Dje postova dy kartolina nga Shqipëria për miqtë e mi. Mora autobusin urban dhe u nisa. Edhe pse ishte ora 5 e pak e pasdites, vapa në Tiranë ishte mbytëse. Gjendesha mes djersëve që më shkaktonte autobusi urban pa kondicioner dhe ndërsa shtrëngoja në dorë kartolinat me pamje të bukura të Shqipërisë, m’u duk vetja si një kontrabandist.
Po kaloja jashtë kufirit pamje të pavërteta të Shqipërisë. Në njërën nga kartolinat kisha zgjedhur një pamje të Dhërmiut, që në fakt të tillë e kam parë vetëm në atë kartolinë. Ishte një plazh magjepsës, bosh, ku nën diellin e nxehtë dukej vetëm një barkë e lënë anës detit blu të thellë.
Ky nuk është Dhërmiu i vërtetë, ai i zhurmave në kupë të qiellit, ku gjithçka është ‘në ndërtim e sipër’, i të rinjve të Facebook-ut e Instagramit, i vanitozëve pa kufi, i hapësirave të pushtuara prej klubesh e shezlongësh apo i çmimeve të çmendura.
Në kartolinën tjetër ishte një pamje nga Petrela. Në kartolinë shkruhej Tiranë, Albania. Pamja ishte magjepsëse, me një kodër të gjelbëruar, poshtë së cilës rridhte një lumë i qetë dhe çatitë e shtëpive të sistemuara bukur e me rregull i jepnin një pamje ëndrrash kartolinës.
Edhe kjo nuk është Petrela e vërtetë, aq më tepër një pamje përfaqësuese e Tiranës siç shkruhet në kartolinë. Jashtë saj ishin lënë ndërtesat pa leje në çdo metër katror të rrugës, trafiku i tmerrshshëm i këtij segmenti, autostrada në ndërtim e sipër dhe një mori grumbujsh shtëpish luksoze te papërfiunduara, që kanë mbirë grupe-grupe në atë zonë.
Gjithsesi, kombinimi i vapës së madhe në urbanin e Tiranës së Re dhe kartolinat që mbaja në duar mjaftojnë për të kuptuar se si shkojnë gjërat në këtë vend. Mjafton një shëtitje në urbanet e Tiranës dhe nuk është nevoja të lexosh raporte ndërkombëtarësh. Më lejoni të shpjegohem!
Në urbanët e Tiranës merr jetë çdo lloj i mundshëm korrupsioni i vogël. Shikon njerëz të mbuluar nga djersët, që edhe pse po iu bie të fikët në një urban pa kondicioner në temperaturën 35 gradë, kanë guximin t’i thonë faturinos me një shprehje krenare të fytyrës: Mbaje biletën, se nuk e dua!
Atë biletë për të cilën sapo kanë paguar 30 lekëshin për një shërbim që nuk po e marrin. Nuk e kuptojnë që lekët që sapo kanë paguar, do shkojnë në xhepat e faturinos pa mundur të përkthehen në shërbime më të mira për ta, siç do duhej të ishte.
Po ashtu, shikon edhe faturinon që është bërë mjeshtër i abuzimit. E di shumë mirë kujt t’ia japë biletën, e kujt të mos ia japë, duke i futur lekët në xhepin e vet. Në momentin që ty kanë ‘harruar’ të ta japin biletën dhe t’i tregohesh aq guximtar sa t’ia kërkosh, me një menefregizëm të paparë, nxjerrin një biletë të vjetër nga xhepi dhe ta lënë në dorë, sikur të kanë bërë nderin më të madh të botës.
Asnjë shpjegim për shkeljen e rregullit që sapo kanë kryer! Askush nuk mban përgjegjësi
E pyes faturinon se pse nuk e ndez kondicionerin. Nuk punon- më thotë. E pyes, pse nuk punon, a nuk e rregullojnë dot? Mua gjete të më pyesësh- përgjigjet. Unë po vdes për vete! Shkoj dhe pyes shoferin. Marr po të njëjtën përgjigje, “nuk punon”.
Tentoj të zgjas bisedën se mos ka ndonjë mënyrë që ta provojnë edhe një herë tjetër se mos e rregullojnë, se ka njerëz që mezi po marrin frymë dhe është torturë. Ai më shikon shtrembër dhe nuk dënjon as të përgjigjet. Vazhdon të flasë me një person që qëndron afër tij për ndeshjen e mbrëmshme, ndërkohë që ka nxjerrë dorën jashtë dritares e po pi cigare, gjysma e tymit të së cilës hyn pa problem në urbanin pa kondicioner.
Shoh që tek dyert e urbanit është një shpallje e gjatë me rregulla e detyrime, në fund të së cilës qytetarët ftohen të paraqesin ankesat e tyre në një numër telefoni pa pagesë. E gjeta shpëtimin-them me vete dhe ndërsa formoj numrin në celular, i hedh disa shikime kërcënuese faturinos. Bie zilja, gjatë, asnjë përgjigje. Faturino më shikon e buzëqesh.
Shoferët e urbanëve të Tiranës ndalojnë në çdo vend të mundshëm, sa herë që i njohuri i tyre u ngre dorën që jashtë a dikush brenda kërkon të ndalojë pak ‘aty pas karburantit, aaa-ty-yyy’. Nuk arrij ta kuptoj se si mund të vonohen apo t’i lënë në vuajtje në një vapë të tmerrshme 50 pasagjerët e tjerë, vetëm sepse një i njohuri i tyre përton të bëjë 3 hapa më tepër në këmbë. Për ta, kjo është sjellje e natyrshme: E kam mik, do i bëj nder!
Ndërkohë që po mundohem të gjej një shpëtim, shikoj që disa prej tyre që kanë ndjekur bisedat e mia me faturinon dhe shoferin si dhe tentativat e dështuara për t’u ankuar diku, janë bërë palë me këta të fundit.
‘Kujdes se na shkele,’- më thotë një burrë rreth të pesëdhjetave dhe ndërkohë pyet faturinon se si shkojnë punët nga lagjia. ‘Ec mo, se kështu e kanë këta tipat,’- shton, ndërkohë që faturino i bën me shenjë nga unë.
Të gjithë pasagjerët e tjerë që hipin e zbresin në këtë urban nuk e shikojnë të logjikshme t’i kërkojnë llogari faturinos për kushtet e tmerrshme. Mendoj se ashtu si unë, edhe ata kanë tentuar të paktën njëherë e pasi kanë dështuar, kanë hequr dorë nga kërkesa e llogarisë për një shërbim që e paguajnë.
ロリラブドール これは、すべてのWebビューアをサポートするすばらしい投稿です。彼らはそれから利益を得るだろうと私は確信しています。
Ka vjedhje në automjete të tilla
Shume e verte, por me thuaj si zgjidhet? Si mund dhe si duhet te behet i pergjegjshem ky popull? Kjo eshte pyetja nje milion dollareshe…
Pyetja apo pergjigjia ben 1 milion dollare?
Kthejwe pyetjen mbrapsht ose co te llogaria ime 1 million dollare.
Pa diktature smerr vesh ky popull.
PO I BEN NDER ERJON EELIAJT,ME KETE SHKRIM O EMILJANO.
KE DEGJUAR NE KETA 25 VJET SE PER KUSHTE MIZERABILE NE TRASPORTIN URBAN,I ESHTE HEQUR DIKUJT LICENSA? KE DEGJUAR? KESHTU DO VAZHDOJE EDHE KY KRYEBASHKIAK. NUK KA MENDERE TE HEQE LICENSE ASKUJT,MEGJITHESE ESHTE TMER TE UDHETOSH ME KETA AUTOBUZE,E ME FATURINO IDIOTE.
SHKO PYETE NJEHERE ERIONIN,A KA FILLUAR TE BEJE GATI ABONETE PER 25000 STUDENTET E TIRANES? A DO SHKRUANI JU E TE TJERE SE ABONETE E STUDENTEVE SHITEN NEN DORE E ME ÇMIM TE LARTE? PO PRESIM,KOHA ESHTE AJO QE VERTETON ATO QE KA THENE GJATE FUSHATES.
Ripjellje. Asgje. Vetem llafe e verferi. E votuat. Mbajeni tani. Rrini urte se ndryshe ju fut ne burg.
A do te behet ndonjehere Shqiperia shtet. Kjo do te arrihet atehere kur ne autobuzet tone urbane te mos kete faturino, sic e ka gjithe Europa.
A do te arrijne ndonjehere qytetaret e Tiranes dhe Bathorres te presin biletat, pastaj te hipin ne autobuzin pa faturino?
Oh c’me ngrejte mallin… qe te mos kthehem me atje! Thank you!
Uaaa ça skandali.Sido që të jetë o Emiljano mos hip më në këto palo urbanë.Ore hiç bile mos të hipi asnjë dhe ti lëmë të falimentojnë këto ndyrësira që të kanë djersitur ty o lule delikate.Turp të kenë,turp
Kjo zgjidhet nqs zoti Veliaj te ulet ne zyre dhe mos bredhi duke shpallur projekte cdo dite. le te shpalle projekte po te zgjidhe se pari keto probleme akute se pa mbledhur parate qe vjedhin faturinot etj… nuk behen ato projekte, ndryshe do i quhen genjeshtra e mashtrime.
ketije pis mileti Q.. nenen se te do me shume.
Ky Emiliano Zapata kerkon te behet interesant me Urbanin dhe biletat e vjedhura nga ata qe nuk kane buke te hane. Dhe nuk shqetesohet te shkruaje per ata, pronaret katila, qe vjedhin shtetin, ose ne bashkepunim me shtetin – vrasin jeten e qytetarit, faturionos.
Futi ne bythe kartolinat. Edhe Krishti te ngjallej, do ta qeshte, perqeshte Zapata Emilianon, per moralin shterpe qe tenton te na percjelle me kete palo shkrim.
Ec, guxo, ndihmo, puno me te varferit, per te shpetuar te varferit, qe ne vendin tone te mos arrije dita qe te flasim edhe per shteresen e re, cila eshte ajo? Shteresa e me te varferve, mes te varferve.
Shikoni kete artikull:
http://www.cbc.ca/news/canada/montreal/woman-fined-219-for-not-paying-bus-fare-with-exact-change-1.1335654
O Gino. Kanada eshte Kanada, jo Shqiperi. Ku jeton ti? Pse nuk kupton ti?
………………… .
Kryetari nuk e pat kete shije kur i hypi. Provo linjat e tjera, presim emisionet.,
Te presin biletat dhe ka klikojne ne autobuz pa faturino.Po i kapi kontrolli, 50 fishin e biletes.Vetem atehere vendoset rregulli.Nuk duan ta bejne qe te fitojne matrapazet.
Kjo zgjidhet duke hequr fatorinot nga autobusi dhe qytetari me bilete te blere jashte autobusit ti timbros ato ne pajisjet brenda ne autobus.Cdo devijim nga kjo zgjidhje eshte perpjekje per te mbajtur kete kaos.Keshtu ne kete forme e kane gjithe fqinjet tane.