Ministri gjerman: Azilkërkuesit paguhen sa një polic në Shqipëri

14 Gusht 2015, 10:00Sociale TEMA

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière ka kërkuar të bëhet rishikimi i pagës cash që u jepen azilkërkuesve. Ato, sipas tij janë të larta dhe joshin refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani.

Ministri e ka arsyetuar këtë kërkesë në një intervistë për televizionin ZDF duke thënë se kolegët e tij evropianë i kanë thënë se “standardet në Gjermani janë shumë të larta”.

Dhe kjo do të thotë se “ne na duhet një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe të pagesave”.

Ministri ka kujtuar se:

Refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”.

Ai ka pranuar se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare.

Por ne mund të japim më shumë ndihma ndërsa sa u përket parave të xhepit është punë që duhet ta rishikojmë”, shprehet ai.

Paratë që ju jepen azilkërkuesve si para xhepi janë 140 euro në muaj dhe ato janë menduar për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.

7 komente në “Ministri gjerman: Azilkërkuesit paguhen sa një polic në Shqipëri”

  1. .... says:

    Si gjithmone Gjermania dhe Austria jane te vetmet shtete qe merren me hallet e Shqiptareve dhe te Ballkanit.

  2. Kol Tivari says:

    Shqiptari s’e ka për gjë, të shkojë dhe në burg, vetëm të hajë e të pijë “qyl”, jo më në azilin gjerman që është “turizëm” për të…

  3. Argita_B says:

    Me 140€ ne Gjermani nuk arrin te mbushesh dot nje karroce kur ben pazaret e nje supermarket per tu ushqyer nje jave!
    Ministri gjerman harron te thote (me apo pa dashje) se per çdo azilkerkues, çdo shtet i Komunitetit Europian merr rreth 4000 euro ne muaj nga buxheti i KE-se. Pra Gjermania ne njeren ane paguan para ne arken e Komunitetit dhe nga ana tjeter rimbursohet nga Komuniteti per te paguar refugjatet.
    Po neese ngrihshin te gjithe popujt e te ankohen se per shkak te Gjermaneve thuajse te gjithe shtetet e Europes paguanin pensionin e luftes asaj pjeese se popullsise qe luftuan per te mbijetuar nga nazizmi gjerman!!
    Le te paguajne gjermanet taksat qe paguan shqiptaret apo popujt e tjere Eurpiane.
    Ministri gjerman harroj kaq shpejt se Gjermania eshte nje turp ne Historine moderne te Europes, jane pjella e nazizmit.

    1. Flutura says:

      Po moj Argita pse sa harxhon ne Gjermani ti per tu ushqyer ne jave? 200 euro? Nga i keto rrena mi goc apo se ke haberin e atij vendi se nuk jeton atje? Lufta ka 70 vjet qe ka mbaruar. Vendi u ringrit e lulezoi. Turpi eshte per ju qe ne 100 vjet akoma s`dini te beni shtet!

  4. Laveri says:

    Ju rrufsh ate mikun policeve tane zoti minister,140 euro keta tonet i pine vetem birra neper lokale gjate gjithe muajit

  5. Tema says:

    Vëndin e rusis dhe kinës e ka zënë gjermania dhe amerika në vëndin tonë.

  6. Artani says:

    Minister idiot gjerman, nje polic shqipytar merr 45,000-50,000 leke ne muaj, jo 140 euro qe i thojne 20,000 leke, mos flit idiotllqie idiot!

    Je dhe minisiter finance ti.

    Ndoshta ja ka fut kot edhe gazeta ketu, ose e ka pasur fjalen per me shume se 140 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje