashe na mungoi dhe bera te shkoja ne pazarin aty prane: nuk ishte me. E kishin pastruar edhe ate sheshin ku kaloja here pas here me kuriozitetin tim per te “zbuluar” ndonje liber te vjeter apo ndonje pikture a foto interesante.

      Kisha fiksuar nje takim ne QSUT per te bere radiografine e gishtit te mesit te dores se djathte te lenduar dite me pare, dhe pas nje udhetimi me facolete ne hunde ne autobuzin urban te stermbushur, zbrita mu tek ndalesa e “Bashkimit”, siç kane filluar ta quajne tironasit me sfotizmin qe i karakterizon. Farmacia, me dyer te spalankuara, ishte mbushur me kliente. Kohe me pare kisha blere tek Bashkimi (i mbijetuari i atentatyit me bombe), ate “kit-in” e detyrueshem per ta mbajtur ne makine.

      Ç’ne gjithe ky milet, pyeta te fundit ne radhe. Shitet nje “kit” i ri per te permjerrur ne Tirone ! U vura ne radhe edhe une, pak per kureshtje e me shume per shtrengesen qe me kish kapur gjate udhetimit me autobuz. Ta provojme edhe kete risi moderne, thashe e vazhdova te lexoja gazeten e posa blere. Me ne fund erdhi radha ime. Bashkimi, dora vete, me afroi “kit-in” e ri. Pasi pagova (sa frengu pulen) u ndala te lexoje instruksionin e perdorimit. E kishin quajtur “VELI-SHURRE” ne nder si duket te shpikesit te tij. Ishte nje shishe plastike rreth gjysme litroshe, me nje tub trasparent qe dilte nga gryka dhe perfundonte ne nje tip kellufi, i ngjashem, mbase edhe i tille, si kellufet e kurvareve vagabonde.

      Natyrisht duhej ta “installoje” para se te dilje nga shtepia. Pasi e lexova nga fillimi deri ne fund instruksionin e “VELI-SHURRA-s” u tromaksa kur lexova emrin e firmes prodhuese te tij: “Joint Venture – Veliaj-Lu” (ndermarrje e perbashket Veliaj-Lu) ! Lu? Me vajti mendja menjehere tek Donald Lu i ambasades amerikane, ne CV-ne tij tij tashme legjendare, mburrej si specialist ne ndertimin e qenefeve fushore. Rast ideal per te kompletuar CV-ne pak te zhubravitur, do shtoje me siguri edhe kete gjenialitet te perbashket me Erjonken.. Ja vlen te jesh ambasador ne Shqiperi !

  2. goni says:

    Ashtu bravo.Gjobe edhe atyre qe rrahin kuajt dhe gomeret.Gjobe kush ben nje pordhe ne ambientet publike.GJobe po s’i pate kepucet e llustruara. Turp e faqja e zeze. Po duhet gjobe edhe per ata qe shesin fiq. Province merr vesht!

    1. Tomorri says:

      cfare komenti analfabet…tamam i padale e i pagdhendur…ne fakt edhe ty duhet te te vihet gjobe per komente si ky

      1. Socialisti i Zhgenjyer says:

        po ti njeri fshatar qe po te kishe ne dore do te censuroje mendimin e lire.
        ca eshte kjo gjobe qe hedh cigare eshte turp e faqja e zeze, po si nuk ka nje gje origjinale ne kte qeveri, còdo gje e kopjuar nga jashte?
        edhe une jam dakord qe te mos hidhen cigaret pertoke apo plehrat apo cdo gje tjeter, po a i krijon kushtet bashkia qe nje gje e tille te mos ndodhe?
        po e di se ka nje cmim e jashtezakonshem qe te arrihet nje gje e tille? nuk mjafton vetem qytetaria eshte edhe mundesia dhe duhet ti krijohet individit se nuk do marre individi ose qytetari tavell me vete edhe ne rruge.
        kjo gje behet ne Germani, Angli apo vendet super te zhvilluara qe kan nje fare zhoqerie te trajnuar por kan krijuar edhe kushtet. Hajde Veli hajde, hajde makineri propagande hajde, jeni shum primitiv edhe ne menyren e propagandes edhe metodat e Hitleri sot do te dukeshim me te moderuara se sa kto te ketyre taneve.
        Un kam pershtypjen qe nuk e bejne vetem per propagande e bejne edhe nga injoranca se i besojne dhe vet ato qe thone, pupupu mjere ne…..

  3. ernest says:

    aman dhe per ata qe peshtyne rrugeve se n’a e shpifen

  4. takuinas says:

    Dakord!
    Por Bashkia te vendose koshat per te flakur bishtat e cigares neper rruge si ne cdo vend normal.

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    Fillojn talljet me byth ka sa vjet ligji kundra pirjes duhanit ne lokale dhe nuk zbatohet ky qet ligj me gjob per bythçet e cigareve kush i qet ne rrug o perendi

  6. T says:

    Permbahu shpellar “Goni”
    Ti fakir nuk di ç eshte shteti,ligji,komuniteti,shoqeria etj.
    Ti je nje pjestar i atyre fiseve vandale qe kane pushtuare Tiranen me urdherin e shpellarit numer 1 ne shqiperi.
    Po ne se nuk e di mor dertimen se jashte shtetit po bere pis teritorin gjoba eshte marramendese,po te kapen me plera qe i hedh ne toke gjba eshte perseri e majme etj,kurse ti shpellar goni nuk i njeh keto gjera se elbete shpella nuk i ka ne konsiderat keto sherbime.Turp.

  7. mali me bore says:

    Dyqind mije leke gjobe !!!!!????!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?
    Uuuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
    Keta kane luajtur nga FIQIRI!
    Ja e hodha bishtin……..
    Ja me gjobiti………
    Leket do ti paguaj me keste kur te marr ndihmen ekonomike !!
    Llogaria eshte e thjeshte:
    5 cigare x 30 dite x 200 000 mije keke bejne 6 000 000 milion leke ?!?!?!?!?!?
    HAPU BURG ! Do ti paguaj me burg detyrimin per bishtat e cigareve!
    Me ndihmen ekonomile qe me jep RIPJELLJA nuk mundem……..

  8. ILIRIA says:

    Duhet te kete ligje taksative qe te jete e percaktuar qarte dhe ne propocion te drejte me demin e shkaktuar dmth per nje cigare gjoba 1000-2000 lek te reja per hedhje mbeturinash familjare 5000-10000 leke per hedhje mbeturinash bisnesi apo industriale 100000-200000 leke per ndertim pa leje ose zaptim te ambjenteve publike gjoba te jete ne baze te metrove qe ka zaptuar 1 m2 10000-20000 L/Meter, ne kete menyre kushdo qe shkel ligjin e di edhe gjoben qe do te paguaj por duhet te funksionoje shteti jo te jete rumpall si deri tani dhe keto tarifa te jene per te gjith vendin si ne fshatra edhe ne qytete dmth per cdo bashki tani ne baze te kategorise se bashkise. Faleminderit

  9. Suli says:

    Me ne fund po hyjme ne rrugen e qytetrimit.

  10. astrit says:

    Zoti Veliaj. Ku i ke koshat e plehrave neper rruget e Tiranes ne menyre qe pisanjoset te mos i hedhin letrat dhe bishtat e cigareve pertoke. Prej 25 vitesh (pervec Bulevardit Deshmoret e Kombit), keto kosha mungojne dhe pastaj kerkojme edukate, kulture dhe pasterti tek qytateret.

  11. erald says:

    o BASHKI LESHI VENDOSNI NJEHERE KOSHA NEPER RRUGE SI KA GJITHE BOTA PASTAJ VENDOSNI GJOBA

  12. Tema says:

    Në protestat e pd-s hidhen cigare dhe shishe uji

  13. Franck says:

    Mendoj se eshte nje vendim i drejte sepse ndryshe ky
    popull nuk kupton ! Shpresoj qe keto masa te jene efikase
    dhe te kene rezultate me pisat dhe zhulsat qe e ndotin
    cdo dite Tironen .

  14. Toni says:

    Mos u habitni bashkeqytetare te nderuar se ne SHBA nese urinon ne ambjentet publike ose te gjobisin me te pakten 100 dollare ose te arrestojne. Jeta kolektive ka rregullat e veta qe jane te detyrueshme te zbatohen nga kushdo qe e quan veten pjesetar i komunitetit. Per duhanin as qe behet fjale te pihet ne ambjentet publike.

    Nje rast i rralle qe kam pare:
    Per kuriozitet eshte nje klub Italian ne Bridgeport Connecticut te SHBA-se qe pine duhan, pije alkolike dhe luajne me letra. Si mendonu ju kush jane klientet? Shqiptare shumica dhe italiane e portugeze. Atu nuk futesh dot nga era e duhanit dhe alkolit edhe deren e jashtme e mbajne hapur. Ndersa ne Shqiperi jane te gjithe si ky klubi Italian ketu ne SHBA. Kjo kuptohet qe ne nuk duhet ta marrim per shembull “pozitiv” apo jo? “Frika i ruan vreshtat”-thote POPULLI.

  15. Opinionisti says:

    Rrrejn qe rrejn ta vejne gjoben per cigaren 2 milion.

    50 dollare ka qene ne New York…

  16. Tema says:

    Qe te vesh gjobe ne rast shkelje duhet te ofrosh zgjidhje per qytetarin qe te mos beje shkelje. BASHKIA DUHET TE VERE KOSHAT E CIGAREVE!!!! PO skemi cte bejme duhanxhinjte t’i fusin bishtat e cigareve ne… xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje