Unë kam ndjekur me shqetësim një hartë të katastrofave natyrore, National Disaster Map, e cila del nga disa organizata serioze, ku Shqipëria është i vetmi vend në Europë me pullë të kuqe dhe një pjesë e Hollandës ku priten stuhi dhe shira. Kjo na ve ne në një gjendje alerti” deklaroi mbrëmjen e 18 gushtit një intervistë për Ora News ministri i Bujqësisë Edmond Panariti
Ora News publikon dhe hartën të cilës iu referua ministri Panariti. Harta u publikua më 22 korrik nga Telegraph Travel dhe bazohet në të dhënat e World Risk Report 2015, e përgatitur nga Universiteti i Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Humane e Mjedisore (UNU-EHS).
Aty zbulohen vendet se ku ka më mundësi të ndodhin fatkeqësi natyrore.
Shqipëria ndodhet tek vendet me pullë të kuqe, që do të thotë se rrezikshmëria është e lartë.
Vendi ynë renditet i 136-ti nga 173 vende gjithsej dhe ka një përqindje rrezikshmërie 10.01 %
Në Europë, Shqipëria është më e rrezikuara, më pas vjen Hollanda dhe Serbia. SHBA e Kanada janë jashtë rrezikut. Afrika dhe vendet e Paqësorit janë vendet me rrezikshëmri më të lartë.
Nga studimi 173 shtete janë pjesë e përqindjes së rrezikut, bazuar nga gjasat për t’u goditur nga tërmetet, stuhitë, përmbytjet, thatësirat apo rritje të nivelit të detit.
Raporti gjithashtu ka marrë parasysh se sa mire është përgatitur secili vend për t’u përballur me një katastrofë.
“Po marrim masa, Për këtë arsye unë sot kam dërguar një ekip në Lezhë e Shkodër për të inspektuar kanalet e para dhe të dyta, të hidrovoreve, digave dhe për të ndërhyrë sa më shpejt dhe për të riparuar dëmet eventuale. Nga ana tjetër unë do të udhëtoj nesër po për këtë qëllim në qarkun e Fierit për të inspektuar digat dhe hidrovoret dhe për të dorzuar një mjet të fuqishëm, eskavator që u vu në dispozicion nga qeveria turke. Është problem serioz, priten shira të rrëmbyeshëm. Kam patur kontakte edhe me OSHEE në mënyrë që mos ketë mungesë energjie elektrike ne hidrovore, sepse hidrovoret duhet të punojnë me dy linja, që kur bie njëra, të punojë tjetra”, tha Panariti.
• 10 vendet më të sigurta sipas raportit
1. Katar 0.1
2. Malta 0.61
3. Barbados 1.16
4. Arabia Saudite 1.32
5. Grenada 1.44
6. Islanda 1.55
7. Kiribati 1.78
8. Bahrein 1.81
9. Emiratet e Bashkuara Arabe 2.1
10. Suedia 2.26
• 10 vendet më pak të sigurta sipas raportit
1. Timor-Leste 16.37
2. El Salvador 16.85
3. Kamboxhia 16.9
4. Kosta Rika 16.94
5. Ishujt Solomon 18.11
6. Bangladesh 19.81
7. Guatemala 20.88
8. Filipine 27.52
9. Tonga 28.23
10. Vanuatu 36.43
“Raporti gjithashtu ka marrë parasysh se sa mire është përgatitur secili vend për t’u përballur me një katastrofë.”
Kjo eshte e gjitha, qe vende si Shqiperia jane te papergatitura dhe prandaj numerohen nder me te rrezikuarat, jo sepse goditen nga stuhi te medha. Po te ishte ashtu a goditet USA nga uraganet a nuk goditet kush tjeter, dhe perseri llogaritet si jashte rrezikut. Sepse jane te pergatitur, prandaj.
Rrezikshmeria vjen edhe nga dora e njeriut,pasi ne shqiperi kemi shume diga neper lumenje dhe ne nje rast reshjesh me shumice rrezikimi eshte i madh deri ne katastrofe nga shperthimi i digave.Me sa di diga e liqenit te kukesit eshte me mbushje dhe jo beton sic eshte e komanit dhe ne rast shperthimi nga shkodra deri ne tirane mund te kete katastrofe te vertete, por ne zonen fushore sa here bien nje shi menjehere mbytet pastaj fillojne jo pushteti vendor, jo kanalet, jo hidrovoret, jo energjia elektrike.Nje shi me ra mbytet Lezha kjo vetem pas renies se komunizmit, se perpara kjo nuk ndodhte sepse kanalet, drini pastroheshin e thelloheshin sipas grafikeve, sot nuk ndodh me sepse ato para nese plainifikohen mendojne se si ti vjedhur. Rreziku eshte vertete i larte. Qeveria te pakten te vendose nje sistem alarmi per njoftimin e popullsise ne kohen e duhur per levizje dhe per kete te beje edhe prova per kohen se sa i duhet te njoftoje dhe zhvendose popullsine nga zona fushore.
Mos shko shume larg. Pas vitit 1990 ka pasur shkaterrim sistematik te pyjeve, kanaleve, lumenjve dhe gjithe faunes se vendit tone. Keto jane bere nga individe te papergjegjshem ose nga grupe kriminale. Asgje s’eshte bere. Ti mendon se nje eskavator do shpetoje. E ke gabim. Duhet shtet ne radhe te pare. Duhet te rikthehemi tek 1990 me pyje dhe bonifikime. Nuk ka per te ndodhur. Ai popull do te vuaj krimet qe i kane kryer por edhe ka kryer karshi natyres dhe ambjentit. Kur nuk ve shteti drejtesine natura do t’a beje. Mjere ata te pafajshmit!
Nga katastrofat natyrore apo njerzore jemi të rrezikuar
“Mergimtari” rri i qete per hidroçentralet te Firzes dhe te Komanit sepse jane bere nga Kinezet se shqiptaret nuk jane per asgje, nuk jane ne gjendje te pastrojne kanalet.
Problemet numer nje jane shkaterrimi i pyjeve e masakrimi i tyre i filluar ne 1939 nga Italianet me nje intensitet te jashtezakonshem deri ne 1990. Pas 1990 eshte prere shume me pak se perpara por ne keto vite nuk eshte prere eshte shkaterruar kjo eshte diferenca.