Kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ju ka dhënë bizneseve dhe tregëtarëve për të liruar hapësirat publike, panorama në kryeqytet vazhdon të mbetet e njejtë. Televizioni “Tema” ka kryer një vëzhgim në disa zona të kryeqytetit. Në një nga zonat më të frekuentuara, në zonën e Bllokut një pjesë e madhe e lokaleve vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në trotuare. Kjo është situata në rrugën “Ismail Qemali”.
Tavolinat dhe karriget e disa lokaleve në rrugën “Sami Frashëri” vijojnë të mbeten pengesë për lëvizjen e qyetarëve në këtë zonë. Ndërsa biznese të tjera po në zonën e Bllokut kanë zgjedhur tju kthejnë hapësirat qytetarëve, duke ushtruar aktivitetin vetëm brenda biznesit të tyre.
Edhe pse Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka paralajmëruar se aksioni për çlirimin e hapësirave publike do të fillojë nga Njësia numër 5, në këtë zonë trotuaret janë një opsion i pamundur për kalimin e qytetarëve.
Ndërsa në zonën e “Don Boskos”, e njohur për numrin e madh të shitësve ambulantë, tregëtarët edhe pse vijojnë të qëndrojnë në trotuaret përgjatë rrugës, kanë mbledhur mallin e tyre dhe ju kanë lënë hapësirë më të gjerë qytetarëve për të kaluar.
Nje pjesë e bisneseve në zonën e “21 Dhjetorit” janë përpjekur që përveçse të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet tavolinave dhe karrigeve në rrugë, të krijojnë edhe hapësirë për qytetarët e tjerë.
Një tjetër zonë problematike mbetet edhe zona e tregut të Medresesë, ku qytetarët detyrohen të kalojnë në rrugë pasi trotuaret janë të bllokuara nga tregëtarët. Mosreagimi i shitësive për çlrimin e hapësiarve publike, ka detyruar Policinë Bashkiake që të vendos gjoba dhe të sekuestrojë mallin e disa prej tyre.
Këta të fundit, edhe pse nuk pranojnë të flasin para kamerave, kërkojnë nga bashkia një alternativë tjetër për të ushtruar tregëtinë, pasi e konsiderojnë burimin e vetëm të të ardhurave. Njëra prej tregëtareve, të cilës policia i konfiskoi mallin tha për “Tema Tv” se ështe e gatshme të paguajë taksën për ushtrimin e aktivitetit të saj, nëse bashkia ofron një zgjidhje.
Kryetari i Bashkisë, në datën 6 gusht deklaroi se personat që kanë zënë hapësirat publike do të kenë një javë afat për t’i çliruar, në të kundërt tregëtarëve do iu sekuestrohet malli. Përmes një letre të drejtuar banorëve të Njësisë numër 5, këtë të premte, Veliaj njoftoi se të shtunën Policia Bashkiake dhe INUV do të jenë në terren, për të nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre qytetarëve.
– See more at: http://www.tematv.al/video/tgkyzdh6xqazf2y#sthash.CUjcQvAI.dpuf
Miza të shumta nga higjena pamjaftueshme
PO ti shume mire ben qe ke vene ultimatum per clirimin e trotuareve dhe zonave te perbashketa, sepse pervece mlibdhnin pisllek dhe papasterti. tregonte nje standrat shume te ulet, sikur nuk jemi ne europe.
Pavaresisht kesaj, ata njerez jane te varefer, dhe nuk kane shume te ardhura, prandaj dhe kane zgjedhur ate menyre tregtie.
Ben mire ti ofrosh tregtareve nje menyre tjeter, apo zgjidhje tjeter, krijo tregje te medha te perbashketa me standartete dhe kushtet e duhura, dhe mos i lej njerezit ba buke.