Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë denonco dje një incident shumë të rëndë të ndodhur në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi.
Sipas njoftimit të shpërndarë, thuhet se në incident janë protagonitë forcat policore dhe njerëz të pushtetit lokal.
Më poshtë njoftimi i KOASh:
“Sot, dt. 20 gusht 2015, në qytezën e Dhërmiut, në Himarë, komuniteti lokal i besimtarëve orthodhoksë, në perudhën festive të së Kremtes së Tërëshenjtës Mari, u provokua nga një incident i rëndë, shkaktuar nga struktura të pushtetit lokal me mbështetjen e organeve të rendit. Në mënyrë të befasishme, punonjës të Bashkisë Himarë shkuan në kishën e Shën Athanasit, hoqën ikonat dhe sende të tjera të shenjta dhe nisën ta shkatërronin atë. Këto veprime u bënë pa dijeninë e Komunitetit Orthodhoks, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dokumentacion ligjor.
Sapo ky veprim u bë i njohur, besimtarë bashkë me klerikun shkuan në kishë, protestuan, ndërhynë dhe e ndaluan shkatërrimin e mëtejshëm. Ata shprehën indinjatën e tyre për këto akte flagrante dhe janë të gatshëm në çdo moment ta mbrojnë kishën e tyre nëse do të ritentohet të shembet ky vend i shenjtë. Edhe pasdite ata u mblodhën përsëri për të protestuar.
Tentativa për të dëbuar besimtarët nga një kishë e tyre, pronë e Komunitetit Orthodhoks, është edhe më skandaloze po të mendosh se u bë në shkelje të të gjitha ligjeve të mundshme, fshehurazi dhe në mënyrë tinzare. Ngjarja dëshmoi një mungesë të thellë të respektit ndaj besimit dhe komunitetit fetar, të ngjashëm me atë të sistemit ateist komunist, që shkatërroi kishën për herë të parë në vitin 1972 dhe gurët i përdori për të ndërtuar depon e ujit. Në vitin 1992, në vendin ku kishte qenë kisha e vjetër, banorët ngritën një kishë të thjeshtë, e cila ka 23 vjet që i shërben si vend adhurimi komunitetit. Por përsëri dikush po përpiqet ta shembë, si 43 vjet më parë!
Ky veprim abuziv i disa punonjësve shtetërorë, përbën veç të tjerash edhe shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti. Iniciativa të tilla abuzive private nën petkun zyrtar, duke iu nënshtruar interesave ogurzeza, duhen dënuar me forcë nga organet shtetërore, pasi cenojnë rëndë marrëdhëniet me komunitetet fetare. Aq më shumë që akte të tilla kanë ndodhur vetëm me objektet orthodhokse të kultit.
Shpresojmë që në vazhdim ata që u implikuan në këtë skandal, do të kuptojnë se kanë vepruar në mënyrë të gabuar dhe do të pendohen përpara Perëndisë dhe komunitetit për përdhosjen e një vendi të shenjtë dhe do të respektojnë ligjin”.
Në një postim të vetin në Facebook, zëdhënësi i KOASH-it, Thoma Dhima, sqaron deri diku se për cilën arsye po tentohet shkatërrimi i kishës:
“Shkaterrimin totalisht te paligjshem te kishes po perpiqen ta argumentojne me argumente qe mbjellin percarjen fetare ne vend.
Do shkaterrojne nje kishe ortodokse, se duan te gjejne varrin e nje misonari te nje besimi tjeter te para 350 vjeteve!!!
A e kuptojne se c’thone.
Se keshtu i bie qe edhe ortodokset te kerkonin te prishen ndertimet e bera mbi kishat e vjetra dhe varret ortodokse???!!!”, shkruan ai.
Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Rama, Artan Shkreli publikoi foto të vjetra të kishës, ndërsa akuzoi se pas ndërtimit nuk ishin besimtarët, por organizata OMONIA.
“Kisha historike e Shën Thanasit në Dhërmi, fatkeqësisht pëson deformime nga rindërtimi pa leje, duke detyruar INUV të Himarës të ndërhyjë.
Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshëm që OMONIA po i bën ndërhyrjes së Policisë Ndërtimore ka të bëjë me faktin se ata injorojnë historinë e këtij vendi”,- tha dje Shkreli.
Kjo eshte nje forme prezence e ISIS ne Shqiperi.
Gjalle e keni Janullem mo akoma? Shkoni e lajini bolet, se per pune tjeter nuk jeni!
Shko te ndihmosh se dogjen kuranin ne Gjermani
Lat name plehera jeni me keq se isis
Kisha ka qene katolike dhe varri eshte i priftit arberesh Nilo Katalano
Po cfare feje feja ortodokse ??? Fe e shpikur e devijuar totalisht per qellime pushteti nga kleriket
Feja Ortodokse eshte besimi i Krishtere me i vjeter dhe Kisha Ortodokse eshte Kisha e krijuar nga vete Apostujt e Krishtit.
Cfaredo qe te beni dijeni se Ortodoksine dhe Kishen e saj nuk do ta mundni dot kurre. Per me shume se dymije vjet ajo qendron e forte dhe mesimet e saj te verteta qendrojne te palekundshme. Shikoni Kishen e Romes, ne 1054 ajo u nda nga Kisha e krijuar nga vete Apostujt e Krishtit, dhe gabimet e saj doktrinore vazhduan dhe vazhdojne akoma, derisa nga ajo u ndane protestantet te cilet vazhduan herezi pas herezije dhe vazhdojne te ndahen edhe sot e kesaj dite dhe nuk e dine se ku e kane origjinen. Kurse Kisha Ortodokse eshte ajo qe ishte dhe qendron e forte ne te verteten e saj. Sepse e verteta nuk ka nevoje ndryshohet apo “permiresohet”, e verteta ka nevoje te ruhet dhe mbrohet.
Me e vjeter eshte feja e jone Pagane.Ne edhe shenjtoret i kemi vendas.Perrallat me gra te mbarsura me fryme jane per kalamaj.Apo janullatos e kompani,burra qe u ndalohet Sexi normal,por qe mund ta bejne nga mbrapa sa te duan,faqja e zeze.!!
Te prishen te gjitha me kisha e xhamia se feja e shqiptarit esht shqiptaria…..
Vlonjat leshi ti nuk je autokton por je nga egjypti shqiperia nuk esht greqi as arabi.
Plehrrat greke!!! E bejne vete per te nzitur lufte civile ne Shqiperi si ne 97! Rrofte SHQIPERIA E BASHKUAR!
Thoma Dhima paska postuar ne facebook, perfaqesuesi Janullatos! Edhe kisha e la perendine, ka filluar internetin. Po kjo ndodh edhe ne nje kohe qe Janullatos eshte semure rende dhe Thoma Dhima ka marre freret e tij. Une s’e kuptoj se ç’eshte shteti dhe ç’eshte kisha! Ka ligje e marreveshje, por shteti eshte mbi te gjithe dhe mban pergjegjesi per te gjithe.Kane ngritur nje ndertese me ca gure, i ka,e vene dhe nje minare dhe e quajne kishe. Po lejen e ndertimit e ka ajo prone dhe a eshte e regjistruar ne kadaster?! Ndryshe, rruspa. Shteti eshte per te gjithe, kisha eshte vetem per ca.
shkoni prishni xhamite tuaja plehera qe i keni mbjelle anembane Shqiperise e rekrutoni luftetare per isis.
o servet palla minare kane xhamite, jo kishat.
ΟperacionΙ i orkestruar nga autoritetet shqiptare eshte i ngjashem me atë që benë një vit më parë, me kishen ne Përmeti, përsëri në ditët festive te se Kremtes se Tereshenjtes Mari Përmeti eshte nje lufte e hapur ndaj komunitetit Orthodhoks ne pergjithesi dhe Minoriteti Greke .
Kisha e Agios Athanasios në vendbanimin e vjetër të Dhrimadhes është ruajtur deri 1972. GJATE RegjimiT i Hoxhës U plaçkit dhe materiali U përdor për të ndërtuar ujësjellës !!!
Banorët e rindërtuan njëzet vitet e fundit liturgji pa ndërprerje.
Duhet te dini se rrënimi i kishës është e barabartë me shkeljen e pronës së kishës, e cila është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.
Ne denoncim behet fjale per kishen e Shën Athanasit, ti nga i gjete agios athanasios??
edhe dicka, ne shqip thuhet ortodoks dhe jo orthodhoks
kisha aty eshte greke ortodokse jo shqiptare orthodokse. prandaj quhet agios athanasios!
>Dhe e thua Thanas jo Tanas!.. sikurse duhet thene orthodoks jo ortodoks. capisci?
po ckane keta te kishes shqiptare qe merren me kete kishen greke?
ElefteriEpiskepsi sot i kam baulet plot,me thuaj oren te vij te ti zbraz moj sorkadhe ?
Funderina jashteshqitje te ketij vendi…..
Per cdo xhami qe respektohet ,po ashtu per cdo kishe qe respektohet ,duhet te shikohet dora e fshehte qe e ka ndertuar !
Kur ndertohet nji xhami,eshte shume keq ,sepse shqiptari nuk ka pas xhami para 300 apo 400 vjetesh !
Kur nderton nji kishe ,[vete shqiptari] dhe qe ajo kishe nuk perben problem,eshte e vlefeshme,kurse kur ate kishe e nderton nji organizate antishqiptare ,qe ka paraqitur dhe paraqet rrezik per territorin shqiptare,ajo kishe te hidhet ne ere me dinamit,dhe te ndertohet nga shqiptare ,dhe kur te mos kete pushtues kishe sic eshte Janullatos.
Keto jane pasojat e pushtimit 23 vjecare te Kishes Fanoliste !~
Po te kete nji kryepeshkop …shqiptar dhe me sjellje te paster shqiptare,nuk munde te kete kurre probleme.
Kete kishe nuk e ka ndertuar OMONIA. E ka ndertuar Kisha Ortodokse dhe besimtaret e saj. OMONIA nuk ka pune ne kete kishe. Por Keshilltari dashakeqesisht thote OMONIA qe te ngaterroje opinionin publik dhe te mund te justifikoje ate qe po ndodh. Ne fakt nuk ka asnje justifikim per kete qe poo ndodh.
Sa ka bere Kryepeshkopi Anastas per Shqiperine nuk kane bere asnje nga keta politikane qe hiqen si patriote. Por kete do ta kuptoni me vone. Te falte Perendia per keto shkaterrime me dinamit qe thua. Kur te shkosh ne ate bote nuk do te te pyesin se sa patriot ke qene, por sa e ke dashur Krishtin.
Krishtin e do shqiptari,jo greku qe kerkon te na rrembeje cdo gje! Krishti aspak nuk i do tradhetaret e familjes si puna jote mor lapangjoz!
fatkeqsisht politika jone do meret dhe me kishat sepse indirekt duet te trgoj besushmerine ndaj ISSIT. Cudia eshte se pebri Rames keshilltari me i mire per monumentet e kultures eshte A.Shkreli icili pregatiti studimin URBANISTIK te Sarandes ,qe kemi sote, ne vitin 2003-2004.Te cilen ne kohen e Italise fashiste,per hir te bukurise natyrore,e emruan Porto EDA.
Perseri nje sulm tjeter kunder Kishes. Dhe per fat te keq ne nje kohe shume te shkurter eshte e dyta here qe perdorin misionare te feve te tjera kunder Kishes Ortodokse. Ndersa luften e Kishes Ortodokse kunder herezive protestante dhe katolike mundohen ta paraqesin si lufte kunder gjuhes dhe patriotizmit.
Disa dite me pare botuan nje leter te nje protestante e cila kerkonte te perhapte protestanizmin ne zonat ortodokse dhe perpjekjen e Kishes Ortodokse kunder kesaj e pasqyroi si gjoja lufte te Kishes kunder gjuhes shqipe.
Ndersa tani prishin kishen me pretendimin se poshte saj eshte varrosur nje misionar i Papes dhe per ta justifikuar shkaterrimin e kishes thone se ky misionar e donte shume gjuhen shqipe por qe nuk i japin rendesi faktit qe ky misionar nuk ishte atje per gjuhen, por per te perhapur katolicizmin.
Ne te dyja rastet keta misionare te feve te tjera perdoren ndjenjen e larte patriotike te shqiptareve per gjuhen e tyre me qellim perhapjen e herezive. Ndersa qeveritaret e tanishem perdorin keta misionare per lufte kunder ortodoksise dhe harrojne qe ishin qe ortodoksit shqitare ishin ata qe dhane kontributin me te madh per rilindjen kombetare, gjuhen dhe shtetin shqiptar.
Keqdashesia e qeverise duket qarte kur keshilltari i kryeministrit thote OMONIA dhe jo Kisha Ortodokse me qellim qe te ngaterroje opinionin publik dhe njerezit te kujtojne se po nderhyn OMONIA dhe jo Kisha Ortodokse prone e se ciles eshte kjo kishe.
Z. keshilltar e di shume mire qe OMONIA dhe Kisha Ortodokse nuk jane e njejta gje. E di shume mire qe eshte Kisha Ortodokse qe ndertoi kishen dhe jo OMONIA, por me qellim dashakeq thote OMONIA.
Nese nuk do te kishte keqdashesi qeveria te pakten mund te njoftonte Kishen Ortodokse dhe ta informonte per gjendjen, dhe te gjenin nje zgjidhje te perbashket nese aty ka me te vertete eshtra te dikujt tjeter.
Por fakti qe keshilltari qeveritar nuk del me nje arsye te qarte se pse u be e gjithe kjo, por njehere thote se jane bere ndertime te paligjshme, ndersa gazeta thote se kane qene eshtrat e dikujt tjeter, tregon qarte se ka dashakeqesi.
Kjo kishe ishte rrafshuar ne vitin 1972 dhe besimtaret e zones e ndertuan perseri at ku ishte. Keshtu qe cfare strukture paska prishur ndertimi i ri?
Shteti shqiptar krenohet me trashegimine ortodokse dhe ka kisha qe nuk i jane dhene Kishes Ortodokse me justifikimin se jane monumente kulture. Por ama meqe i konsideroni si te tilla restaurojini dhe mirembajini zoterinj, mos i lini ne meshire te kohes. Nese nuk i beni dot, jepjani Kishes Ortodokse dhe kujdeset ajo. Gjithsesi kjo kishe ishte e rrafshuar komplet ne 1972.
Eshte e dhimbshme qe behen lojra te tilla, te cilat sjellin percarje dhe mes komuniteteve fetare.
Por cfaredo qe te beni dijeni se Ortodoksine dhe Kishen e saj nuk do ta mundni dot kurre. Per me shume se dymije vjet ajo qendron e forte dhe mesimet e saj te verteta qendrojne te palekundshme. Shikoni Kishen e Romes, ajo u nda nga Kisha e Hershme ne 1054 dhe gabimet e saj doktrinore vazhduan dhe vazhdojne akoma, derisa nga ajo u ndane protestantet te cilet vazhduan herezi pas herezije dhe vazhdojne te ndahen edhe sot e kesaj dite dhe nuk e dine se ku e kane origjinen. Kurse Kisha Ortodokse eshte ajo qe ishte dhe qendron e forte ne te verteten e saj. Sepse e verteta nuk ka nevoje ndryshohet apo “gjoja permiresohet”, e verteta ka nevoje te ruhet dhe mbrohet.
Ti je thjesht nje SPIUN i grekut! Duket nga c’ekuilibri mendor ne ato qe thua !!!
Kjo eshte rrjedhoje e llogjikshme ne vazhden e veprimeve te kesaj qeverie dhe kryeministri, ne dem te Kishes Orthodhokse. Ne Mars shkaterruan rrethimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, se mos i behet vone per nje Kishe diku ne Dhermi, jashte syve te botes.
E, megjithate syve te botes nuk i fshihet dot, kemi te bejme qartesisht me diskriminim te Kishes Orthodhokse, duke shkelur Kushtetuten me te dyja kembet.
Kjo qeveri dhe ky kryeminister, nuk mund te udheheqe me. Kerkohet zgjidhje, doreheqje, ne te kundert “demokracia” eshte vetem nje fasade…. dikush duhet te pergjigjet per veprimin e kryer dhe pasojat e tij,…, kontestimi “Shkelje e te drejtave te njeriut”.
O IDIOT,kryeministri i Shqiperise eshte nje ortodoks! ?
Gjithmon djegim dhe hedhim në det hirin e të ndjerve
Une i krishteri ortodoks pyes:
-Ke perfaqeson Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise? Besimtaret greke apo shqiptare. Po qe se perfaqeson Omonian, atehere ne te krishteret ortodokse shqiptare, jemi te gatshem te shembim edhe kishen ortodokse ne Tirane, ku ndodhet selia e kesaj kishe.
Kisha autoqefale e Shqiperise, duhet te ndertohet sipas kannoneve qe e themeloi Imzot Fan Noli.
Dhe kerkojme qe zgjedhja e kryepeshkopit te ri te behet me referendum nga besimtaret ortodoks banore ne Shqiperi dhe jo nga Athina.
Me shume djallezi Kisha Ortodokse Shqiptare e drejtuar nga greket vendos nje kufi te forte ndares ndermjet vetes se saj dhe shtetit shqiptar. Ajo sillet sikur te jete e pavarur nga shteti shqiptar dhe jo nga Patriarkana e Greqise. Synimi eshte i qarte: perçarja e shqiptareve sipas 2 feve, te krishtere dhe muhamedane, dhe 4 bashkesive fetare, katolike, synite, bektashinj dhe ortodokse. Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje qe institucione ose organizma te çfaredoshme fetare t’i shmangen autoritetit dhe mbikqyrjes se tij. Shteti ka perparesi absolute ndaj feve, eshte ai qe i komandon, i lejon dhe i mbikqyr ato. Dhe jo e kunderta. Dhe duhet menduar qe tani per te gjetur nje zevendesues te Janullatosit, qe te jete me gjak dhe kombesi shqiptare.
Kisha Orthodhokse dhe Kryepiskopi Anastas nuk varen nga qeveria dhe parlamenti. Midis tyre, (si dhe komuniteteve te tjera) ka marreveshje te ratifikuara ne parlament, pra qe jane ligje te detyrueshme per t`u zbatuar.
Prej ardhjes se kesaj qeverie dhe ketij k/m, ka filuar nje persekucion i vertete ndaj Kishes Orthodhokse, prej perdhosjes se Kishes se Permetit, Katedrales se Tiranes dhe se fundi ky rsti ne Dhermi. A duhen me shume raste qe te binden nderkombetaret mbi karakterin e ketij k/m dhe qeverie, kur shkelin te drejten me elementare ate te besimit??
Kisha ortodokse, ajo katolike, kryegjyshata e Bektashinjve dhe drejtuesit e besimtareve sunite, – varen dhe kontrollohen nga shteti shqiptar. Organi me i larte i shtetit shqiptar eshte Parlamenti qe zgjedh Presidentin dhe Qeverine. Keto 3 institucione kane fuqi kontrolluese dhe vendimmarrese ndaj te gjitha institucioneve fetare ne vend. Nje ligj i Parlamentit mund te çbeje te gjitha vendimet e Kishes apo Xhamise qe bien ne kundershtim me interesat e popullit shqiptar. Dhe jane instituconet fetare qe jane te detyruara te respektojne dhe zbatojne vendimet e parlamentit, qeverise dhe presidentit te Shqiperise dhe jo e kunderta. Ndryshe fishek perjashta Shqiperise per dinjitaret e fese me kombesi joshqiptare dhe perballje me gjyqin per te gjithe shtetasit shqiptare qe punojne per te huajt dhe kunder interesave te Shqiperise. Kuptove Ilia?!
Po ju vjen fundi grekomaneve! KISHA ORTODOKSE e Fan Nolit dhe Papa Kristo Negovanit se shpejti do jete ne duart tona ?
Të nderuar bashkëbisedues gjithçka që thoni për kontributin e Nil Katalanit në themelimin e shkollave të gjuhës shqipe dhe në lëvrimin e saj kanë rëndësinë e tyre historike dhe duhet, sigurisht, vlerësuar. Por a është e hijshme të vlerësohet një figurë e tillë me përdhosjen e një vendi/kishe që për një ndër komunitetet e vendit tonë, atij ortodoks, ai konsiderohet i shenjtë?!!! A është e drejtë që të ndërmerren akte të tilla të shëmtuara, pa asnjë bashkërendim dhe bisedim paraprak me komunitetin, ndaj një objekti kulti që shërben për lutje paqtimi dhe jo armiqësi, për ngushëllim dhe jo ndezje gjakrash, për vëllazërim dhe jo përçarje?!!! Kujt i shërben një veprim i tillë? Nil Katalanit? A mos vallë kështu meriton të vlerësohet kjo figurë?
Tashmë pas rreth 400 vitesh na del nevoja për të rrënuar një kishë të ngritur nga komuniteti ortodoks që në vitin 1992 mbi rrënojat që la pas regjimi komunist i dikurshëm nga kisha e vjetër. Dhe kjo me pretekstin e restaurimit – të kujt? Të gjurmëve të rrënojave? Aq më tepër që objekti nuk është zyrtarisht në listën e monumenteve të kulturës, por është pronë ligjore e komunitetit ortodoks.
Aty ekzistonte deri më 1942 varri i murgut arbëresh Nilo Katalano, i cili është zhvarrosur më vonë. Sigurisht që murgu uniat i dërguar nga Propaganda File themeloi shkolla shqipe dhe sigurisht e përdori gjuhën shqipe edhe për të indoktrinuar popullsinë në uniatizëm dhe për të arritur qëllimet e Papatit përtej Adriatikut. Këtë na e dëshmojnë dokumentet e kohës. Pse u dashka vepruar me dy standarde: nga njëra anë nuk na pëlqen kur përdoret nacionalizmi helen dhe Greqia fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë dhe nga ana tjetër përdorim elementin e gjuhës shqipe dhe të nacionalizmit shqiptar për të përligjur shkatërrimin e një kishe ortodokse vendase për herë të dytë (se njëherë e shkatërroi komunizmi dhe me gurët e saj ngriti depon e ujit). Dhe me çfarë të drejte??? Në respekt të kujt popullsie apo vlere??? Ju thoni që populli shqiptar dëshiron të vlerësoi figurat që kontribuuan në kultivimin e trashëgimisë së tij kombëtare siç është gjuha shqipe. Dhe kjo është mjaft e vyer. Por jo duke padrejtësuar komunitetin vendas, të cilët sipas intervistave televizive nuk ishin dakord me versionin e z. Shkreli.
Veprimtaria e uniatit italian Nil Katalanit është zhvilluar në një zonë me popullsi dërrmuese të fesë ortodokse dhe pjesëmarrja e bukur e të rinjve në mësimin e gjuhës shqipe nuk do të thotë që edhe zona u konvertua në uniatizëm. Por edhe sikur të kishte ndodhur në atë periudhë të historisë, duhet parë rrjedha e mëvonshme e historisë fetare të zonës. Përndryshe do fillojmë të kërkojmë që xhamitë e vjetra t’i kthehen komuniteteve të tanishme fetare të krishtera meqenëse shumica tyre janë krijuar duke transformuar në xhami kishat e krishtera të atëkohshme.
Nëse vërtetë duam të nderojmë kujtimin e Nil Katalanit, atëherë duhet ta bëjmë duke respektuar pikërisht vlerat dhe parimet të cilave ai u shërbeu. Dhe jo duke shkatërruar në emër të uniatizmit (që ka filluar të ngjallë interes tek qarqe të caktuara përtej Adriatikut) dhe “gjoja” gjuhës shqipe, vendet e shenjta të kultit të SHQIPTARËVE ORTODOKSË. Nuk mund të respektojmë dhe vlerësojmë askënd dhe asgjë në mënyrë të jashtëligjshme dhe të pakulturuar, sepse kalojmë në përdhosje. Dhe nëse duam të respektojmë dhe të ruajmë kulturën dhe trashëgiminë tonë, atëherë le ta kthejmë vëmendjen pa frikë e ndrojë drejt monumenteve ortodokse që sot ende janë në këmbë. Më bën përshtypje sesi çifti Shkreli (për të cilët ushqej respekt), si “dashnorë të epshur” ndaj trashëgimisë sonë të bukur kulturore dhe historike nuk e drejtuan vëmendjen e tyre tek Kisha e vjetër e Ipapandisë që gjendet dy hapa larg kishës së Shën Thanasit, tek kisha e shpallur monument kulture, tek kisha e gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe është aq e bukur sa quhet “mbretërore”. Tek kisha që mban pikturë të vjetër murale në interiorin e saj dhe zbukurohet nga një tavan druri të skalitur dhe të pikturuar me një bukuri të veçantë artistike. Pse kjo kishë e rrallë dhe e karakterizuar me ligj si monument kulture dhe që rrezikon të shkatërrohet nuk arrin të tërheq vëmendjen e trashëgimtarëve kulturore? Ndërsa një objekt i shkatërruar dhe i rindërtuar nga komuniteti, që nuk është me ligj monument kulture, por është pronë e komunitetit, tërheq kaq shumë interesin e tyre?
Dhe së fundmi, po i bëja pyetje vetes: Po sikundër këtë pretendim ta kishin ngritur zëra të besimit ortodoksë për një kishë katolike dhe të kishin proceduar në shkatërrimin e saj, çfarë do të ndodhte?!!!!!!