Skandali i publikuar një ditë më parë me lëshimin e pasaportave 10-vjeçare për 156 mijë persona të moshave 0-16 vjeç, është zyrtar.
Kjo gjë konfirmohet edhe nga ana e Ministrisë së Brendshme.
Sipas kësaj të fundit, në gjithë botën pasaportat për këtë grup moshë jepen 5-vjeçare.
Por, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Basha, janë dhënë plot 156 mijë pasaporta 10-vjeçare brenda një viti.
“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010, për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar, afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje dhe me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit.
Gjatë periudhës Prill 2009 – Korrik 2010, në qeverisjen e kaluar, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë, 10 vjet, ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.
Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se afati 5-vjeçar i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, për fëmijët 0 – 16 vjeç është një standard i njohur ndërkombëtar, për shkak të ndryshimit në kohë të karakteristikave fizike të shtetasve të kësaj moshe.
Me ardhjen e qeverisë së re në vjeshtën e 2013, Ministria e Punëve të Brendshme duke konstatuar problematikën, mori masa për menaxhimin dhe zgjidhjen e tij.
MPB propozoi shtyrjen e afatit të këtyre pasaportave me një vit shtesë, duke i bërë këto pasaporta të vlefshme për 6 vjet, në mënyrë që t’u lihet kohë shtetasve të marrin masat për pajisjen me pasaportë të re biometrike.
Propozimi i MPB-së është miratuar në Kuvend në Prill 2014, ku përcaktohet se “Afati i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, të lëshuara gjatë periudhës 1 prill 2009 – 31 korrik 2010, me afat vlefshmërie 10 vjet, për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë deri në 16 vjeç në kohën e aplikimit, zgjatet me 1 vit nga dita e plotësimit të afatit ligjor prej 5 vitesh.”
Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat për njoftimin e shtetasve që preken nga ky problem dhe prej Gusht 2014 ka vijuar me njoftimin e tyre”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Nuk eshte e vertete se jane marre masa per njoftimin e qytetareve.Une e morra vesh vetem sot nga gazetat.Cfare ndodh tani me ata mijra refugjate qe i rrezikohet vendi i punes.Gabimin e ka bere qeveria(ska rendesi cila) dhe shoq private qe eshte shkep me leke.I takon ketyre ta zgjidhin kete kolaps sa me shpejt.
Koha per te perfituar ne maksimum,eshte koha kur vijn refugjatet.Mund ti zhvatesh me njeqind menyra.Biznesi qe ben shteti me pashaportat e refugjateve.Pashaporta nga 60 mije Leke eshte bere 75 mije Leke.Por koha per nje Pashaporte,si garanci eshte mbi nje muaj,kur shumica e refugjateve qendrojn me pak se nje muaj.Por atyre u duhet Pashaporta patjeter,ndryshe probleme pa fund dhe kosto nje dreq e gjysem.
Por Shteti te nxjerr faqe bardhe.Paguaj 180 mije Leke dhe e merr mbrenda tre diteve.180 mije Leke,105 mije Leke me shume,105 mije Leke vjedhje,
sepse puna eshte po e njejte.Perse kjo vjedhje legale?Vlera e nje pashaporte eshte paracaktuar.Nuk shitet nje mall me te njejten vlere,me
çmime te ndryshme.Perse nuk i dilet perpara kesaj situate ne kohen qe dynden refugjatet,perse abuzohet ne kete menyre te turpshme?Do behet i pasur shteti shqiptare me dy tre milion Euro(qe ndoshta nuk i merr shteti)?Kurren e kurres,por me i varfer,sepse shume shqiptareve i ka ardhur ne maje te hundes me zyrtaret tane te ambasadave dhe atyre ne Shqiperi.Merruni me probleme te dites dhe jo te shkuarat,e lagu se lagu.
Ne Kosove pasaporta behet per 30 EUR per 1 JAVE, e theksoj 1 JAVE. Dhe nje dite para se te shkosh Ministria e Brendshme te dergon SMS ne celular, qe ‘rasti ka perfunduar, pasaporten mund ta terhiqni qe neser’. Nqs eshte rast emergjent paguan 70 EUR per 3 dite pune pasaporta eshte gati. Nuk ka rradhe, vetem dorezon nje fotokopje te kartes se identitetit dhe 30 EUR. KAQ!
Cfare kemi ne qe nuk e bejme kete ne Shqiperi? Apo jemi 700 million banore e sja del dot administrate? Turp per hajdutet! TURP TURP
Jepet 5 vjeç sepse trupi shndrohet shpejt ndërsa budallai se ka ditur