Rrëfimi i shqiptarit në kampin e Gjermanisë: Po luftoj për mbijetesë dhe që të mos çmendem

23 Gusht 2015, 15:27Sociale TEMA

“Luftojmë çdo ditë mos sëmuremi, mos na kapë ndonjë infeksion, apo mos përfundojmë viktimë e therjeve apo përdhunimeve”.

Ky është realiteti shokues që përshkruan një azilkërkues nga Shqipëria, i strehuar në një prej kampeve të refugjatëve në Gjermani.

I riu, i cili nuk dëshiron të identifikohet (për shkak të frikës se mund të penalizohet), thotë për Shqiptarja.com se situata në kamp është e frikshme, për shkak të mungesës së higjienës dhe rrezikut që vjen nga refugjatët e dhunshëm që janë brenda kampit.

Lufta më e madhe dhe përpjekjet dita-ditës janë që të mos na kapë ndonjë infeksion, sepse ka shumë pisllëqe në kamp. Por, jo vetëm, ndodhin therje, përdhunime, e madje edhe ndonjë tentativë për vrasje. Ky është realiteti jonë”, shprehet azilkërkuesi shqiptar, ndërsa demonstron me fotografi “vaktin e tij” të radhës.

Ja kjo është darka ime për sot”, thotë ai ndërsa shfaq një fotografi ku mban në dorë tre feta bukë me një copë sallam mbi to.

Por, megjithë vështirësitë që ai vetë rrëfen, djali shqiptar thotë se nuk ka aspak ndërmend të kthehet, pasi ndjen se nuk ka asnjë të ardhme në Shqipëri.

Ndërsa shton se njerëzit duhet ta shohin e ta kuptojnë situatën e vështirë që përjetohet nëpër këto kampe, ku refugjatët janë nga gjithë bota, që nga Afrika, vendet arabe e deri tek vendet e Ballkanit.

Është shumë vështirë, një situatë që s’mund ta përballojnë të gjithë”, thotë i riu.

Ai konfirmon se marrin një pagesë nga drejtuesit e kampit prej 30 euro në javë (120 euro në muaj), por ai shpreson që autoritetet t’i japin mundësinë të punojë.

Mezi shtyjmë ditën. Mundohem të mbajmë trurin në vend se mos ç’mendemi”, thotë shqiptari i dëshpëruar.

Një raport i fundit i autoriteteve gjermane tregon se aplikimet për azil të shqiptarëve gjatë shtatëmujorit të këtij viti arrijnë shifrën 29.353, krahasuar me 4590 të po të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Në raport thuhet se vetëm për muajin korrik ka patur 7547 azilkërkues shqiptarë. Shqipëria është i treti, pas Sirisë dhe Kosovës, ndërsa si kombësi shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve.

9 komente në “Rrëfimi i shqiptarit në kampin e Gjermanisë: Po luftoj për mbijetesë dhe që të mos çmendem”

  1. Tema says:

    Përse duhet të pushtojm gjermanin?

  2. Jobi says:

    Hajde more ne Shqip se ka ardh sheiku te nishani

  3. fisheku says:

    me 800 mije emigrante ne nje kohe rekord thuajse nje shtet me i madh se mali i zi dhe kerkohen kushte??? duke shkelur rregullat e levizjen qe ju ofruan shqiperise???pa te drejte azili??? pa ditur gjuhen???pa pasur nje profesion per te cilin ka dhe vend pune???pastertine sikur ta mbanin vete ata qe jane ne kamp dhe te mos flene gjithe diten e te presin ta pastrojne te tjeret???therje dhe perdhunime( jo nga gjermanet )vete nga ata qe kane ardhur te paftuar dhe qe kerkojne ndihme???120€ per cfare???dhe ne fund mbas gjithe kesaj ankese thuhet nuk kthehem ne shqiperi.rruga me e drejte do te ishte te mos kerkoje azil por te mesoje gjuhen dhe me nje profesion te kerkoje pune si cdo qytetar qe kerkon te jete apo te behet pjese e BASHKIMIT EVROPIAN.

  4. Pelasgian says:

    Po cne cne …sikur Rama Psycho bashk me [email protected] e tij po thone qe ka 300mln dollar investime ne shqipkari.

    Pune po e po…..pse ikin njerzia?

  5. Argita Berisha. says:

    PO Pse vajtet mor njerez,ce kujtuat gjermanine ju,fushe me lule,ku ti mblidhnit ju lulet e ti benit kurrore,njerez qe ngelet rrugeve per 23 vjet,njerez pa pik dinjiteti,kerkojne azil ne 2015,gjermani ju ipka shume,ju duhet te mos gjeni kodheren ,mor njerez qe sju mbushet koka,guri i rende ne vend te vet,kerkoni prape emigri,epo mire tjua beje ,cdo shtet mor njerez pa dinjitet,flm tema,ju pershendes

  6. tahip gurvari says:

    Prisni prisni. Se do shtohen.
    Me reformat rama- qani cdo gje do te perkeqesohet.
    Papunesia do rritet.
    Falimentimet do shtohen.
    dyshja rama- qani punojnevper fmn dhe veten e tyre jo pwr shqiptaret. Prisni se skeni pare e degjuar akoma.
    Me qeverine berisha- meksi, shqiptaret humben punet. Me qekun e bardhe te ofruar nga te huajt.
    Me qeverine rama- qani, shqiptaret do humbasin shtepite dhe punen masivisht.
    Qellimi i tyre eshte ta fusin fmn sa me thelle ne damaret e vendit deri sa shqiptaret do ndjehen emigrant ne vend te tyre.

  7. tahip gurvari says:

    Fmn dhe bb, ndryshe nga cfare shqiptaret kujtojne nuk jane organizata bamiresie pir banka private qe punojnenate e dite per te zgjeruar ndikimin e tyre. Investiminve parave te tyre mebperqindje te lartavdhe shtimin e fitimit te tyre. Ato nuk jane atje per te ndihmuar

  8. Qeni i Qenit ky Sali Qeni says:

    Kosovare kerkojne azil? Nuk e besoj, ishte Serbi qe i perzente o ishte nje rrene e madhe.

  9. greku jevg nga azia says:

    Interviste komplet e stisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje